“Babi! Jo… babi jo! Jo…”

0
315
Ilir Muharremi - Thyerja

Dani: Atë mëngjes e fitova guximin! Situata u tensionua kur Anabla erdhi në shtëpi. Tension…tension… tension…. (Bërtet) Oh! E vrava! E vrava! Pastaj e mbështolla me çarçaf! Pastaj hynë gocat dhe Bella më pyeti se çfarë nuk po shkon me mamin?! Të dyja vajzat filluan të qanin. Dukeshin sikur kanë kaluar nëpër një krizë ekstreme! Nuk mund t’i ngushëlloja vajzat e mia, nuk kisha dëshirë! U thashë që mami do të bëhej mirë, thjesht nuk po ndihej mirë! Bella qante me zë, pastaj vazhdonte Cece. Ishte makth i vërtetë! Duart më dridheshin aq fort dhe gjunjët nuk mund t’i përkulja!

Më dukej sikur po shikoja përmes ekranit të errët! Ishte një makth dhe nuk mund të dilja nga ai. Vajzat ecnin rreth meje… ndoshta ishte përpjekja e Zotit që të ndaloja… por ishte vonë… nuk mund të ndaloja! Mendoja t’i merrja në formë paqësore vajzat, por ishte e kotë! Ato ishin dëshmitare të gjalla dhe unë nuk doja që ato ta dëshmonin krimin! Më e lehta për mua ishte t’i vrisja gocat! Nuk e dija as vetë se çfarë po bëja… Së pari vendosa çarçafin në kokën e Ceces, pastaj ishte dora ime…

Asenga: E Bella?

Dani: Të njëjtën ia bëra edhe Bellës. Më kujtohen fjalët e saj: “Do të më ndodhë e njëjta gjë siç i ndodhi Ceces?”  “Po!”- i thashë.  Pastaj Bella tha: “Babi! Jo…babi jo! Jo…” Këto ishin fjalët e fundit që tha!

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.