NGA KALOSH ҪELIKU
Herët, e kam fshikulluar në një shkrim publicistik si fenomen i rrezikshëm dhe dukuri te populli shqiptar Letërsinë e katundeve. Edhe, atë: pas “ndryshimeve” demokratike. Vite, kur na ndaloheshin shkollat shqipe, shoqatat kulturore, klubet dhe librat. Poezitë. Këngët popullore. Kohë, kur edhe na u “hapën” dyerët krah më krah në arsim dhe kulturë. Që, nuk e kishim në sistemin komunist. Megjithatë, kishim vlera arsimore, kulturore dhe letrare. E, Sot: na u “dha” “Liria”, në sistemin Neokomunist me të cilin kemi probleme arsimore dhe kulturore me pak vlera të arrira shkencore dhe artistike. Nuk kemi arsim, nuk kemi shkencë, nuk kemi kulturë, nuk kemi as letërsi nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.
Po, i kemi nëpër katunde?! Katunde, pa barinj, bujqër dhe pastiçeri me të cilat gjatë sistemit komunist e pushtuam Jugosllavinë. Megjithatë, kemi politikanë dhe poetë. Edhe, atë: dudumë, që marrin guximin dhe dalin matanë kufirit me letërsi të katundeve. Rryma “të Reja” letrare. Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe, është një Trung me shumë degë, dhe çerdhe me zogjë shtegëtarë. Që, lërohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi, Itali, Ҫamëri, dhe Diasporë.
Sot, kemi Parti politike. Shkolla në gjuhën shqipe. Universitete shtetërore dhe private. Libra. Shoqata e Klube të shkrimtarëve edhe nëpër katunde. Manifestime kulturore partiake. Dasma politike, pa Nuse në Lëmë. Po, nuk kemi nxënës. Studentë. Artistë. Shkrimtarë. Dhe, Dhëndër.
Fatkeqësisht, Sot: “bajraktarët” e këtyre manifestimeve arsimore – kulturore, janë trusakatët e partive të dalldisura politike. Mjafton, ta kenë një librezë partiake. Post qeveritar. Sekretare kabineti. Vend pune. Pasuri të fituar me korrupsion. Nuk kanë nevojë për diplomë. Tituj shkencor. I kanë blerë në “Qafë – Thanë”. Bullgari. Jaxhincë (kufi me Kosovën).
Partizanë partiak, që Sot: merren me politikë, arsim, shkencë, kulturë, dhe letërsi…
Kalosh Celiku-vertet Kolores sa CELIK i mendimit treguar… *Ryma e re LETRARE…* une i plakur, kaluar Ty, sot 87 vjeçar, u kenaqe sa lexuar emrin e pare ate foto te shkelqyer, ani se na çon ne *shekuj* para. Erdhi koha… ç’ti besh… Te lexova po, jam galif nuk kupton N/teksin tend qe flet shume, po une u matufepsa-emigracioni per moshen time ben pinen e vet… Bileten pree te kthehem ne Atdhe, mos RIGJENEROHEM.
Paça fatim te Ju takoj Ju… KOLLOSI i kujtimeve te kohes së shkuar, te varfer po nga me te PASURIT… besaoj se me kupton. Si e shtune po dal ne qytet, ne Toronto jam, ndoshta mbledh mente me bashkeatdhetaret tane, që s’me mungojne; ne nje klub tere shqiptae; mblidhen e kuvendojne. Do shkoj te marr pershtypjet e nje mbremjeje sonte kaluar, aty mbledhur; kryesisht te rinj e te reja, per te kaluar naten me menyren e tyre e te argetimit.
MUZIKA ne plan te pare, sa banakieria nuk ua del dot per t’u sherbyer… Ja ate bisede bera ne telefon sa me kamera. Duhet pena Yte ta pershkruaje. Ju prifte e mira… me ju dhe situaten tuaj aty ne Atdhe jetoj. Pranvera sjellte PRANVERE… Shprese kam 25 Majin Diten e Naimit ta kaloj e festoj ne Dangelline time Naimjane, paça fatin t’iu kem Ju me vete… krenaria e GJYSHERVE…
Si Guri Naimit D. Po e firmos, si *GURI i Zavalanit te Dangellise*, qe jam. Me lente Shendeti, qe falenderoj ZOTIN, me kembe jam… Sa per *KATUNDET* t’i sjelle, nostalgji kam! Jetofsha dite pleqerie mes tyre, atje ne *Dangelline Naimjane*. Vitet LENE – perfytyroj.
Me ju dhe atdheun 87 vjeçari – Guri Naimit D. Toronto, 18 Mars 2023.