DJE NUK ËSHTË SOT

0
937
Atdhe Geci

DJE NUK ËSHTË SOT

E dashur, në kulturën time dhe virtytin
tënd, fjala jepet me bukë e me kripë
tek unë ka marrë flakë diçka e bukur
dje nuk është sot, por, as nesër s’është
e sotmja është jeta që po jetojmë dhe,
e nesërmja s´do të jetë e kaluar por një
e ardhme me ekuacione të panjohura
Zemër, unë tek ti e kam tërë dashurinë
nëpër secilën poezi i shpërfaqi idetë
nga ai prush merrë flakë fjala ëndrruar
e gjelbra në natyrë është memece, nuk
di të flet, por, një zjarr i shkrirë akulli
në kraharor më bën ta shijoj atë që dua,
dhimbjet dashurore janë t’pandalshme
me çaste i kërkoj një pushim shpirtit
Atdhe, më lë të zhvishem, kjo jam unë
e tërë jeta ime ishte dje, sot dhe nesër!
Roganë, ruaj lotët tu të mos shterrojnë
tani më s’është dje, por, është sot! Roa,
gjithësecila ditë duhet të kaloj udhën,
nëpër një natë terri, jo aq të kalueshme
e dua gjithësinë time të fituar me poezi
në Roganë ka tokë të argjilit për plorin
dhe stinë për lulet, verën dhe vjeshtën
Fëmijë të Roganës, fëmijë të dashurisë
prindërit t’uaj dhanë shumë për ju, aq
sa vetes i mbetëm borxh kënaqësinë!…

Atdhe GeciDortmund, Gjermani, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.