Arben Çokaj
Zalensky do të ishte më i zoti, sikur ta shmangte luftën me Rusinë, e jo të kapte armët me luftua me rusët, që nuk i dihet se ku i del, e Ukraina shkatërrohet… Ndërsa sot atë po e mbajnë si hero…
Pavarësisht si janë kushtet, politikan i zoti tregohet ai që shmang luftën dhe minimizon dëmet ndaj popullit të tij, si Rugova.
Ky ishte një postim i imi në Facebook, nga ku filluan edhe diskutimet.
Si vlerësohet veprimi i presidentit ukrainas? A është ai një politikan i zgjuar e me përvojë, apo një hero i pakompromos për interesat e popullit të tij? A po bën ai një shembull suksesi për popullin e tij si Gjergj Kastrioti, apo si Rugova?
Unë po bëj fjalë për një politikan, që synon të shpëtojë jetën e popullit të tij, e jo ta rrezikojë atë. Nëse Ukraina nuk mund të përballet ushtarakisht direkt me Rusinë dhe nëse ajo nuk merr mbështetje nga vendet e NATO-s, atëherë a është më mirë me u ndeshë me luftë me Rusinë, apo me synua me e shmangë atë?
Takim mes Ukrainës e Rusisë në Bjellorusi – shiko videon:
https://www.youtube.com/watch?v=wlBIyMi59BU
Në këtë kontekst, kur armikun e ke më të fortë se vetja dhe kur nuk ke ndihmë nga tjerët, është më mirë me përdorë politikë e diplomaci, për ta shmangur luftën, se sa me u ndeshë me luftë, se je i humbur. Dhe nëse Zelensky humbet – gjë që unë nuk e uroj – humbet të paktën edhe ëndrra e ukrainasve për një Ukrainë të pavarur e europiane dhe në NATO, për disa kohë, ndoshta për shumë kohë më shumë se sikur Zelensky të tërhiqej. Tani zgjidhjet nuk janë me magji në këto raste, por mendoj se duhet të ketë pasur edhe zgjidhje tjera alternative. Qoftë edhe me tërheqjen e Zelenskyt si president. Se i forti të zbythë!
Përndryshe po e bën Ukrainën mish për top për interesa më të mëdha se Ukraina mundet t’i përballojë. Kurse Rugova me sakrifica kërkonte zgjidhjen e problemit të Kosovës, Kosovën e pavarur me sa më pak viktima e humbje.
Pati komentues të shumtë, shumica kundër, dhe njëri nga komentuesit thotë:
Ali Ramadan Asllani:
Asnjëherë, KURRË nuk pajtohem me kët çfarë thua ti. Kështu flet dhe mendon vetëm ROBI, Servili apo SKLLAVI…
Shikoni emrin e tij, komplet turk, por mendon se nuk është kokë-turku, dhe unë i përgjigjem:
Arben Çokaj:
Jo, nuk ke si me u pajtua. Pse? Sepse ti e ke bythën mirë, e nuk mban përgjegjësi për mijëra të vrarë dhe shkatërrimin e Ukrainës. Je rehat, hero në FB, por kur ke të bësh me shpëtimin ose jo të jetëve të njerëzve, atëherë mendon më mirë, si Rugova. Si ta gjejmë një zgjidhje politike ose diplomatike me humbje më minimale për Ukrainën?
Normalisht se Zelensky ka të drejtë, është në tokën e vendin e tij, por të ka ardhur në derë një agresor i poshtër, që don të të dëmtojë, kontrollojë dhe shkatërrojë ty e vendin tënd? E ti vetëm nuk ia del dot me forcat e tua, ndihmë konkrete ushtarake nga jashtë nuk ke, nëse ti kapesh me agresorin, e di se humbet jetën tënde dhe të familjes si Adem Jashari, por shkatërron edhe vendin tënd dhe e humbet atë në fund… E ku është fitimi?
E nëse ky është rasti, atëherë si duhet vepruar? Si Zelensky, pa kompromis, kokë-turku, apo me politikë e diplomaci, tërhiq e mos e këput, si Rugova? Supozojmë se Ukraina e humbet luftën, Zelensky humbet jetën e tij në këtë përpjekje heroike, Ukrainën e merr nën kontroll Rusia se është më e fortë dhe nuk i del kush para dhe vendosë aty qeverinë pro-ruse, si më parë, atëherë ku shkuan përpjekjet e Zelenskyt? A është ai aty si President, apo si hero i Ukrainës? Sa jetë njerëzish u morën në qafë nga kjo? Sa shkatërrime u bënë? Kemi të bëjmë me luftë reale, jo PlayStation…
Ne na duhet shembulli i heroit, padyshim, po Ukrainës kush i duhet dhe i shërben më shumë? Një hero që sakrifikohet për vendin e tij dhe e çon vendin drejt shkatërrimit, apo një politikan i zgjuar e me përvojë, që gjen zgjidhje alternative – qoftë edhe me tërheqjen e tij nga forca e imponimi i kundërshtarit, armikut, dhe shmang dëmet kolosale dhe të parikthyeshme? Ky është diskutimi, zgjidh e merr! Se me vdekë, vdiset kollaj!
Në krahasim me Rugovën apo Adem Jasharin, Rugova ishte politikan e Adem Jashari, hero. Cili i duhej dhe i duhet më shumë Kosovës? Të dy, por zgjidhjen më të mirë e dha politikani Rugovë.
Rugova ishte politikan e jo luftëtar. Zelensky po tregohet se është hero, por jo politikan. Sikur Rugova të ishte si Arafati, si Izetbejgoviç, apo pa përvojë politike si Zelensky, ai do e sakrifikonte Kosovën – si Zelensky Ukrainën, dhe rezultati nuk do të ishte pavarësia e Kosovës, por humbjet më të mëdha për Kosovën e fitimi më i vogël. Kushtetuta duhet respektuar, kur ke mundësi ta bësh, por kur ke të bësh me një agresor të fortë e të poshtër si Rusia apo si Serbia, duhet të synohet me të gjitha mënyrat shmangia e luftës, edhe pse kjo nganjëherë është pamundur.
Ne mund të japim mend këtu fare lehtë, por në situata të ndërlikuara, zgjidhjet janë tepër të vështira e rezultatet tepër të vogla. Megjithatë, nuk duhet hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të shmangur luftën e shkatërrimin me biseda e zgjidhje politike e diplomatike. Edhe duke u tërhequr, kur nuk ke forcë ushtarake që të mund ta përballosh një agresion, dhe kur nuk ke ndihmë reale ushtarake nga shtetet aleate, si Zelensky tani, se merr në qafë miliona njerëz e shkatërron një vend, që supozohet se e do kaq shumë!
Ne kemi edhe shembullin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, heroit tonë kombëtar. Por si veproi ai në këtë kontekst? Me pallë, se ishte koha e pallës, por jo edhe aq me diplomaci.
Gjergj Kastrioti hero ishte, e kemi hero kombëtar, por duhet pranuar, se edhe ai kishte mundësi të bënte marrëveshje me turqit, dhe të ulte dëmin e madh që ata na shkaktuan, sidomos pas vdekjes së Gjergjit. Na ndanë në 4 vilajete, na mohuan gjuhë dhe etni e na islamizuan. Si janë sot shqiptarët pas heroizmit të Gjergjit? Janë shumica All’ahu Akbar, me emra, mentalitet e fenë e tjetërsuar, të turkut shkatërrimtar.
Është më e lehtë sot të mbyllen xhamitë, të shqipërohen emrat, pse nuk po e bëjmë? Se sa të bëhemi trima në FB e të themi: “mirë e ka Zelensky“. Mirë e ka ai, në tokën e në të drejtën e tij është, por veprimet e tij kanë konsekuenca, e atij që i djeg bytha më shumë, ai duhet të ketë edhe kujdesin më të madh. Sikur Zelensky ta fitojë luftën kundër Rusisë, do të mendoja pikërisht si ai! Por mundësitë e parashikimet janë se ai mund ta humbë këtë luftë e pasojat do të jenë katastrofike… E pastaj?
Unë personalisht i uroj Ukrainës fitore, gjë që duket tepër e vështirë dhe e pamundur. Shpresoj deri në fund, që të gjendet një zgjidhje më e mirë dhe më e pranueshme dhe më me pak dëme për Ukrainën dhe popullin e saj, me bisedime e negociata. Se Putini nuk e lë veten të poshtërohet, pasi ai mendon se ka forcë, dhe ka forcë ushtarake padyshim. Prandaj edhe duhet të veprohet me kujdes nga pala ukrainase!
E kjo trajtesë e imja këtu, nuk është shteruese, por një përpjekje për të treguar se ka edhe mjete të tjera për të arritur një qëllim, para se të shkojmë te lufta shkatërrimtare.