Shteti u krijua për të mundësuar lirinë, jo për ta mbytur atë

1
Skënder Mulliqi

Koment

Skënder MULLIQI

Vera ishte e gjatë dhe përcelluese. Dhe, nxehtësia e madhe po zbrazët më shira dhe më të ftoftë. Gjethet po bien. Dikush ende nuk është bërë gadi për dimër. Ata që nuk kanë kushte të nxehen më rryme po mbledhin sado pak dru që të ngrohin dhomat e tyre gjysëm të errëta dhe të prishura. Nuk i dihet dimëri mund të jetë e ashpër. Një shumicë po jetojnë më zor siq thotë një fjalë e popullit. Në anën tjetër kemi politikanët që po jetojnë në luksin më të madh. Por, që tashmë janë bërë shumë të neveritshëm. Nuk kan probleme të jetesës. Kanë të vetmin problem së si më ardhë në pushtet.

Po kërkojnë pushtet pa vota. Blloku opozitarë po bëhën bashkë, nese disi në zgjedhjet e jashtazakonshme nacionale të paralajmëruara të dalin fitues. Po bëjnë plane dhe takime, se i ka kapluar frika. Po i druhën më të drejtë fitorës të LVV dhe të Listës Guxo. Dhe, qytetarët edhe një herë po bindën se më kënd kan punë. Kanë punë më një garniturë politike që Kosovës i shkaktuan dëme politike dhe ekonomiko-zhvillimore. Takimi Limajt më Lumirin ishte takim për të shpëtuar fytyrën duke bërë koalicion parazgjedhore.

Më gjasë zyrtarishtë apo jo zyrtarishtë PDK, LDK, AAK, NISMA, do të bëhën bashkë për të sfiduar LVV të Albin Kurtit.Unë mendojë së krerët e këtyre partive politike kan bërë plane të dështuara, nese po mëndojnë së do të marrin vota më shumë në krahasim më zgjedhjet paraprake. Do të dëshprohen keq, së LVV do ti mposhte edhe një herë në formën plebishitare, duke e formuar Qeverinë vet. Boll shumë janë duke iu dalur zot disa media televizive më analisitët e tyre hileqar, por edhe kjo do t’u shkojë huq.

Këta luftën nuk e kan më Vuçiqin, që do të duhej ta kishin, por luftën e kanë më Albin Kurtin.

Po gjuajnë gur e dru mbi një njeri i cili më të gjitha forcat po i del Zot Atdheut dhe Kombit. Qeveria e Albin Kurtit bëri shumë punë të mira, dhe më madhorja ishte shtrirja e sovranitetit në veri të vendit, për herë të parë pas luftës. Dhe, për çudi po përballëmi më një ironi të hidhur! Ndërsa sot këta njerëz që ende janë në politikë po luajnë rolin e paratizanit me barkun plot. Shumë kush ka harruar ata që sollin lirinë dhe pavarësinë. A jemi bërë shoqëri që sot po jetojmë duke ua kthyer shpinën, një shoqëri që harron dhe relativizon sakrificën e atyre që ranë për Atdhe.

Shteti u krijua për të mundësuar lirinë, jo për ta mbytur atë.Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë, ende ekziston refleksi i neveritshëm mendor i komunizmit, nëse nuk mendon si unë, je menjëherë armik. Nëse diçka nuk është në rrugën time, duhet të ndalohet. Dhe, për sa kohë që ky refleks jeton në thelbin tonë politik dhe shoqëror, ne do të jetojmë në një vend ku “ndalesat” nuk janë përjashtim, por rregull. Liria nuk është diçka që jepet, për të është luftuar me gjak dhe ajo më çdo kusht duhet të mbrohet…

1 KOMENT

  1. z. Skënder!

    Titulli i shkrimit nuk përkon me përmbajtjën!? Ju e veni titullin për shtetin dhe lirinë, ndersa shkruani për dimërin, familjet që s’kan dru për dimër… dhe shkruani për koalicionet dhe partitë politike!
    Mendimet i keni të mira, por a do realizohen se?
    A i keni përcjellur (ndjekur) fjalët që Presidentja e Kosovë – Vjosa Osmani, ia tha gazetarit të DW – Bahri Cani?

    Tung!
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.