I VJESHTËM I KËTIJ ÇASTI
Në Shqipëri i kam të gjitha kohërat
dheun e t´atës dhe të njerëzve të mi
të mirat e diellit, të ajrit dhe të detit
të gjallët e gjuhës dhe qenien time.
Arbesë o e imja shpirtit dhe zemrës
unë digjem si fletët e mollës për ty
mos e ndalo veten të bësh dashuri,
as mos e braktis kohën për të jetuar.
Lam, merrmi gjinjtë e mi në duar e
përkdheli butë, duaj, e afromi buzët
në buzët e mia dhe shtrëngomë, s´e
dashuria s´gjendet e lirë në natyrë.
Ti, gratë që guxojnë të dashurojnë
si duan, kjo botë nuk është aq e lirë,
shpirt, njihe veten tënde me veten
mos lejo që t´i heqin të drejtat tua,
se gratë që guxojnë të jenë vetvetja,
janë gra poetike dhe me emocione.
Ti, gratë që duan më tepër dashuri,
dhe guxojnë t´i vëjnë në sprovë tërë
asetet e pasurisë së tyre shpirtërore,
realiteti ynë ende ka shumë mjegull
Arbesë, jam i vjeshtëmi i këtij çasti!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022