“Bëhu burrë e m’i thuaj përballë”, Evi Kokalari s’ia përton Ylli Rakipit, “thumbon” Topallin: Tangërllëku provincial i saj bie në sy

0
489
Evi Kokalari - Ylli Rakipi

Aktivistja Evi Kokalari dhe gazetari Ylli Rakipi

NewsBomb.al, 06/05/2022

Aktivistja Evi Kokalari i është përgjigjur gazetarit Ylli Rakipi, i cili më herët ka ngritur pyetjen se çfarë funksioni ka në Partinë Demokratike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kokalari thotë se është ende pjesë e Komisionit të Rithemelimit dhe nuk është pjesë e Këshllit të PD, pasi kjo është zgjedhja e saj.

Ndër të tjera, ajo ka “thumbuar” edhe Jozefina Topallin, e cila e injoroi mbrëmjen e djeshme, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka miqësi me Kokalarin.

Postimi i plotë i Evi Kokalarit:

Z. Rakipi, Të Paekspozuarit – TPZ.AL meqënëse per ty jam njëri kontrovers dhe që trazoj gjërat ne PD; pyetjes tënde se ç’funksion kam në PD mund t’i përgjigjem shumë qartë;

Jam akoma pjesë e Komisionit të Rithemelit deri sa t’i mbarojë fuksioni totalisht. Nëse nuk jam pjesë e Këshillit apo Kryesisë së ardhshme, kjo ka qënë zgjedhja ime personale, pasi shanset më janë dhënë për çdo funksion që mund të dëshiroja dhe gara hapur është.

Influencë në një parti mund të kesh dhe pa qënë pjesë e saj, madje, të them se mund të jem shumë më efiçente pa qënë pjesë e saj zyrtarisht se sa 70% e deputetëve të PD-së.

Gaz Bardhit s’i thashë do t’i sjellë dikë gay nga Amerika. I thashë të hapi organizatën për konservatorët gay të Shqipërisë.

Ato që thashë për Jozefina Topallin janë mëse të verteta. Pyet ato femra që e kanë njohur ndër vite.

Përgjithësisht tangërllëku provincial i saj bie në kundërshtim me vlerat e mia.

Thjeshtesia është diçka që e kam mësuar nga gra të forta të politikës amerikane, gra që janë pjesë e një elite, që influencon politikën Amerikane në Kongres e me tej, e në bazë të kësaj, besoj e kuptoni se si me duket Jozefina, sidomos kur siç e përmënda më lart – tregon provincializmin e saj.

As nuk po i futem komenteve të tua për Republikanët, sepse seriozisht dukesh shumë naiv. Apo kur krahason Orban me Vuçiq.

Tashti bëhu burrë dhe m’i thuaj këto kur më ke në studio, jo kur nuk jam prezent, se dobësinë tënde tregon.

Personazhet në fotot bashkangjitur janë shumica gra në Kongres, disa janë kandidate në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, të tjerat janë totalisht në skenën politike të Partisë Republikane, duke futur dhe Kryetaren e RNC-së. Thjeshtësia e tyre më frymëzon.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.