RUGOVA DHE KRIMINELËT RRETH TIJ

0
1083
Rugova - Clinton

Binak Maxharraj

Ibrahim Rugova është sinonim i njeriut të urtë, njeriut vizionar, i njeriut qe don vendin e vetë, i njeriut i cili e ndërton dhe nuk e shkaterron vendin e vetë, i njeriut i cili nuk e vjedhë dhe plaqëkitë vendin e vetë, i njeriut i cili me plotë fuqin e vetë e mbron sovranitetin e shtetit te vetë i delë zot vendit të vetë në çdo kohë, i njeriut i cili ia rritë famën dhe namin shtetit të vete ne botë.

Të gjitha këto ishin dhe mbetën vlera që fuqishëm misherohën ne personalititin e Presidentit historik Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit.Ai bëri historin bashkohore te shqiptareve. U lidhë me popullin ne kohet më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e aremiqeve tane te cilet donin qe ta zhbinin nga faqëja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zapu teritorin. E mori guximin prej intelektualit, e ndau e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes. Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova.

I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë… Ai është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me menquri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje. Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar,mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare.

Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet. Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare, e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakontestueshëm.

Mirëpo, a ishin te till edhe njerëzit tjerë rreth tij. Jo nuk ishin. Njerezit rreth tij ishin si bishat e malit, ishin kriminela, hajna dhe plaçkitës dhe rrenues te shtetit. Ata nuk ia lanë vendi vendin Rugoves si ne luftë dhe në paqe. Gjatë Luftes kriminelt, rrugaqet e dikurshëm me shumë e kishin ne shnjestër Rugovën dhe njerezit e tij qe luftonin ne vijën e parë te fontit, se qe përballeshin me ushtrin dhe kriminelt serb. Ata gjatë luftes ua zunë pritat njerezve me te devotshëm te të Rugovës dhe i eleminuan ne pabesi, sepse ishin të pa besë.

Gjatë luftës nen drejtimin e Shtabit te Rognerit u elimnuan kuadrot me te devotshme të çeshtjes kombetare. U ekzekutua Gazetari, cimeri i Hashim Thaçit Ali Uka, pastaj Ilir Konushevci, Behajdin Hallaqi, Sadri Ramçaj (i kishte 300 mijë marka me vehte për ndihmë luftës), Shaban Shala, por e likujaduan falangat e LPK edhe Kryeministrin e Rugovës, kolonelin Ahmet Krasniqin e shumë te tjerë.

Por edhe pas luftes falangat e LPK qe morën me dhunë pushtetin duke krijuar njefarë qeverie te perkoheshme ne krye me Hashim Thaçin nuk u ndalën, sepse pengesë e kishin Presidentin Ibrahim Rugova i cili i fitonte zgjedhjet njera pas tjetres. Vrastaret dhe kriminelët nuk u ndalën krijuan lista dhe skuadra vrastare. Listat ishin shumë te gjata, gadi te pafund. Në liste printe Ibrahim Rugova, Fehmi Agani… e shumë te tjerë, pra aktivist te LDK por edhe të tjerë. Konsiderohet se vetem pas luftës nga njerezit me maska e pa maska, naten dhe ditën u vran hiq më pak se nja 1600 presona. U vranë nga dora e shitur shqiptare. Se pari filluan me atentate e pastaj futën ne veprim edhe skuadra të pushkatimit. Skuadra e vrasjeve kryente llogari për tri grupet, të Dukagjinit, të Drenicës dhe të Llapit!

Në shënjester ishin njerëzit e Rugovës. Vrasjet nisën me egezekutimin e Enver Malokut njeriut te ngusht më Rugovën, pastaj me vrasjën e mesuesit të Hashim Thaçit Haki Imerit, vazhduan me vresjet te figurave tjera të njohura të Rugoves por edhe figura ushtarake qe gjithesejt ishin mbi 1600 veta te cilët u likujduan për hakmarrje politike, nderë ta po veçajmë likujdimin te dera e shtepisë Ekrem Rexhën, Shaban Manaj të cilin pas vrasjës e karbonizuan, Rashit MUstaf ”Karadaku”, Ismet Rraci, Smail Hajdaraj, Ukë Bytyqi, kolonel Tahir Zemaj me te birin Enisin dhe Hasan Zemaj, policet Sebahate Tolaj, Isuf Haklaj, e shumë te tjerë.

Pos vrsajeve te bashkepunëtorve shigjetat helmuese vrastare te skuadrave vrastare ishin drejtuar edhe ndaj vetë Presidentit Ibrahim Rugova, sepse nuk e donin te gjallë, sepse vrastaret, hajnat dhe krimineltl nuk e donin një Kosovë paqesore dhe te lire për çdo kendë, por ata donin një Kosovë ku ”as dreqi se njeh te birin” nje Kosovë përseri te mbushur me gjak, një Kosovë ku mund te sundonin ligjet e tyre vrastare të hajnis dhe korrupcionit e jo ligjet e demokracisë. Në këtë drejtim pas luftës edhe kërkohej vetë koka e Presidentit Rugova qe ta hiqnin qafe.

Në këtë drejtim ndaj tij u bënë shumë atentate si ai ne Klinë, në Prishtinë gjatë fushates zgjedhore, por më i rrezikshimi ishte ai atentati i kurdisur me tritol ne veturën e tij, i cili po shkonte në takim me Havier Solanën ne Parlëamentin e Kosovës. Falë fatit te tij, por edhe vetures së tij te blinduar Presidenti Rugova shpetoi si më se mire. Por një ditë ate e kapi smuarja e koncerit, i cili edhe vdiç ne vitin 2006, por vdekja e tij mund te jetë edhe dyshim sepse dyshohet se kanceri I përfshiu nga ndonjë helmim paraprak.

Të gjitha këto vrasje gjatë luftës dhe pas luftës te figurave me të njohura kombetare dhe atedhetare, shumica te LDK, sot e kesaj dite edhe pas 23 vjet ne liri nuk është zbardhë asnjë sepse nuk kishte prokurori dhe gjykata valide, sespe ato ishin te kapura nga vet porositesit e këtyre vrasjeve. Por, edhe vetë LDK ishte shumë inerte dhe jo e interesuar qe te zbardhëshin këto vresje, made ajo nuk beri asgjë edhe kur ishte ne pushtet dy here duke e udheheqë ministrin e mbrendshme. Por nuk duhet harruar edhe një fakt mjaftë te dhembshëm kur edhe vet LDK ne njefarë menyre ishte pjesemarrse në te gjitha këto zerzelet e pasluftes.

Këtë me se miri e ilustroi rroli tradhëtar i udheheqesit të LDK Isa Mustafës, i cili dhunshëm e mori LDK, ne vend qe te interesohet për zhvillimin dhe demokratizimit te saj dhe ne zbardhjën e vrasjeve politike te sajë, ai vetë me në fund e vrau LDK duke e shkaterruar dhe rrexuar për tokë sepse pasiqe edhe vetë ishte i korruptuar me 3% e diasporas u bë bashk me kupolat dhe klanet e krimit te organizuar te Klanit Pronto dhe PAN-it nga te cilët nuk guxonte as te levizë.

Por,Ibrahim Rugova anipse kaloi nëpër purgaturet e zgjarreta dhe nëpër stuhitë dhe furtunat për likujdimin e tij por edhe të vrasjeve te bashkëpunëtoreve ai qendroi stoikisht, I pa lekundur por me dhembje të madhe në shpirtë. Ai asnjëherë nuk kërkoi hakmarrje kurr ndaj atyre qe ia vranë bashkëpunetoret dhe bënë atentate ne te. Thjeshtë ai nuk donte hakmarrje dhe gjakderdhje vellazrore. Gjithmonë thoshte, boll na kanë vra armiqet tanë dhe tani nuk duhet te vrisemi mes nesh. Kjo është vlera e tij, kjo është madheshtia e tij prej njeriu, intelekt ualit dhe udheheqesit të Kosovës te cilën ate e deshti me shumë se vehtën dhe ishte në gjendje edhe jetën ta jepte për te.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.