Gjokë Paloka
Princesha ishte e bija e Princit shqiptarë Lekë Dushmani, e cila me bukurinë e saj, qëndrimin e dijën mahniti botën e atëhershme.
E kërkonin për martesë shumë princër, ma kambngulës ishin Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia.
Jerina dashuronte Lekë Zaharinë.
Dy princat u ballafaquan në luftë me ushtritë e tyre, ku mbetën të vrarë 105 ushtarë shqiptarë.
Pak ma vonë (thuhet në pritë) Lekë Dukagjini vrau Lekë Zaharinë.
Jerina nuk pranoi të martohet kurrë me askend, pas vrasjes së te dashurit të saj dhe u nguju për 4 vitet e ardhshme në Manastirinë e grave në Shqipëri. Nga aty kaloi në nji manastirë në Sardenja t’Italisë ku jetoi me kujtimet për Zaharinë deri në vdekje.
Sipas testamentit, kufomën e saj e sollën në Shqipëri dhe u varrosë në varrinë e Lekë Zaharisë, për të mbetur së bashku në përjetësi.
Princeshën Jerina Dushmani, e ringjalli në romanin e tij, Gani Mehmetaj.
Arben Çokaj:
Marin Barleti te ‘Historia e Skënderbeut’ shkruan se Lekë Dukagjii e vrau Lekë Zaharinë, për t’i marrë pronat, ngaqë ishte pa trashëgimtar. Por e ëma e tij, ia dha pronat Venedikut. Gjergj Kastrioti pretendoi se Leka ia kishte lënē pronat atij në besë dhe e mbajti për disa kohë të rrethuar pronën e Lekë Zaharisë, kështjellën e Vaut të Dejës, por nuk mund e mori – më pas ranë dakord me Vatikanin, që prona t’i mbetej Vatikanit, ndërsa Gjergji u bë përfaqësues i Venedikut në Arbëri.