ASOCIACIONI ÇON DREJTË “BOTËS SERBE”

0
238
Albin Kurti

Nga Binak MAXHARRAJ

/Fatëkeqësishtë kësaj po i ndihmojnë edhe arriganca dhe presioni i BE dhe SHBA,permës emisarve te vetë/

/Nenshkrimi i çfarëdo lloji Asociacioni qon në tradheti kombëtare dhe shenon fundin e pavarësisë se Kosovës/

Më 14 shkurtë 2021 ndodhi mrekullia, ate ditë u hap qielli, shpërtheu ajo qe pritej, qe ishte akumuluar për tri dekada te pasluftës. Populli i rrexoi qeverit qe kishin qeverisë keq e më keq me vendin, duke e vjedhë e plaqkitë, duke i shkterruar te gjitha asetet (shtyllat) e shtetit perms privatizimit primitiv duke i shitur ato pothuajse falas, duke grabitë tokat, fushat dhe malet këtë ska pas te drejtë të bejë askush por ani qe e bënë te fortit qe e morën pushtetin me dhunë duke e përdhosë ate për tri dekada ne dobi te tyre te cilët mbrenda nates nga vorfnjak u shendrruan ne milioner. Këtë me shumë vonësë me ne fund e kuptoi populli, i cili ishte lodhë nga skamja dhe mjerimi,duke e leshuar dhe ikur nga Kosova sikuar ajo te ishte e huaja.

Ate ditë, pra me 14 shkurt 2021 sikur u rrokullis përmbys çdo gjë e keqe qe i ishte bërë krtij vendi. Populli ishte vetdijesuar tani më dhe keqbërësit e shtetit të korruptuarit me votën e tyre i nxori jashtë loje duke i gjuajtur si stervinat në opozitë bash si qyqet e zeza dhe korbat e zinjë.Për te udheheqe me vendin votuesi, populli besimin ia dha LVV me Lista GUXO me mbi 50% ne krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin te pa korruptuar qe qe ëpremtuan qe do ta çkapin shtetin nga prangat e mafive te ndryshme dhe do ta luftojnë korrupcionin.Albin Kurti zgjodhë për kryeministër kurse zonja Vjosa Osmani e mori drejtimin e shtetit.

Udheheqeja e re me se pari nuk i pelqej Serbisë. Vuçiq ishte afër çmendisë me udhehëqjen e re te pakorruptuar dhe e përbetuar qe do te punoi për shtet e jo për pushtet. Gjatë dialogut Albin Kurti ia shtini Vuçiqit dy kembët në një kepucë duke ia bërë me dije se dialogu nuk do te shkoj tutje siç ka shkuar deri me tani sespe me pare ai duhet dhënë llogari për krimet,masakrat dhe gjenocidin e bërë ne Kosovë. Vuçiq sa nuk po delte mensh,bile edhe ne andërr e shihte Kurtin duke ia zënë pritat, shtigjet, sespe kërkonte një dialog konstruktiv jo për ta poshteruar shtetin por për ta ngritë shtetin. Kjo nuk po i pelqente kurrsesi Vuçiqit i cili gadi se u çmane here sillej si fmijë kur qanë për lodrat e humbura, here vajtonte si grua për ate se çfarë e ka humbur gjatë luftes.

Por megjithate, ai lirshëm perms bandave të tij kriminele dhe banditeve lirshëm kalurionte nëpër veriun e Kosovë te cilit ia kishte vu syrin dhe mendonte se është e tija,sespe këtë ua kishin lejuar pa kurrfare resistence qeverit e më parme te korruptuara. Por Serbia dhe Vuçiq e paten një fate nga BE, e cila historikisht gjithëmonë ka qenë kundër shqiptarve sespe falë BE trojet shqiptare u katandisën u pushtuan nga sllavet duke i nadrë ne shumë shtete, duke i përndjekur dhe katandis në shkretirat e Anadollit në Turqi. Fati i kësaj ishte qe BE vazhdimisht emeronte si ndërmjetesues në dialog persona më prirje proserbe si Federika Mogherini, Joe Borelli, Mirosllav Lajçak, te cilët vazhdimisht ia mbanin anën e Serbisë, bile shkuan edhe aq larg sa e vunan ne rrezikë edhe sovranitetin dhe itegritetin e Kosovës.

Gjatë gjithë kësaj përiudhe 12 vjeçare ne dialog u nenshkruan mbi 33 marevshje te cilat vetë Serbia nuk I realizionte,por i sobotobte, kurse ankohej se Kosova është ajo qe nuk po i zbaton marevshjet.Por njera me ogurzeza e cila është berë top lajm ne media, por edhe edhe në përmasa ndërkombetare ka te bëjë me Asociacionin një etnik serb të nenshkruar me 2013/2015 nga kryeminstrat e atehershëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të cilët ishin te shantazhuar dhe të korruptuar nga Serbia. Asociacioni pra qe so kohë është bërë moll sheri ne raportet midis Kosovës dhe Serbisë te cilin Serbia po kërkon me ngulim te formohet sepse ishin nenshklruar nga vasalët e tij por qe doli te jetë ne kndërshtim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës,pra antikushtetues.

Kryeministri Kurti delë të jetë i prerë:
Asociacionin nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin Tuaj, te nenshkruar nga liderët dhe servilat e shitur të juaj cili po të aprovohet Kosova është ne rrezik te shpërbëhet, është një thikë pas shpine dhe një kancer por edhe një bombë me sahat e cila do te shprëthej.

Ai me tutje shton:
“Unë kam thane se nuk do te këtë asociacion një etnik, ne shtetin multietnik te Kosovës, asociacionet një etnike janë kundër ligjeve dhe kushtetues se Kosovës dhe sit e tilla nuk mund te pranohën në Kosovën multietnike”.

Kjo po e çmend Serbinë dhe Vuçiqin, i cili po kërkon qe te realizohet, pro këtij Asocisacioni një etnik serb fatekeqesisht iu janë bërë palë edhe ndërkombetaret qe nga BE e deri ne Amerikë me emisarin Gabriel Escobar dhe ambasadorin ne Serbin Christopher Hill, i cili ishte kundër pavaresisë se Kosovës. Nuk është forte befasuese qendrimet e këtilla qe vijnë nga BE pro Serbisë sepse kjo është historikisht e njohur, por është shumë e çudëteshme çmenduria, insistimi dhe presioni pa paraë për formimit te Acociacionir një etnik serb edhe nga përfaqesuesit nga Amerika duke ia mbjatë anën Serbisë.Këtë e përkrahin edhe dy ambasadat e SHBA-ve ne Kosovë e sidomos ai ne Serbi sepse atje është emeruar akcidentalisht për amabasadot Christopher Hill një pro serb dhe njeriu, i cili ka qenë kundër pavaresisë se Kosovës.

Por aq me tepër është i çuditeshëm bullizmi i te deleguarit te posaçëm te DASH për Ballkanin Përendimor Gabriel Escobar, i cili po benë presion te vazhdueshëm, bash si dikur ish-amabasadori Richard Grenell, i cili për shkak se ishte i përzier në lojën për ndarjen e Kosovës, kurse Kurti ia preu ymytin,u rdheroi më ultimatum servilet e tij Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën qe mbenda shtatë ditesh te rrxohet kryeministri Kurti i zgjdhur nga vota e popullit.Kështu ai i atakoi, i ç’vlerësoi vlerat tradiacionale te demokracisë amerikane për intersat e Serbisë e ne dame te Kosovës të .cilën e kishte çliruar nga fashizmi dhe qetnikizmi serb.

Pra, ulja e vehtes se Gabriel Eskobar ne nivelin e Ricahrd Grenellit nuk është për fortë lavdi e as nuk i bënë mirë Amerikës. Është shumë i çudëteshëm insistimi i tij i egër për formimin e Asociacionit një etnik serb, i cili është thikë pas shpine për Kosovën,bile shkon edhe aq larg sa qe po sikur Grenelli edhe ky i anashkalon institucionet legjitime të Kosovës. Bullizmi I Gabriel Eskobar shkon edhe më large me kërcnimet e tij se Asociacioni një etnik serb duhet të ndodhë sepse këtë nuk”mund ta ndalojë një njeri dhe një parti” duke i anashkaluar institucionet e Kosovës dhe sikur po harron se”ai njeri dhe ajo parti”sot janë institucionet me te besueshme të dala nga vota e popullit.

I zemruar aq forte në këtë”njeri dhe parti” ai shkon edhe më larg me bullizmin e tij duke theksuar se Asociacioni nuk është punë”midis Kurtit e Serbisë por mes Kosovës dhe Serbisë”. Pak sa e çuditeshme z. Escobar, e kush po epërfaqeson Kosovën pos te zgjedhurit e popullit, po ai si me cinizëm vazhdon kut thotë “do te gjenden edhe partener tjerë alternative” dhe Asociacioni do te bëhet. Po kush janë ata “partener alternative”, sipas Escobarit, a mos janë vall OJQ, a mos janë vallë kryetaret e lagjeve nepër qytete e katunde te Kosovës, mos është ndonjë shoqatë etj. Jo, jo z. Escobar totalisht jeni i gabuar sepse askush nuk e ka mandantin e aq me pak ”ndonje partner alternative” të përzihet në punet e institucioneve legjitime te shtetit sepse nuk e lejojn ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj.

Por një gjë duhesh të dijsh z. Escobar se çdo rrugë ”t’thyer e kryq”, siç thotë populli duhet patjetër të kaloj nëpër institucionet legale te dala nga vota e popullit. Tjeter rrugë nuk ka dhe nuk mund te këtë qe te formohet Asociacioni një etnik serb. Deri kur duhet të pritet qe emisari Gabriel Eskobar te kuptoj rrenat, mashtrimet e Serbisë se nuk është fjala për poziten e sebreve te Kosovës por për diçka me shumë, është luftë për teritor qe ky Asociacion te qonë drejtë “Botes Serbe” me ide hegjemoniste për dominim çdo kun aty ku ka “bile edhe një serb”.

Por në këtë rremujë dhe tymnajë nuk ka sjellje hiq me të mira se sa ato te Serbisë edhe opozita e mjerë e Kosovës e cila qe dy vite është rreshtuar karshi Serbisë duke e sulmuar vend e pa vend qeverin e Kosovës me të gjitha kapacitetite siku po e bënë Serbia dhe Vuçiq.E dihet shumë mire, e këtë vetem opozita e pafytyrë e harrion se përballja e qeverisë Kurti me stuhite nderkombetare po behet pikërishtë për shkat te juajin, për shkak te kopilave te huaj qe ia lane të dera kesaj qeverie e cila po lufton kunder tyre për te vetmin qellim mbrojtën e integritetit dhe sovranitetit te Kosobvë,të cilin ju ne vazhdimesi tentuat ta çbeni se bashku me Serbinë duke i dale krahë asaj, dhe se Aciacionacioni është pjellë e krerve te sajë.

Prandaj ne vend se ajo te jetë e bashkuar e unisuar për çështjet madhore të shtetuit siç është Asociacioni një etnik serb qe te mos ndodhë në Kosovë ajo leshon bullizma jo duke u rreshtuar në krah te qeverisë ne mbrojtën e atedheut te cilin nese i ndodhë kjo e keqe e ka një përfundim fatal pas ca kohësh, por pikerishtë kjo opozite e mjerë është rreshtuar në krah te Serbisë dhe ndërkombetarve te BE/SHBA qe finalja e këtij rreshtimi përkrah Serbisë e ka fatalitetin jot e larget, sespe dihet mire, e këtë nuk e dijtka vetem Gabriel Escobar,se Serbia nuk e ka për qellim pozitën e serbeve ne Kosovës sepse ajo është me e avnsuar se sa ne shumë shtete tjera përendimore,por qellim e ka, pasiqe nuk i shkoj përdore ndarja e Kosovës sepse njerezit e medhënjë te amerikes sikur ishte Popmey e shpartalloi ekpini qe kishte për qellim ndarjën e Kosovës, por tashti ajo po mundohet te ralizoj perms Asociacionit një etnik serb, i cili e ka të njejtin qellim ndarjën e veriut prrallor te praruar ne ar dhe argjend dhe zehe tjra me vlerë 800 miliard dollaresh.

E, këtë e done Serbia qe po tenton për formimin e Asociacionit, por këtë spo e kuptojnë edhe at ate cilet duhet ta kuptojn dhe qe dikuar kanë luftuar për nxjerrjën e Kosovës nga Serbia kurse tashi po mundohën ta këthejnë përseri Kosovë. Rrezikun permanent nga Asociacioni një etnik e sheh edhe Bugajski, i cili thotë seë”çdo mareveshje e bazuar ne kryesisht ne përkatesin etnike kur Serbia nuke e njehë pavaresin e Kosovës është një recetë për konflik”duke e shnuar një hapë me tejë drejte “Botës Serbe”. Ose vlenë te përmendet edhe deshprimi i ndërmetesuesit amerikan Richard Hoëbrooke siç qihej ”bolduzheri aemerika”, i cila tani si i deshpruar tghot se ishte gamin i madh kur ne vitin 1995 ne Konferencën e Dejtonit lejuam ndarjën e Bosnjes ne baza etnike. Dhe ja se çka po ndoshë”Republika Srpaska” me te gjitha organet institucionale e cila beç po pretë momentin te ndahet nga Bosnja e Harcegovina.

Këtë nuk po e kupton as opozita e mjerë dhe e pa fytyrë duke I mos dale zot vendit te vetë,por me dije apo pavetedije ajo po heshtë, nuk reagon sa duhet as nderkombetarve e as Serbisël për kopilin qe vetë me dorën e tyre ia lane kësaj qeverie ted era. Opozita e sotit nuk është aq shumë e interesuar që të krijojnl një frtontë të përbashkët kundër kesaj ngrehine qe po i kanoset rreziku, ajo sip o duket me tëpër është e intersuar te presë gjahun e vetë për te ardhë ne pushtet dhe po prete se qakejt rreximin e saj për këtë ajo sot e këtyre diteve sellet andej e kendej nepër BE dhe Amerikë jo për ta mbrojtë vendin e vetë dhe te alarmoj edhe Amerikën për rrezikun qe po don me i ndodhë Kosovës, por po shtihavet me kritika kundër qeverisë me te vetmin qellim qe te vije ne pushtet.

Por, jo o e mjerë nuk është me koha e Grenellit qe te bashkoheni me te për te rrexuar edhe një here të njejtën qeveri, sespe kjo qeveri tani i ka rrenjet thell ne popull, ai vendos për te e jo ndërkombetaret e as Serbia e bile as opozita. Asociacioni është fatekeqesia me e tmershme qe po i përgatitet Kosovës. Edhe me e tnmershme kur kjo po bëhet me pelqimin, presionin dhe çmendurin e emisarve amerikan siç është Gabriel Eskobar dhe ambasdori ne Serbi Hill te cilet nuk po diagolojn por po kërcënojnë, po bejnë presion te paparë çfarë nuk i shkonë përshat demokracisë amerikane qe te veprohet kështu kundër një populli te vogel te cilin vet e ka nxjerrë nga gjenocidi serb.

Pra Asociacioni është një bombë me sahat e cila do te plasë shumë shpejt nese themelohet dhe votohet, ëshë një kancer me metastaza. është më pëotë shkendia lufte e cila pritet te shprthej ne Ballkanin Përendimor, Kjo është e pashmangshme nese ndodhë qe te themelohet. Por,është për inkrajim se qveria dhe presidenta e Kosovës ne krye te se cilës janë lideret e daë nga vota e popullit, te pa korruptuar dhe te shantazuar do ti dalin zot shtetit te vteë duke mos lejuar ne asnjë menyrë dhe ne kurrfarë forme qe te formohet sespe është ne pyetje shteti dhe pavaresia e Kosovës.

Kjo duhet te mbrohet me çdo mjetë nese është nevoja të shkohet edhe në zgjedhjet e parkoheshme, por edhe me protesta gjithëpopullore mbrenda dhe jashtë Kosovës, nese është nevoja dhe të shkohet në referendum gjithëpopullor dhe një gjë e tillë nuk duhet me kurrfarë çmimi te lejohet, të ndodhë.

Në te kundërtën nese i ka kapë zori ndërkombetarët si ata te BE/SHBA qe me çdo kusht te formohet Asociacioni një etnik, kjo fantazmë qe po i sillet pa të drejtë Kosovës mbi kokë, nese emisarve ti tipit Gabrile Escobar Miroslav Lajçak u ka mbetë ka mbet me shumë te Serbia me Vuçiqin sa sa te Kosova mbi te cilën Serbia ka bërë krime,gjenocodë te tmershme atehere ata nuk mund te gjejnë askend as ne qeveri dhe presidencë dhe ne asnjë institucion shteterornuk mund te gjejnë njeri qe e ka guximi të neshkruaj Asociacionin nje etnik.

Por, nese ndrëkombëtarët e rresin presionin ata mund te gjejnë plotë njerëz nga opozita qe e nenshkruaj Asociacionin sepse Kosova ësht e mbushur me plotë tradhetarë qe janë te gatshëm te neshkruajn akte antikushtetuese, antikombetare ne demë te vendit por qe historia do te ua tregoj vendin dhe do ti konsideroi si plehera dhe fekalie të kombit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.