13.3 C
Tirana
E martë, 27 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

Diktatorët më të mëdhenj në botë, PËR VRASJE

0
Enver Hoxha - vdiq

Ismet Hasani Ismet Mustafë Hasani

Shënim:
1. Për Enver Hoxhën lexo më poshtë- titull i veçantë
2. Mao Cedung, Kinë, ka vrarë 78 milion njerëz
3. Josef Stalinj, Rusi, ka vrarë 23 milion njerëz¨
4. Mbreti Apolotit, në Belgjikë, ka vrarë 15 milion njerëz
5. Hideri Tojo, Japoni, ka vrarë 5 milion njrëz,
6. Ismail Enver Pasha, Turqi, ka vrarë 2,5 milion njerëz,
7. Pol Pot, Kamoxhe, ka vra 1,7 milion,
8. Kim II Cunf, Koreja e Veriut, ka vrarë 1,6 milion,
9. Mbreti i Etiopis, ka vrarë 1,6 milion njerëz
10. Mbreti Nigeris’ ka vrarë 1 milon njerëz
11. Sllobodan Millosheviq, ka vrarë 12 mijë shqiptarë në Kosovë, nga të cilët mbi njëmijë e dyqind fëmijë.
( ka vdekë në Burgun e Hagës- Holandë).
12. Diktatori nazist Adolf Hitler vrau e masakroi 6 milion hebrenj; …refuzoi të vizitonte kampet e shfarosjes dhe gjithashtu kërkoi shkatërrimin e dokumenteve që kishin të bënin me Holokaustin. Në një rast diktatori gjerman madje rrëzoi një të verbër me karrocë, i cili pritej të transportohej drejt kampeve të përqendrimit.

Në dokumentarin e ri që po bëhet për Hitlerin, thuhet se asnjëherë nuk vizitoi një kamp përqendrimi, ku gjashtë milionë hebrenj u masakruan para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe miliona të tjerë u prekën dukshëm nga vendimi i çmendur i tij.
*

13. Diktatori Enver Hoxha ka vra 5.157 njerëz

TRAGJEDIA E NJË KOMBI DHE HIJA E DIKTATURËS KOMUNISTE MBI SHQIPËRINË E SOTME

Për kombin shqiptar, trashëgimia e Enver Hoxhës nuk mund të ndahet nga burgjet, përndjekjet politike, shkatërrimi i lirive dhe izolimi i vendit nga bota demokratike. Enver Hoxha nuk la pas një shoqëri të lirë e të drejtë, por një vend të sunduar nga frika, një popull të privuar nga të drejtat themelore të njeriut dhe një shoqëri të plagosur rëndë nga dhuna shtetërore.
Në emër të komunizmit dhe të një “barazie” imagjinare që premtonte komuniozmi sllavo-aziatik, por që nuk ekzistonte në realitet, pushteti i tij shkatërroi pluralizmin politik, ndaloi mendimin e lirë dhe e ktheu shtetin në instrument të një partie të vetme – Partisë komuniste. Kundërshtari politik i komunizmit nuk trajtohej si qytetar me të drejta, por si armik që duhej eliminuar. Shumë shqiptarë, përfshir pothuaj të gjithë ajkën e Kombit u pushkatuan, u burgosën ose u internuan, ndërsa familjet e tyre u dënuan për dekada me diskriminim dhe poshtërim.

Sidomos, goditja ndaj klerit dhe fesë përbën një nga kapitujt më të rëndë të kësaj historie kriminale. Meshtarë, klerikë dhe intelektualë katolikë, së bashku me përfaqësues të besimeve të tjera të shqiptarëve, u përndoqën, u torturuan dhe u dënuan për bindjet e tyre. Në vitin 1967, regjimi nisi fushatën për zhdukjen e institucioneve fetare dhe shpalli Shqipërinë shtet ateist, kundër Zotit duke ndërhyrë dhunshëm në ndërgjegjen e qytetarëve. Shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë. U goditën rëndë, pothuaj për vdekje, edhe kultura dhe kujtesa kombëtare shekullore. Figura të njohura të Kombit, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, Martin Camaj dhe shumë intelektualë të tjerë u përjashtuan nga jeta kulturore zyrtare ose u vranë pasi u gjykuan përmes paragjykimeve ideologjike. Shqipëria humbi kështu jo vetëm lirinë njerëzore, por edhe mundësi të mëdha për zhvillimin e saj kulturor, intelektual dhe demokratik. Ky ishte çmimi i një regjimi që kërkonte të kontrollonte gjithçka: politikën, ekonominë, arsimin, kulturën, besimin dhe vetë mendimin e njeriut.

Rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990 i dha fund monopolit politik të Partisë së Punës, por nuk mundi të fshinte menjëherë pasojat e tij. A mund të thuhet se ka përfunduar, vërtet, trashëgimia e diktaturës komuniste enveriste? Mendësia autoritare, bindja se pushteti i përket partisë fituese –“kemi fituar shumicën e votave”– dhe prirja për ta trajtuar kritikën si armiqësi janë probleme me të cilat shoqëria shqiptare duhet të përballet ende — megjithse kanë kaluar dhe 35-vjet nga rënia e komunizmit zyrtar anë e mbanë Evropës, zhvillimet e fundit në Tiranë dhe anë e mbanë Shqipërisë. Protestat, pakënaqësia qytetare dhe përplasjet me policinë ngrenë pyetje serioze për marrëdhënien ndërmjet pushtetit dhe qytetarëve.

Nuk do të ishte e drejtë që çdo veprim i qeverisë së sotme të barazohej me diktaturën e Enver Hoxhës. Shqipëria e sotme ka një realitet tjetër politik. Por kjo nuk e përjashton detyrimin e shqiuptarëve kudo për të shqyrtuar me sy kritik çdo shenjë arrogance të pushtetit, mungesë llogaridhënieje, dobësim të institucioneve ose cenim të së drejtës për protestë paqësore.
Demokracia nuk mund të jetë vetëm një emër në Kushtetutë, ndërsa qytetari ndihet i pafuqishëm përballë pushtetit.
Demokracia kërkon drejtësi të pavarur, institucione që japin llogari dhe qeveritarë që pranojnë se pushteti nuk është pronë personale, partiake — as i përgjithmonshëm. Ndonëse dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk mund të justifikohen si forma proteste, sot shteti ka detyrimin madhor të veprojë me ligjshmëri e proporcionalitet, të respektojë të drejtat e qytetarëve dhe të hetojë çdo pretendim për përdorim të paligjshëm të forcës.

Përballja me diktaturën komuniste dhe krimet e saj gjysëm shekullore nuk duhet të kufizohet në përvjetorë si ky sot, i lindjes si diktatorit, as në deklarata politike. Ajo kërkon dokumentimin e krimeve, hapjen e plotë të arkivave, identifikimin e viktimave dhe rivlerësimin e figurave që regjimi u përpoq t’i fshinte nga historia kombëtare. Kujtesa e viktimave të komunizmit – që nuk është bërë ende në nivel zyrtar e kombëtar — është përgjegjësia e së sotmes. Aq mund të bëhet sot.
Viktimat e komunizmit meritojnë drejtësi historike. Familjet e tyre meritojnë të vërtetën. Ndërsa brezat e rinj të shqiptarëve meritojnë të njohin historinë e vendit pa censurë, pa manipulime dhe pa nostalgji për një system dhe një lider që ua mohoi shqiptarëve liritë themelore për pothuaj një gjysëm shekulli.

Të dënohet diktatura nuk do të thotë të ushqehet urrejtja ndaj atyre që mendojnë ndryshe sot. Sot, do të thotë të mbrohen parimet që diktatura komuniste shkeli për më shumë se 45-vjet: liria, dinjiteti njerëzor, pluralizmi dhe barazia para ligjit. Më 16 tetor, kujtimi i lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxhës duhet të shërbejë si një moment reflektimi mbi pasojat e një pushteti që nuk pranonte kufij të pushtetit dhe nuk toleronte kundërshtim. Ashtuqë, fatkeqësia e Kombit shqiptar nuk ishte vetëm sundimi i një diktatori komunist për afro gjysmë shekulli. Ishte edhe shkatërrimi i lirive personale, përndjekja dhe zhdukja e mendimit të pavarur dhe humbja e mundësive historike që një popull meritonte t’i kishte.

Prandaj, mësimi i kësaj historie të hidhur mbetet aktual sot, siç po shihet nga protestat tre-mujore në rrugët e Tiranës dhe anë e mbanë Shqipërisë — se asnjë parti nuk është mbi shtetin, asnjë udhëheqës nuk është mbi ligjin dhe asnjë pushtet nuk ka të drejtë ta trajtojë qytetarin si shërbëtor të vetin. Shqipëria nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës, por as të lejojë që krimet e saj të harrohen apo të zbukurohen nga nostalgjia politike sot e disa njerëzve dhe grupeve të caktuara. Diktatura e Enver Hoxhës duhet të kujtohet ashtu siç ishte, si e njeh e gjithë bota dhe siç do duhej ta njihte mbarë Kombi: një sistem që i mohoi popullit shqiptar lirinë dhe e vendosi pushtetin e tij të egër mbi dinjitetin dhe të drejtat bazë të njeriut. Dhe, pikërisht, për këtë arsye, çdo brez shqiptar ka detyrimin e shenjtë personal dhe kombëtar të mbrojë lirinë dhe demokracinë nga çdo prirje autoritare që kërcënon ta dobësojë atë sot e mot.

Sa njerëz vrau Enveri dhe sa kanë vrarë anti-enveristët?
Megjithëse vrasjet e Enverit lidheshin kryesisht me zbatimin e ligjit (tradhtisë dhe moslejimit të kundërshtive ose kryesisht të karakterit politik dhe juridik), vrasjet e klasës politike anti-everiste, janë vrasje kryesisht të karakterit ekonomik dhe ekologjik. Si të tilla, ato janë disa fish më të mëdha se vrasjet e Enverit…
SHJ
11/04/2017

…ndërsa përgjatë socializmit në Shqipëri u vranë 5,157 njerëz, 9,052 vdiqën në burgje, 17,900 u dënuan dhe 30,383 të tjerë u internuan për arsye politike.[1] Në total janë gjymtuar rreth 62,492 njerëz. Në krye të 20 e ca viteve “demokraci” përfaqësuese dhe treg marketingu, atje janë rreth 4.750 të burgosur; 148 të burgosur për 100 mijë banorë, më lartë se Irani (115), Jemeni (48), Afganistani (68), Pakistani (40), Egjipti (80), duke lënë pas vetëm Turqinë (me 168), Ukrainën (me 350), dhe Malin e Zi (me 227). Serbia, Bullgaria dhe Spanja qëndrojnë më lartë (154, 146, 150 respektivisht).[2]

Pesë vjet më vonë numri i të burgosurve u rritë nga 4.750 në 5.447 duke përbërë 0.2 për qind të popullsisë kur kostua e një të burgosuri i kushton shtetit nga 369 euro në 1380 euro në muaj: vetëm një i paraburgosur ka një kosto ditore prej 14.63 euro ndërsa një i dënuar 12.3 euro dhe një i sëmurë 46.23 euro në ditë. Duhet thënë se pjesa më e madhe e këtyre kostove shkojnë në xhepat e drejtorëve të burgjeve dhe eprorëve të tyre. Por ndryshe nga ish-socializmi, ku dominonte pushteti politik dhe dënimet kishin kryesisht karakter politik, në “demokracinë” parlamentare dhe tregun e marketingut, dominon pushteti “ekonomik” dhe dënimet janë të karakterit ekonomik.

Nëse krahasojmë numrin e të dënuarve politikë të socializmit me “demokracinë” parlamentare dhe kapitalizmin e 25 viteve të fundit në Shqipëri, ai është, pa dyshim, tejet i madh. Por nëse konsiderojmë të dënuarit ekonomikë, siç janë të papunët, endacakët dhe emigrantët që dergjen rrugëve të botës, krimin në familje dhe në rrugë (aksidente etj.), shkurorëzimet martesore dhe katastrofën ekologjike, sëmundjet e ndryshme dhe kancerin që po kërcënon gjithë popullin, mund të themi se dëmi është tejet i madh.[3] Në terma ekonomik, ekologjik dhe social, krimi është shumë më i madh vitet e fundit se sa në socializëm. Nga viti 1990-të deri në vitin 2017-te janë vrarë 6348 shqiptarë. Shumica për pronat.[4]

Kjo shifër është shumë më e madhe se shifra e vrasjeve politike të socializmit 40 vjeçar. Ky krim është kryer nga klasa politike shqiptare. Por njerëzit në Shqipëri, dhe veçanërisht masmedia dhe historianët, jo vetëm që shpërnjohin faktet, nga një perspektivë krahasimtare, por ata, ndërsa akuzojnë dhe kundër-akuzojnë për krime dhe diktatura, shpërnjohin shkaqet! Sepse tre janë shkaqet kryesore për dënimet politike në socializëm: (1) lufta e klasave, siç ajo shprehet, me revansh klasor të njërës klasë mbi tjetrën; (2) hierarkia shtetërore, përmes së cilës, në njërën anë përqendrohet pushteti në tjetrën padrejtesitë bëhen të pashmangshme, veçanërisht kur hierarkia shoqërohet me luftën e klasave; dhe (3) zgjedhja e ndërgjegjshme e shumë të dënuarve politikë për të sfiduar ligjet në fuqi, veçanërisht ligjin e ‘agjitacion-propagandës’.[5]

Shkurt, Shqipëria filloi rimëkëmbjen e saj me më pak se një milion shqiptarë dhe me vdekjen e Enver Hoxhës, kaloi tre milion e treqind mijë njerëz. Ndërsa klasa politike anti-everiste e ka çuar popullsinë rreth dy milion e tetëqind mijë (2011). Fakti që shqiptarët vazhdojnë të largohen, dhe bashkë me largimin e tyre, shumë vdesin rrugëve, në 25 vjet, Shqipëria ka humbur rreth 800 mijë shqiptarë. Kjo është një masakër e vërtet dhe klasa politike, masmedia që ajo kontrollon dhe pamendarve që u ka mbetur ora në vitin ‘90, mashtron duke përsëritur njërin fakt për të mbuluar faktin tjetër: gjymtimin e popullit shqiptar rreth dhjetë herë më shumë se socializmi i Enverit.

Të gjitha këto kur parashikimet e institucioneve ndërkombëtare (OKB etj.) tregojnë se popullsia shqiptare do të gjymtohet edhe më shumë deri në vitin 2100: 1,745,540 banorë – duke konsideruar vetëm tre faktorë: plakjen ose rritjen e jetëgjatësisë, lindshmërinë e ulët dhe emigracionin. Nëse i shtojmë kësaj shifre dhe faktorët që përmenda më lartë (aksidentet; vrasjet etj.), numri do të rrudhet edhe më shumë: ndoshta do të shkojë në shifrën e pasluftës!

[1]Shqipëria e vogël e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit, Shekulli, 06. 05. 2013.
[2]Numri i të burgosurve rritet çdo vit në Shqipëri, ndër më të lartët në botë, Gazeta Idea, 01 Janar 2013.
[3]Shih, për më shumë, Kriza shumë-dimensionale.
[4]Në 27 vite pluralizëm janë ekzekutuar 6348 shqiptarë, shumica për pronat, Dita, 15 shkurt, 2017.
[5]Shih, Pse dështoi socializmi në Shqipëri?

Pjesa është shkëputur nga, Ylli Përmeti, Demokraci apo barbarizëm? –dhe synon te tregojë shkaqet e vrasjeve të njerëzve por edhe të gjykojë drejtë elitat politike dhe sistemet…

Teuta Hoxha: Si u përjetua vdekja e Enverit më 11 prill 1985

Duke gdhirë mëngjesi i 11 prillit të vitit 1985, Sekretari i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, praktikisht numri një i shtetit shqiptar, ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një vdekjeje klinike që kishte patur mëngjesin e 9 prillit.Teuta Hoxha, bashkëshorte e Ilir Hoxhës, njërit prej dy djemve të Enver Hoxhës, sjell në këtë dossier për gazetën “Albanian Free Press”, pasazhe nga atmosfera e atyre orëve kur u mësua ikja nga kjo botë e Enver Hoxhës. “Pavarësisht që me ndryshimin e sistemit, u hodh shumë baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, unë përsëri kam bindjen, se kanë qenë lot të sinqertë”, – thotë Teuta Hoxha.

Duke folur me “Albanian Free Press” mbi kujtimet e saj për atë që ndodhi 32 vjet më parë, Teuta tregon se kur dhe si u përkeqësua gjendja shëndetësore e Enver Hoxhës:

“Ato dy ditë që Enveri ra në gjendje kome kanë qenë ditë ankthi për të gjithë ne. Ishin ditë të një pështjellimi të madh. Të dërmuar në shpirt, prisnim me ankthin e shpresës, nga çasti në çast që gjendje e tij të kthente, por çdo minutë që kalonte ishte një minus për shpresat tona. Më kujtohet që në datën 9 afër mbrëmjes pati një përmirësim, që na bëri të gëzoheshim dhe të përqafoheshim me njëri-tjetrin pot nuk zgjati shumë pasi gjendja përsëri u përkeqësua sërish”.

Duke përmendur me detaje mënyrën si u përjetua plot dhimbje vdekja e Hoxhës, Teuta thekson se “të gjitha këto janë dëshmi që Enver Hoxhën, sado të mundohen nuk mund ta shuajnë kurrë nga historia”.

Kurse shton: “Ashtu si ka thёnё profesori i nderuar Aleks Buda: “Enver Hoxha u rrit e u lartësua si pjellë e një historie të hidhur, të ashpër, sa dhe të lavdishme, shumëshekullore të një populli të vogël; me të u rrit dhe u lartësua edhe Shqipëria jonë socialiste dhe kombi ynë shqiptar, për t’u qëndruar për jetë e mot stuhive të kohës, shekujve të historisë…”.

Nga Teuta Hoxha

Ajo, sё cilёs ne i trembeshim aq shumë, ndodhi më të hyrë të 11 prillit në ora 02 e10’, kur zemra e tij pushoi së rrahuri. Është e vështirë të përshkruash tronditjen që pësoi gjithsecili prej nesh. Nexhmija e pёrjetoi shumё, shumё rёndё. Mё kujtohet qё nuk qёndronte dot nё kёmbё. E ulur nё njё karrige, rrinte me sytё mbyllur dhe Kostandina e mbante me kompresa nё ballё e nё qafё. Nuk qante, mёrmёriste fjalё me vete, dhe vetёm emri Enver kuptohej kur e shqiptonte. Shpirtin ia mundonte dhimbja e patreguar…

Ishte njё humbje e pazёvёndёsueshme. Ajo humbi shokun e jetёs, burrin e shtёpisё, ne humbëm njeriun e dashur, babain, gjyshin e fëmijëve, ndaj dhimbja ishte shumё e madhe. Mua m’u duk se kishte ndodhur njё gjё e tmerrshme, pasi ishte vdekja e parë që e pёrjetoja kaq afёr. Nё atё gjendje nuk e përfytyroja dot se si mund të ikte pa kthim nga shtёpia një nga njerëzit e tu tё dashur. Më ka mbetur akoma në sy imazhi kur babai doli për herë të fundit nga shtëpia, por këtë herë në arkëmort për të mos u kthyer kurrë më. Paskëtaj, Ai do ti përkiste gjithë popullit, ne nuk do të mund ta qanim e ta përcillnim siç bëjnë të gjithë. Më kujtohet kur bënim homazhe pranë trupit të tij në Presidiumin e Kuvendit Popullor, ndjeja një ftohtësi, diçka që më largonte dhe m’i thante lotët. Atëherë unë kuptoja që kishim humbur edhe Udhëheqësin. Pra këto janë përjetime që unë, edhe sot, pas kaq vitesh, i kujtoj me dhimbje.

Tashmë janë të njohura për publikun filmimet dhe fotografitë e shumta të ditëve të zisë kombëtare, ku janë fiksuar në celuloid, aq shumë lot dhe dhimbje. Për ne familjarët,kuptohet që ishte një ngushëllim i madh, pjesëmarrja e mijëra-mijëra vetë në këtë mort kombëtar. Dhimbja e njerëzve ishte e papërshkruar. Më kujtohet që në disa raste u detyruam ne pjesëtarët e familjes të mund të ngushëllonim dhe të qetësonim njerëzit në hidhërimin e madh që i kishte pushtuar. Pavarësisht që me ndryshimin e sistemit, u hodh shumë baltë mbi figurën e Enver Hoxhës, unë përsëri kam bindjen, se kanë qenë lot të sinqertë.

Vargani i pambarim, vaji dhe dhimbja ishin nga njerëzit e popullit, të cilët kishin humbur Udhëheqësin e tyre. Enver Hoxha ishte dhe do të mbetet në kujtesën historike Bir i Vegjëlisë. Prandaj sot, kur rishoh në televizor ceremonitë, më vinë ndër mend, fjalët e presidentit Abraham Linkoln që thotë: “Mund të mashtrosh një pjesë të popullit përgjithmonë, mund të mashtrosh edhe të gjithë popullin për një farë kohe, por nuk mund të mashtrosh të gjithë popullin për gjithë kohën”.

* * *

Kur kujtoj ato ditë, nuk di të veçoj se kush kanë qenë emocionet më të mëdha. Çdo ditë, çdo orë e minutë ishte emocion më vete. Ndarja ditën e fundit padyshim që kishte peshën më të rëndë. Nuk jam në gjendje të flas për atë ditë. Unë vetëm mund të them, që Enver Hoxhën më shumë se dheu, e mbuloi dhimbja popullore.

Ceremoninë e përshkruan bukur, antifashisti i madh grek, mik i Enver Hoxhës, Manolis Glezias, pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit: “Ishte një ceremoni tepër e thjeshtë, por madhështore, dhe nuk kishte aspak karakterin e një ceremonie të stisur, ishte jashtëzakonisht prekëse dhe pa iu shmangur zakoneve të popullit shqiptar”.

Pjesëmarrja e popullit ishte shumë e madhe. Në sheshin ku mbajti fjalimin Ramiz Alia ishin grumbulluar me mijëra njerëz nën shiun e vazhdueshëm që binte. Hidhërimi i madh i njerëzve dukej hapur. Ata shprehnin dhimbjen e tyre, pasi Enver Hoxha ishte për shqiptarët vazhduesi i traditave të pavarësisë.

Pas varrimit, ne hapёm shtёpinё, siҫ bёjnё tё gjitha familjet shqiptare, pёr tё pritur ngushёllime. Mё kujtohet qё erdhёn qindra e qindra njerёz. Njerёzit prisnin nё radhё tё gjatё. Pёr njё javё rresht, vizitat fillonin nё mёngjes dhe mbylleshin afёr orёs 8 tё mbrёmjes. Vizitat vazhduan dhe mё pas, por jo me intensitetin e ditёve tё para.
Shumë telegrame nga kryetarë shtetesh

“Ato ditё mё kujtohet qё nga personalitetet më të larta të 100 e ca shteteve, nga të pesë kontinentet, me të cilët kishim marrëdhënie diplomatike, ngushëllonin zyrtarët tanë, disa edhe familjen. Dua të përmend telegramin e ngushëllimit të Presidentit të Republikës Franceze, Fransua Miteran, që shkruante: “Shoku Enver Hoxha-personalitet i fuqishëm që ka vulën në historinë e Shqipërisë”. Ose Presidentin e Republikës Turke, Kenan Evren:-“Shoku Enver Hoxha-burrë shteti i madh i vlerësuar nga mbarë bota”. Kancelari Federal i Republikës së Austrisë shkruante: “Shqipëria humbi një personalitet që ka hyrë në Historinë e Europës”.

Telegrame erdhën dhe nga shumë personalitete të tjerë si, Xhulio Andreoti, Karolos Papulias, Roland Dyma e shumë të tjerë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në mbledhjen e saj të radhës mbajti një minutë heshtje për humbjen e Enver Hoxhës.

Gazeta të shumta të vendeve të ndryshme, agjenci lajmesh, radioja dhe televizioni i tyre, jepnin vazhdimisht, edhe pas ditëve të zisë, artikuj lidhur me vdekjen e Enver Hoxhës.

F u n d

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.