
Arben Çokaj
Ja ku e keni. TVSH nga 20% bëhet vitin tjetër në 21%. Ajo 1% rritje do të shkojë për rritjen e rrogave të policëve, që i hipin hu protestuesve, dhe për blerjen e mbjeteve mbrojtëse për policinë në protesta, si skafandra, shkopa gome, pushkë e plumba plastikë, tymuese me gaz lotsjellës, autobota me topa uji, etj. etj. Rama ka shije të shtrenjta… abuzon me të madhe dhe i duhen para. Paratë që merrnin prej drogës kanë filluar të rrallohen, e prandaj ai i rriti taksat…
Kënaqen dhëmbëramët që mbështesin Ramën e mezi e shtyjnë muajin… Janë gati të japin jetën për të, për komerdaren, vetëm që Rama të rrijë aty në parajsën e tij fiskale… Identifikohen me të, me barkun thatë, ndërsa Rama mbushë teneqet me para, e xhepat e politikanëve të huaj, që ta mbështesin…
Rëndësi ka të ruhet Rama në parajsën e tij, në Kopshtin e Edenit me breshka kuruese, gjarpërinj e hardhuca, dhe ta mbajë pushtetin e tij me dhunë. Sa për Shqipërinë në BE, harrojeni, Rama e shet atë si iluzion – ngjashëm me inceneratorin e Tiranës, ku paratë i merr, por inceneratoirin nuk e shihni kund… Dhe vështirë se do e shihni kund, sa të jetë Rama koqeministër.
Por, prapë mbajeni Ramën, se vjedhë e mashtron bukur, dhe rinisë shqiptare po i shkon jeta nga protesta në protestë, po e humbin edhe shkollën…
Pse shqiptarët ngrihen në protesta? Se ky hajn e mashtrues i madh ua ka sjellë shpirtin te hunda dhe po i varfëron pëditë. Në vitin 2013, psh. 1 kg. djathë dhie feta Gjirofarma bënte 7 Euro, tani bën 22 Euro e me taksimin e Ramoviqit do të rritet edhe më shumë, e jo vetëm ky çmim, por të gjitha çmimet e tjera… Ky është pra Ramoviqi me triadë të errët, që duket sikur ka ardhur si njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, jo për ta zhvilluar vendin, por për të pasuruar veten dhe njerëzit rreth tij.
Vuçiq ka punuar më mirë për Serbinë, se Rama për Shqipërinë. Rrogat i kanë më të larta e çmimet më të ulëta se në Shqipëri. Por prapë serbët e larguan atë. Kurse ne e kemi më të vështirë, se Rama po vepron si ottoman, nuk ikën me arsye nga poushteti, nuk ikën me votë, se i vjedhë dhe i blen votat, ka lënë vetëm një rrugë: rrugën e forcës. Kjo do i kushtoijë shumë popullit shqiptar, edhe nëse do të jetë në gjendje ta largojë atë në një moment!











