Krenaria shqiptare që vjen nga gjenialiteti

1
179

Nga Elisa Spiropali

Vepra e Tij ka përmasa mahnitëse; disa kontinente në hapësirë, disa shekuj në kohë.

Tjetërsimi i qënies njerëzore nën diktaturë përmes një prej personazheve më të skalitur të letërsisë botërore, Ebu Qerimit.

Hamleti i bjeshkëve tona, Gjorgu, i thellë dhe dramatik sa Hamleti i Pallateve.
Saga frymëndalëse e një breznie gjirokastrite.

Janë vetëm tre nga Yjet në konstelacionin e pafund të kryeveprave kombëtare dhe botërore të gjeniut tonë.

Shkrimtarit që me zjarrin dhe dritën që solli në kohën më të errët nuk e la mendjen e shqiptarëve të mpihet dhe shpresën për liri t’u fiket; Luftëtarit më të paepur për identitetin europian të shqiptarëve; Maratonomakut që solli lajmin se s’ka vështirësi që s’përballohet dhe zinxhirë që s’këputen, se e drejta dhe e vërteta gjithmonë vonojnë por gjithmonë vijnë – i takojnë të gjithë titujt dhe nderimet.

*Në ceremoninë e dekorimit të Ismail Kadaresë “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti Macron.

1 KOMENT

  1. Na ben KRENAR qe je shqiptar dhe ate nderin NDERKOMBETAR mare.Ismail Kadareja bir i Gjirostres-Ti- qe ka nxjre sa TRIMA-te Shpates dhe Pushke sa ZEDHENES te MENDIES e PENES;si eshte i Madhi Iamail Kadareja. Dite NJEMIJE i uroj une; bashkemoshatar i tij-ish MESUES-Pena e tij sa Naimjane dhe Migjeniane.Pa tjeter NJERI eshte dhe Ai ne shoqerine qe jetoi-dite e perzgjodhi.Mbare njerezit e vleresonin sa dhe e qortonin-Ai vetem-DEGJUAR ..
    Pleqeri per te nuk ka po VETEM-KRIJIMTARI- i urojme shendet e plotesuar amanetin e te pareve: *I bje BOTES ane e mbane po NUK E HAROJJ VATANE*.( sidomos sot per kohenqe jetojme…) Bashkemoshatori 87 vjecar-Bir i Dangelise Naimjane: Guri Naimit D.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.