Prindër të Braktisur

0
Prindër të braktisur

Leonardo Nika

Ikën na braktisën
Na lanë në vetmi
Sa vuan zemra jonë
E di veç ajo perendi

I rritëm ato fëmijë
Me copa e grima
Tani na braktisën
Mbetëm si jetima

Tani fëmijët tanë
Bredhin nëpër botë
Gjumë s’kemi në sy
Ditën s’e ngrysim dotë

Në restorante lukzoze
Hanë darkë e drekë
Ah si s’e kuptojnë
Sa vuan prindi i shkretë

Ah fëmijë të dashur
Kaq shumë na mungoni
Kur të bëheni prindër
Ndoshta do të na kuptoni

Nuk duam prej jush
Euro dhe dollarë
Veç t’ju shohim me sy
S’e malli për ju oh seç na marë

E’ja na takoni
Akoma sa pa vdekur
S’e dashurinë për ju
As varri s’ka për ta tretur

Ne lotojmë veç lotojmë
Por s’kemi zemër
T’ju mallkojmë
Kur mbi varrin tonë të heshtur
Të ketë mbier gjelbërimi
Ndoshta atëhere do na qani
Me të vertetë me lot pendimi

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.