FITUESE NË KONKURSIN “GRUAJA MBRETËRESHA E FAMILJES”!

0
490
Shoqata Muzaka - çmimi i tretë - Naxhije Doçi

ÇMIMI – VENDI I TRETE PËR KRIJUESEN DHE POETEN NAXHIJE DOÇI,
NDARË NGA SHOQATA LETRARE ARTISTIKE “PRINC MUZAKA”

Informimi i bërë më datën 05. 03. 2022 nga Administratori i Shoqatës Letrare Artistike “PRINC MUZAKA”, Z. Vullnet Mato, se më është vlerësuar poezia ime “GRATË SHQIPTARE”, me të cilën poezi kam konkurruar në Konkursin e shpallur nga kjo SHOQATË e nderuar, më gëzoi pa masë. Një vlerësim i tillë, me ÇMIMIN – VENDI I TRETË, vërtetë më bëri shumë të nderuar.

Faleminderit SHOQATA LETRARE ARTISTIKE “PRINC MUZAKA”, me Stafin Drejtues: Kryetare, Znj. MIMOZA ÇOBO dhe Administrator Z. VULLNET MATO, për ndarjen e këtij çmimi! Përherë e nderuar dhe krenare bashkëpunimi me Ju!

– Me respekt – Naxhije DoçiProf. Prishtinë – 05.03.2022

FITUESE NË KONKURSIN “GRUAJA MBRETËRESHA E FAMILJES”!

GRATË SHQIPTARE

Gratë shqiptare,
vajza, nuse, motra dhe nëna
hark ylberi dhe si hëna
përplotë dinjitet në jetë.
Fisnike të pathyeshme dhe shumë bujare
gratë shqiptare
kudo që dielli shndritë mbi shqiptari,
në përthekimin me flakërimë shqiponje
që në antikë,
dhe në epokat më të hershme
që nga lashtësitë
kur Zotat flisnin vetëm shqip.

Gratë shqiptare trime e luftëtare
si Teuta mbretëreshë
e Nora e Kelmendit sokoleshë,
si Shotë Galica heroinë
e Xheva sublime në vazhdim.
Gratë shqiptare edhe humanitare
me evolim shëmbëllimi globit anë e mbanë
si Nënëmadhja jonë ujëvarë e cemtë
Nëna Tereze e bekuar
Shën Tereza e shënjtëruar.

Edhe me përjetime të rënda në jetë
gratë shqiptare
si edhe me shumë halle,
amësinë e mbarë hirësi hyjnore
për vazhdimësinë e rrënjës së ndritur prore,
pirgje në reflektim për frymim e mbijetim
dhe me shumë vlera familjare.
Gratë shqiptare të kohës më të re
yje të shquara dhe me etje frymëzimi
që bënë histori të derdhur madhështie
edhe për mençuri e bukuri
në tërë përthekimin shqiptar
dhe në atë ndërkombëtar,
krenari e pashuar për ne.

Gratë shqiptare përherë me besë e fe
për gjuhën shqipe të rrënjës dhe për mëmëdhe
me zemrën e madhe sa bjeshka me bore,
dashurinë kurorë,
shqiponja me fletë në folenë e vet.

Prishtinë – 2022 – (E postuar – 13.02.2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.