APOLLONIA ILIRE NË SHQIPËRI DHE QYTETET APOLLONIA NË VENDE TË TJERA

0
1920
Apollonia ilire

Abdulla Mehmeti

Kur shumica e historianëve dhe studiuesve eminentë të botës, nga lashtësia deri në ditët e sotme, qytetin e lashtë Apollonia në Shqipëri e njohin dhe e quajnë Apollonia Ilire, pse disa historinë, studiues dhe akademikë shqiptarë e ushqejnë edhe sot krimbin e propagandës greke dhe sllave, që vazhdon ta gërryej autoktoninë dhe shtrirjen e territoreve etnike të shqiptarëve në lashtësi dhe në kohën e sotme?!

Apollonia (në greqishten e lashtë-pellazgjishte: Ἀπόλλων, në gjuhën latine: Apollo), është konsideruar si i biri i perëndisë supreme, Zeusit dhe i dashnores së tij, Letës, sipas mitologjisë së lashtë, si perëndi e dritës dhe diellit, i arsyes, frymëzimit dhe artit, i parathënies dhe profecisë, pasi që kishte lidhje hyjnore me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.

Në nderim të perëndime të tyre pagane dhe të heronjve mitologjikë (gjysmëperëndive), popujt e lashtë i emërtonin qytetet, vendbanimet dhe tempujt besimit, duke shpresuar se ata u sillnin fat dhe begati banorëve të vendit, i mbronin nga fatkeqësitë natyrore dhe nga armiqtë.

Ndër këto figura bën pjesë sidomos Aplloni, perëndia e dritës dhe diellit, emrin e të cilit e kanë përjetësuar banorët e lashtë pellazgë-ilirë në emrat e së paku dhjetë qyteteve të lashtë, të njohur deri më sot, në gjithë hapësirën ku kanë jetuar fiset e lashta pellazge-ilire-dardane, por edhe në vendet ku janë larguar pas katastrofave të mëdha, siç ka qenë Lufta e Trojës, në rrjedhat e së cilës një rol të veçantë në krah të banorëve dardanë të Trojës ka luajtur perëndia së cilës edhe besonin ata, Apolloni, për të cilin të dhënat e para vinë përmes poemës epike “Iliada” të Homerit (Omirit).

Pavarësisht se nga burimet më të hershme të shkruara sipas veprës së Homerit dhe autorët e tjerë të lashtësisë, Apolloni vendoset qartë në anën e trojanëve dardanë, ndërsa armiqtë e tyre në asnjë rast nuk e marrin bekimin dhe përkrahjen e Apollonit, një pjesë e studiuesve të mëvonshëm këtë histori janë munduar ta ndryshojnë e falsifikojnë, sidomos përmes dëshmive të rrejshme kinse “grekët e lashtë”, qoftë edhe si kolonizatorë, i kanë themeluar qytetet me emrin Apollonia! Përderisa është e qartë se, Apllloni me fuqinë e tij prej perëndie sipas Homerit ka qenë në anë e Trojanëve, cili do të ishte qëllimi dhe interesi i grekëve të lashtë që ta përjetësojnë emrin e tij, duke emërtuar qytete me emrin e Apollonit?!

Në këtë lojë të historiografisë së rreme, fatkeqësisht janë përfshirë edhe disa autorë, historianë dhe studiues shqiptarë ndër vite e dekada, por për këtë çështje do të bëjmë fjalë më gjerësisht në ndonjë shkrim tjetër.

Kësaj radhe, për lexuesit dhe studiuesit shqiptarë, më pak të informuar ose të painformuar, do t’i paraqesim emrat e qyteteve më të rëndësishëm, të cilët e kanë mbajtur dhe përjetësuar ndër shekuj emrin e Apollonit, perëndisë pellazge-ilire-dardane të dritës, mirësisë dhe fatit.

Kjo listë e qyteteve me emrin Apollonia, të gjithë në një vend, bashkë me vendndodhjen e tyre, publikohet për herë të parë për publikun lexues shqiptar. Se cili nga këto qytete është më i lashtë, sipas burimeve historike, këtë le ta dëshmojnë studiuesit në të ardhmen, pa paragjykuar me këtë rast se cili nga këto qytete u ndërtua më parë dhe cili më vonë, nga kush u ndërtuan dhe sa këto qytete në lashtësi kishin lidhje mes tyre.

Lista e qyteteve me emrin Apollonia, vendndodhja e tyre në lashtësi dhe shtetet e sotme ku ndodhen ato, pavarësisht se numri më i madh e këtyre qyteteve janë shkatërruar ose mbajnë emra të tjerë, të ndryshuar nga regjimet e kohës në këto vende, me pak përjashtime:

1. Apollonia, Illyria (Shqipëri)
2. Apollonia, Pontica (Bullgari)
3. Apollonia, Aetolia (Greqi)
4. Apollonia, Kavala (Greqi)
5. Apollonia, Mygdonia (Greqi)
6. Apollonia, Chalcidice (Greqi)
7. Apollonia, Mysia (Turqi)
8. Apollonia, Rhyndacum (Turqi)
9. Apollonia, Sicily (Itali)
10. Apollonia, Cyrenaica (Libi)

(Për historinë e secilit nga këto qytete do të shkruajmë më gjerësisht në ndonjë shkrim të radhës.)

(3 gusht 2022)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.