SEKRETI I SUKSESIT TË ARTISTIT TË FAMSHËM, NIKOLLË NIKPRELAJ !

0
108
Nikollë Nikprelaj
Musa Kurtulaj
Musa Kurtulaj

Nga Musa Kurtulaj

– Këngëtari i mirënjohur, qe këndon qe ne moshën 6 vjeç – Këngëtari i famshëm, Nikolle Nikprelaj, i trevës se Malësisë se Madhe përtej kufirit ne Malin e Zi, i moshës 64 vjeç, këndon qe ne moshën 6 vjeçare ! Behej një dasme ne fshatin Triesh nga është familja Nikprelaj dhe baba i tij, Nosh Grishi Nikprelaj, kishte marre lahutën për te kënduar.

Pranë tij ishte ulur edhe i biri 6 vjeç, Nikolla, si fëmijët qe shkonin ne çdo dasme qe behej ne fshat. Noshi nisi ta hape dasmën me këngën Maja Krahu, këngë kjo tradicionale shume shekullore e veriut shqiptar, qe është edhe themeli mbi te cilën ngrihet muzika e trevës veriore te Shqipërisë Historike ! Nuk zgjati shume dhe Nikolla ngriti njërin krah, mbështeti pellemben e vogël pas veshit, dhe me zërin e tij iu bashkua babait ne këngën kushtrim…! Për një moment dasmoret u çuditen nga zëri burrëror i 6 vjeçarit, qe po ia kthente ne mënyrën me madhështore vargjet kushtrim babait te tij !

Nuk kishin pare dhe dëgjuar deri atëherë, qe një fëmijë i kësaj moshe te mund ta këndonte këngën Maja Krahu, pasi është një këngë qe kërkon vokal (zë) ushtime, siç shprehen malësorët, qe pak kush e ka ne Malësi ! Dhe nuk mbaroi me kaq, babai mori lahutën e nisi ti binte e këndonte para dasmoreve. Nikolla i vogël serish iu bashkua babait me zërin e tij edhe ne këngën e lahutës ! Dasmoret nuk kishin pse te çuditeshin me, pasi ishin para një fakti te pamohueshëm dhe te gëzueshëm ne te njëjtën kohe, se Trieshit po i rritej një djalë qe do ta trashëgonte këngën e babait te tij dhe jo vetëm pasi, siç e tregoi koha, u be edhe i famshëm !

Të nesërmen e asaj dasme, lajmi u përhap goje me goje ne gjitha fshatrat e trevës se Malësisë, se djali i Nosh Grishit Nikprelaj te Trieshit, Nikolla i moshës 6 vjeç, këndonte dhe këngën Maja Krahu, edhe me lahute ! Me pak fjale, kështu nisi karriera e këngëtarit te Malësisë se Madhe, te mirënjohurit Nikolle Nikprelaj, te cilin tashme e quajnë edhe “ambasadori” i këngës dhe muzikës se trevës shqiptare ne Malin e Zi ! E kujtova këtë nisje, pasi para pak ditësh Nikolla u ndal ne Shkodër dhe se bashku edhe me autorin e njohur te teksteve te këngëve, Ramazan Çeken, kaluam një dreke te këndshme !

Nikolle Nikprelaj

E pyes Nikollen se ku qëndron sekreti i suksesit te tij si këngëtar, me karrierë 54 vjeçare, i njohur tashme jo vetëm ne trevën e Malësisë por ne te gjithë hapësirën shqiptare, nga Mitrovica e deri ne Çamëri, nga Ulqini e deri ne Shkup, dhe ne te gjitha vendet e Botes ku ka shqiptar ? Ai u përgjigj shkurt: – Me këngën Maja Krahu e kam filluar dhe me këtë këngë e vazhdoi sot e mot, sa te kem fryme ! Për te qenë me bindes, ai ngriti krahun e djathte, mbështeti pellemben pas veshit dhe tha “ia,kështu e kam nisur qe ne moshën 6 vjeç, nuk e harroi këtë unë…..”! Vështire te këtë këngë shqiptare, qe te mos mund ta këndoje Nikolle Nikprelaj, qofte ajo popullore, e muzikës se lehte apo moderne….

Te tille e ka vokalin, por ama asnjëherë nuk harron te theksoje se gjithçka e ka nisur nga kënga Maja Krahu ! Aty ai e gjene identitetin e tij si malësor krenar, identitetin artistik, energjinë dhe talentin për t’iu përshtatur natyrës se çdo kënge shqipe ! Nikolle Nikprelaj do te rritej kështu bjeshkëve magjepse te Trieshit, bashke me këngën burimore te Malësisë, te pastër si uji i kristalte i Cemit ! Historia e pamëshirshme e ka ndare Malësinë e Madhe qe ne vitin 1913 pergjysem, me kufi ne mes. Me vone erdhi një kohe kur shqiptaret ne trevën e Malësisë se përtej kufirit, ne Malin e Zi, as te vështronin nga atdheu AME nuk lejoheshin, e jo me te mund te vinin për te takuar te afërmit e tyre në festa, gëzime, dasma apo hidhërime !

Në fshehtësi mundnin te dëgjonin nga valët e Radio Shkodres, Radio Tiranes dhe TVSH këngët qe këndonin këngëtaret e Malësisë se këndej kufirit si Sali Mani, Jonuz Delaj, Rrok Gjelaj, Pretash Nilaj, Vëllezërit Buçi, e te tjerë. Nikolle Nikprelaj thotë se ishte i ri, fare i ri, por e kishte ëndërr ti takonte këta këngëtare e te tjerë, këngët e te cilëve ishin frymëzim për shqiptaret e përtej kufirit dhe deri ne Kosovë. Ne u rritem me këto kënge, i mësuam dhe kur erdhi dita i kënduam fort, kujton ai, pas ndryshimeve qe sollën vitet ’90 ne Ballkan. Nikolla u diplomua për pikture ne Universitetin e Prishtinës, por këngës dhe muzikës nuk iu nda për asnjë moment. Në atë kohe ngriti e drejtoi edhe grupin artistik “Besa e Trieshit”. Këngën, te kënduarit nuk i kishte qellim në vetvete, por si fuqi e pashtershme për te ruajtur traditën dhe kulturën e Malësisë, trashëgiminë e saj historike dhe frymëzimin atdhetar si shqiptar !

Repertori i tij do te pasurohej me këngë qe do te ktheheshin ne kushtrim për Kosovën e robëruar nga regjimet shekullore te Serbisë, pasi u kushtoheshin luftëtareve te saj qe kishin derdhur gjakun për trojet e lashta Dardane, krahas këngëve për qëndresën heroike te malësorëve te Malësisë se Madhe dhe prijësve te saj te shquar si Baca Kurtit, Meme Smajlit, Çun Mules, Dede Gjon Lulit e shume te tjerëve. Çlirimi i Kosoves ne qershorin e vitit 1999, shoqërohet nga Nikolle Nikprelaj me dhjetëra këngë lapidare për luftën e UÇK-se dhe heronjve e dëshmorëve te saj, qe i falen jetën lirisë se Kosovës. Sheshet e Kosovës, me dhjetëra e dhjetëra koncerte ne flladin e lirisë Dardane, janë dëshmitare te madhështisë se këngëve te Nikolle Nikprelajt , krahas kengetarve te tjerë te shquar nga te gjitha trevat shqiptare. Albumet e tij si “Çlirimtaret koke për toke”, “ Oj Kosove, o Këngë e Kuqe”, “Pse jem gege e pse jem toske”, “Dede Gjo’luli”, “Kalorësi i Lirisë”, e shume te tjerë, i jepnin atij dimensionet e një këngëtari gjithëkombëtar.

Por momenti me kulmor ne karrierën e tij i përket vitit 2012, qe ishte 100 Vjetori i Shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë, ku u zgjodh te këndonte këngën “Nen Një Flamur te Pandare”, se bashku me këngëtaret e tjerë te mirënjohur Ilir Shaqirin, Kastriot Tushën, Enkelejda Arifin dhe Selami Kolonjën, këngë qe e kënduan edhe ne Kuvendin e Shqipërie dhe kthye kështu ne Himnin e Atij Viti Jubilar , për mbare shqiptaret ! Ai vit mbetet me pikanti ne karrierën e tij jo vetem se u be protagonist si kengatar i zgjedhur, por edhe per ate qe klipi i ketij hymi fillon me filmimet ne kullen legjendare te Dede Gjon Lulit te Malesise se Madhe ! Nikolle Nikprelaj me zërin e tij sa kumbues aq dhe te ëmbël, dhe me interpretimin mjaft elegant te një larmie pafund te këngëve të te gjitha tematikave dhe krahinave te Shqipërisë, mirëpritet ne çdo koncert apo aktivitet, kudo qe është ftuar e vazhdon te ftohet, nga Veriu deri ne Labëri, dhe ne diasporën shqiptare te shteteve te ndryshme te Botes !

Po kështu ne gëzime e dasma dhe organizime te tjera festive, si rralle kush këngëtar tjetër, din te krijoje atë atmosfere ku te gjithë ndihen mrekullisht mire me këngët e interpretimet e tij, dhe gjejnë veten te gjitha moshat sipas preferencave te tyre muzikore ! Ai këndon për te gjithë, dhe jo për kategori te caktuara, domethënë din shume mire t’ua plotësojë te gjithëve dëshirat për këngët qe preferojnë. Këngë te spikatura trimërie, atdhetarie, dashurie, lirike, rinore e kështu me radhe, bashkejetojnë mrekullisht ne “thesarin” muzikor te këtij artisti te lindur për te kënduar bukur ! Nikolle Nikprelaj nuk harliset ne skena dhe as nuk zvarritet ne dasma e gëzime apo restorante, për tu zhvatur xhepat te pranishmeve, siç rëndom po shohim çdo dite ta shpërfytyrojnë veten jo pak “artiste”, por këndon dhe transmeton art, edukon shije artistike muzikore si dhe kulture e sjellje dinjitoze, si i takon një artisti te vërtetë !

Kështu ai ka fituar, si pak kush tjetër, adhurimin e publikut artdashës shqiptare, te këngëtareve e kompozitorëve me te shquar dhe te autoreve “elite” te teksteve te këngëve ! Nikolle Nikprelaj ka fituar “statusin” e te ftuarit nder te paret artiste ne koncertet me te rëndësishme qe organizohen ne Kosove, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe ne diasporën shqiptare neper Bote! E ka bere tradite qe ne vëren e çdo viti, ne Tuz te Malësisë ku dhe jeton, te organizoje e drejtoje spektaklin ‘”Mis Malësia”! Një aktivitet i tille kërkon shume angazhim, aq me tepër ne një zone si kjo që, për shume rrethana, ka mundësi te kufizuara për veprimtari te tilla. Megjithatë ia del mbanë me sukses , luan një rol te veçante si ne afirmimin e bukurisë se rinise se Malësisë, ashtu dhe te vlerave edukative te përbashkëta qe i forcojnë marrëdhëniet shoqërore mes saj.

Ne mbyllje te këtij shkrimi, pak radhe edhe për ekspozitën me punimet ne pikture qe ai hapi me Tuz me datën 14 mars. Ishin dhjetëra punime qe tregonin se kishim te bëjmë me një mjeshtër te penelit, qe deri atë dite jo pak nga ne e njihnim vetëm si këngëtar. U thane fjalët me te mira për këto punime, si nga artdashësit ashtu dhe nga profesionistet e kësaj fushe, te ardhur nga Podgorica, Ulqini, Shkodra, Lezha, Tirana, Kosova e tjerë. Por ra ne sy edhe një fakt tjetër shume interesant, pjesëmarrja e gjere dhe përfaqësuese e te pranishmeve nga te gjitha krahinat e Shqipërisë. Nga Kosova dhe deri ne Çamëri, ishin te prezent ne këtë aktivitet, duke shënuar kështu rastin e pare qe ne Tuz te mblidheshin nga e gjithë Shqiptaria ! Këtë e arriti Nipollë Nikprelaj, kontributi artistik i te cilit është pasuri ne thesarin e muzikës kombëtare shqiptare !

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.