NGA KALOSH ÇELIKU
Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh në Katund, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike në jetë. Që, unë asaj kohe si fëmij i merrja edhe si përralla fantastike. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit, përpara Shtëpisë. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kuçedra e Lugatin e Koçajve. Katundi, ku mua sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë edhe ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike historike – kulturore.
Interesante, përveç rrëfimeve historike, ishte edhe ajo e Familjes Xha Deralla. Satiristit Madh, rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente herë pas here plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit madh te ndezur me flakë në oxhak. Dromazhakut me kokë gjarpëri, pranë oxhakut të Shtëpisë. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në shtëpine e stërgjyshërve.
Edhe, ishin ato kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur xhindet nateditë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e majë lisave të Livadhit. Dhe, në mëngjes para agimit më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e hetonin grabitjen time pasmesnate nga shtrati, mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave. Dhe, pasi bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë drita më kthenin në mesin tyre, në shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nënës dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë, më përgjigjeshin: me siguri ke parë ndonjë ëndërr të keqe.
Shkak, ky: Që, Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se djalin e kanë pushtuar xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku t’i fryej në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali. Megjithatë, ende nuk mund të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, unë nuk do të sëmurem keq dhe flas jerm vetmevete në gjumë dhe rrokem fytas me xhindet. Edhe, Ditën e Nesërme, natën si fëmij dyvjeçar më përcollën në spitalin e Shkupit. Interasant, mu si në Ditën e Sotme nëpër shkrimet e mia publicistike mes librave.
Tek atëherë, Nana dhe Babai më sjellin për shërim në spitalin e Shkupit. Spital, në të cilin unë me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet për shërim, në këtë Qytet historik të Kryengritësve shqiptar. Stërgjygjërit tim, kaçakut të maleve Emin Çeliku (Xhambazi). Krahut djathtë të Dervish Carës. Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo kohë e atyre dy viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.
Nana, shpeshëherë asaj kohe ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante. Që, sot përçudi ka të bëjë edhe me gjuhën shqipe, si krahasim rasti me ditën e sotme: “Vëllezërit”, kur nuk e pranojnë si gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën, kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike historike: Biro, unë nuk e dija gjuhën maqedonase, dhe nuk mund të komunikoja me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e dija t’u përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije si grua Katundi, u përgjigjesha me atë robërinë asimiluse osmane, se: jam, turqelinkë. Ato, ma sillnin një turqelinkë, dhe unë përsëri nuk mund të merresha vesh me atë turqelinkën, “motër”?!
Ditën e nesërme, ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e njëra-tjetrës në këtë shtet të “përbashkët” jugosllav. Pak më vonë, ma sollën edhe një bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje ”motër”. Pak kohë, pas agimit ma sollën edhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një maxhupe (rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e nënës, asnjë fjalë goje.
Falë Zotit, pas një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është kjo një grua shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm vesh me personelin mjeksor në spitalit e Shkupit.
Plot pas dy viteve qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim, se: unë si fëmij duvjecar asaj kohe, autori i këtij rrëfimi artistik, jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi “ilaçe” (barëra) për këtë sëmundje. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër shërimi.
Nana dhe Babai, më nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më shpien tek Dervish Nurja “Përtejzalli”. Plaku me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një hajmali lëkure me një copë letre dhe një shkrim përqafe.
Hajmali (nuskë), të cilën unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humbë gjatë studimeve, në Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e disko-klubeve të “Bozhurit” me muzikë rokenroll. Sot, “Ilirisë”, në Prishtinë. Hajmali (nuskë), e cila do të ma shpëtojë jetën mua si shkrimtar, në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike (në Netët e Poezisë Korçare (2000). Paralajmërim i Lufës në IRJ të Maqedonisë (2001).
Edhe, pas një aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej në përrua në “Qafë-Thanë” (Shqipëri). Paralajmërim i Krizës politike, që ndodhi në IRJ të Maqedonidsë. Dhe, ndoshta në këto anë Shqiptare, nuk kishte fuqi më ajo hajmali (nuskë) mistike e Dervish Nures, Tri Zanave të Maleve Kreshnike të “Baba Tomorit”. Ose, ku ta di unë: në këtë Kryeqytet Historik Shqiptar më morën në dorë xhinde të tjerë dhe dervishë në Tyrbe, për Ndryshime Politike Partiake Shqiptare.
Historitë e këtij rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e mia shëndetsore si fëmij. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri motrave. Babai i tij si fëmijë i ka dhënë gji (tambël) tek Familja Xha Deralla. Kryeplakut, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa, Nastradin Hoxha është krijuar nga populli si “autor’ i anegdotave shqiptare, Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anekdotave dhe satirave shqiptare, ku ka jetuar 102 vjet, në Cërvicë. Kryeplaku, që në Ditën e Sotme e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.
Im Vëlla, Ramë Çeliku pas kthimit nga Parisi ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derallën, dikur në pleqëri e mbyllën edhe me çelës në odë brenda katër mureve. Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë “marrëzira” antiserbe. Tallet me xhandarët e serbit, duke i shëtitur nëpër katund, që kalonin si patrolla policore nëpër Cërvicë.
Vite me radhë, frikë kishte të kalojë edhe nga fshatrat përreth njeri nëpër katundin Cërvicë, se: do të haste tek “Ureja” në pusi me Xha Derallën përpara Portës të Xha Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas “Çuke” në tjetër katund. Ose, livadheve të “Kacës” duke hedhur valle me shami mbi kokë e lodra për Dasmën e Madhe Shqiptare, në fshatin “Përtejzalli”.
Probleme bënte edhe me xhandarët e serbit. I shëtiste gjithë natën nëpër Katund të njëtës rruge, e pak para agimit i sillte tek porta e Plakut të Katundit. Katundarët e fshatit kojshi me Kolibaret, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët për luftë, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës. Xha Deralla, qe ai: që, e zgjidhi problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave, duke i “mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e arave të fushës gjatë verës. Një ditë, u tha haptas katundarëve të tij cërvicasëve me armët gati në brez për luftë e shytërit krahëve:
-O burra, mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë, u mora vesh me Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historik me ujin: tre muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj dimër, ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.
Katundarët, përpak desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi. Shytërit nga krahu. Struket e zeza, i hudhën në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në rremën me ujë me të cilën vaditinin arat. Magjithatë, pas një zënke burrërore, më në fund u pajtuan me këtë marrëveshje si “zgjidhje” të Xha Derallës. Vështirë e kishe t’i dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak të urtë shqiptar.
Unë isha ai postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën, ose darkën në Katund, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një shkop thane të gjatë me dy grepa në majë, përditë përmes hekurave të dritares në katin e dytë të shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë historike kërçovare për dritare me çifteli:
…….…………………………………
Komandir Bllazhja në sherë ka shkou,
Naçallnejkut myzhde i ka kërkou:
Dy nishëne i thotë bakshejsh t’i du,
Se Sadin Selmanin, sot ta kam paltou.
Hajde bre Bllazhe tej mos më rrejë mou,
Sadin Selmanin tej, se ke paltou,
T’ishte për ty e për mou,
Ene shumë vjet ai kishte me rrou,
Vetë Zajazi atë e ka paltou…
Kutadi, Unë sot si shkrimtar?! Ndoshta ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën nëpër damarë, si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin nëpër shekuj e ka mbajtur “gjallë” Historia: një Perandori osmane dhe bazhibozuke turko-serbe, në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri, e kanë shkelur me këmbë e topa. Sot, i delë zot, pasardhësi i Xha Derallës. Truri i popullit shqiptar brez pas brezi.
Frikë kam sot, se: mos edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më mbyllin në dhomë mes katër mureve dhe hekurave me çelës. Arsye: që të mos shkruaj “marrëzira” rrëfimeve dhe nëpër libra.
Vetëm, mos e harroni edhe një rrugë (dhiare) Qiellore mbi çati. Nëse, ma mbyllni derën, ose dritaren. Oxhakun, e kam të hapur në letërsi: Penën me dy tyta. Unë jam Kaçak Mali, që hyj e dal kur të më teket edhe për oxhaku…











