
Arben Çokaj
[ 11 librat e Frojdit në shqip ]
11 libra nga ‘Vepra e plotë’ e Frojdit në shqip, mbi 3000 faqe përkthim me temat më kryesore të trajtuara prej tij. Vepra e plotë e Frojdit në anglisht ka 5102 faqe gjithsejt.
Përkthimi më i mirë dhe më i plotë i Veprës së Frojdit në shqip.
Zigmund Frojdi krijoi një vepër të madhe, me një rëndësi të veçantë për njerëzimin, pas një pune, që ai ia kushtoi gjithë jetën e tij, PSIKOANALIZËN, dhe unë pas një pune rreth 3 vjeçare përkthimi, e përfundova përkthimin në shqip të kësaj vepre të madhe, me pjesët më kryesore dhe më të rëndësishme të saj!
- Studime mbi Histerinë – 292 faqe
- Interpretimi i ëndrrave – 616 faqe
- Psikopatologjia e jetës së përditshme+ – 266 faqe
- Totemi dhe Tabuja – 162 faqe
- Moisiu dhe monoteizmi+ – 180 faqe
- Psikologjia e turmave+ – 220 faqe
- Një studim autobiografik+ – 204 faqe
- Leksione Hyrëse mbi Psikoanalizën – 422 faqe
- Teoria mbi seksualitetin dhe Psikoanaliza – 200 faqe
- Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij+ – 260 faqe
- Personalitete dhe Psikoanalizë+ – 335 faqe (gjithsejt 3008 faqe)
Lexoni në vijim një përmbledhje për 11 librat e Frojdit në shqip:
Carl Gustave Jung: “Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme,
ajo do ta drejtojë jetën tënde dhe ti do ta quash atë fat.”
Kjo vepër i shërben pikërisht kësaj,
bërjes së vetëdijshme të proceseve të pavetëdijshme!
Albert Ajnshtajn: “Ata që kanë privilegjin të dinë, kanë edhe për detyrë të veprojnë.”
Tobias Hürter, psikoanalist: “Ju nuk duhet ta prezentoni Zigmund Frojdin për këdo.” Zeit.de
Zigmund Frojd: “Psikoanaliza si metodë sugjerohet vetëm për njerëzit e edukuar.”
Pas një pune rreth 3 vjeçare, arrita në fund të përkthimit të mbi 3000 faqeve nga Vepra e plotë Frojdit në anglisht në PDF, që ka 5 102 faqe gjithsejt, e cila mund të merret falas nga Libraria ime online (në anglisht dhe gjermanisht që ka 6704 faqe në PDF).
Ndërsa Vepra e plotë e Frojdit në shqip në PDF dhe Print ka një çmim, çmimin e përkthimit në shqip, prandaj sorry, nuk mund të merret dot falas. Siç edhe mund të shihet nga përmbajtja dhe kopertinat e librave, sukjekt i përkthimit tim janë bërë temat më të rëndësishme të trajtuara nga Frojdi gjatë jetës së tij, në veprën e tij, duke përfshirë edhe Interpretimin e ëndrrave dhe disa pjesë të tjera me rëndësi, si Personalitete të ndryshme, për të cilët shkruan Frojdi, si dhe leksionet e fundit hyrëse në psikoanalizë.
Unë jam shumë i kënaqur me përkthimin e kësaj vepre të Frojdit, të cilat sublimojnë në vetëvete qindra orë pune, të shtrirë në gati tre vjet, pranverë-verë 2024-2026, dhe më poshtë po përshkruaj shkurt secilën vepër dhe përmbajtjen që ka. Frojdi e kaloi gjithë jetën duke krijuar këtë vepër monumentale, Psikoanalizën, dhe unë mendoj se ia ka vlejtur të harxhoj 2-3 vjet nga jeta ime, që ta përkthej këtë vepër në shqip, me cilësinë më të mirë dhe përmbajtjen më të gjerë të përkthyer deri më sot në shqip.
1. Studime mbi Histerinë
Kjo është vepra e parë e Frojdit, në librin Complete Work në anglisht, dhe vepra e parë e përkthyer në shqip, për interesin që ka për profesionistë dhe lexues normalë, për t’u njohur me përpjekjet e para të sqarimit mbi Histerinë.
Si fillim libri jep disa raste nga Frojdi e Brojeri – Historitë e rasteve – të personave me ndikime histerike – kryesisht femra, të cilat shkojnë deri në paraliza, për shkak të histerisë. Prandaj ky ndikim i fuqishëm psikik e neurotik nuk duhet injoruar, por është mirë të njihet, për të mos e paragjykuar dhe për t’u mbrojtur prej tij.
Pastaj kemi një trajtim teorik mbi histerinë nga Brojer dhe Frojdi, të cilët arritën në atë kohë në një përfundim të rëndësishëm, sapo zbulohen shkaqet e një neuroze që shkakton histerinë, simptomat e saj zhduken. Dhe pacienti shërohet. A nuk është mrekulli?! Në vend që të shkojë pacienti te hoxha, që ta rrahë me shuplaka e Kur’an, apo të sillet rreth Kishës së Laçit, një psikoanalist mund ta shërojë atë vetëm me fjalë. ‘Pastrimi i oxhakut’ – e quante një nga pacientet e Frojdit këtë metodë.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Studime mbi Histerinë.
2. Interpretimi i ëndrrave
Është ndër veprat e para dhe me shumë rëndësi për psikoanalizën e Frojdit, për të sqaruar se pavetëdija çlirohet në ëndrra, dhe Interpretimi i ëndrrave sqaron shumë gjëra për psikikën e një individi, i cili nuk i përjeton ato kur është zgjuar. Zakonisht ëndrrat janë shprehje e dëshirave të papërmbushura të ditës së një personi.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Interpretimi i ëndrrave.
Ky është edhe libri më i gjatë si vëllim nga veprat e Frojdit. Sqarimi në vijim nga AI:
“Interpretimi i Ëndrrave” (gjermanisht: Die Traumdeutung) i Zigmund Frojdit, botuar në vitin 1900 (megjithëse u publikua në fund të vitit 1899), konsiderohet gjerësisht kontributi i tij më i rëndësishëm në psikologji dhe teksti themelues i psikoanalizës. Frojdi e quajti interpretimin e ëndrrave “rruga mbretërore” drejt njohurisë së aktiviteteve të pavetëdijshme të mendjes.
Teoritë dhe Konceptet Themelore
Argumenti qendror i Frojdit është se çdo ëndërr është një strukturë psikike kuptimplote që mund të gjurmohet deri në jetën e zgjuar të ëndërrimtarit.
Përmbushja e Dëshirave: Frojd pohoi se ëndrrat janë përmbushjet e maskuara të dëshirave të shtypura. Edhe ankthet ose ëndrrat shqetësuese interpretoheshin si mënyra për të përpunuar dëshirat e paplotësuara ose për të zgjidhur konfliktet e brendshme.
Përmbajtja e Manifestuar vs. Latente:
Përmbajtja e Manifestuar: Narrativa dhe imazhet e mirëfillta që mbahen mend pas zgjimit.
Përmbajtja Latente: Kuptimi psikologjik i fshehur, themelor që zbulohet përmes analizës.
Puna me Ëndrrat: Procesi me të cilin mendja transformon mendimet latente në ëndrrën e manifestuar për të anashkaluar “censurën” e mendjes së vetëdijshme. Mekanizmat kryesorë përfshijnë:
Kondensimi: Kombinimi i ideve ose njerëzve të shumtë në një imazh të vetëm të ëndrrës.
Zhvendosja: Zhvendosja e rëndësisë emocionale nga një ide domethënëse në një ide indiferente për të maskuar kuptimin e saj të vërtetë.
Shoqërizimi i Lirë: Metoda kryesore e interpretimit të Frojdit, ku ëndërrimtari lidh çdo gjë që i vjen ndërmend për secilin element të ëndrrës pa autocensurë.
Konteksti dhe Ndikimi Historik
Vetë-Analiza: Libri është thellësisht personal, duke paraqitur shumë nga ëndrrat e vetë Frojdit, përfshirë ëndrrën e famshme “injeksioni i Irmës“, të cilën ai e përdori për të demonstruar teoritë e tij.
Pritja: Fillimisht, libri u injorua kryesisht, duke shitur vetëm rreth 600 kopje në tetë vitet e para. Megjithatë, më vonë u bë një gur themeli i mendimit të shekullit të 20-të, duke ndikuar jo vetëm psikologjinë, por edhe letërsinë, artin (siç është Surrealizmi) dhe filozofinë.
Pamja Moderne: Ndërsa neuroshkenca moderne shpesh i sheh ëndrrat si nënprodukte të konsolidimit të kujtesës ose të aktivizimit të rastësishëm nervor (Teoria e Aktivizimit-Sintezës), vepra e Frojdit mbetet një tekst historik jetësor për të kuptuar zhvillimin e psikologjisë klinike.
Botimet e Disponueshme
Teksti u rishikua nga Frojdi tetë herë gjatë jetës së tij për të përfshirë ide të reja si simbolika e ëndrrave. Sot mund të gjeni versione të ndryshme:
Botimi Standard: Përkthimi përfundimtar i vitit 1953 nga James Strachey.
Versioni origjinal i vitit 1900: Përkthyer nga Joyce Crick, duke u përqendruar në teoritë e mëparshme të Frojdit, më pak të rënda me simbole.
Qasje Dixhitale Falas: I disponueshëm (në anglisht) nëpërmjet Projektit Gutenberg për përkthimin e vitit 1913 nga A.A. Brill.
A dëshironi të eksploroni një analizë specifike të ëndrrave nga libri, siç është injeksioni i famshëm i Irmës?
Në veprën themelore të Frojdit, “Injeksioni i Irmës” quhet “ëndrra shembull” e tij, sepse ishte e para që ai i nënshtrohej një analize të detajuar dhe të plotë, për të vërtetuar teorinë e tij se ëndrrat janë përmbushje dëshirash.
Narrativa e Ëndrrës (Përmbajtja e Manifestuar)
E ëndërruar natën e 23 korrikut 1895, ëndrra zhvillohet në një vendpushim veror, ku Frojdi po pret vizitorë.
Pacienti: Frojdi takon “Irmën”, një paciente të jetës reale dhe mikeshë familjare, trajtimi i së cilës për histerinë nuk kishte qenë plotësisht i suksesshëm.
Konflikti: Frojdi e qorton Irmën për mospranimin e “zgjidhjes” së tij për dhimbjet e saj. Ajo ankohet për dhimbje të forta në fyt dhe stomak.
Ekzaminimi: Frojdi thërret kolegët (Dr. M. Otto dhe Leopold) për ta ekzaminuar. Ata gjejnë një njollë të bardhë dhe kore në gojën e saj.
Fajtori: Zbulohet se gjendja e Irmës është për shkak të një shiringe të papastër të përdorur nga miku i Frojdit, Otto, për t’i bërë asaj një injeksion me një preparat propil.
130 vjet më parë, në verën e vitit 1895, Zigmund Frojd pa një ëndërr ku ai …




Zigmund Frojdi kishte (pa) një ëndërr në hotelin Koblenz, në Vjenë. “Belle Vue” u shkatërrua më vonë…
Interpretimi i Frojdit (Përmbajtje e Fshehur)
Pas analizës, Frojdi arriti në përfundimin se ëndrra ishte një mënyrë për të shfajësuar veten nga faji profesional.
Zhvendosja e Fajit: Duke ia atribuar sëmundjen fizike të Irmës shiringës së ndyrë të Ottos, ëndrra përmbushi dëshirën e Frojdit se mungesa e shërimit të Irmës nuk ishte për fajin e tij.
Hakmarrja Profesionale: Frojdi u ndje i bezdisur nga vërejtjet e Ottos në botën reale rreth “shërimit të paplotë” të Irmës. Ëndrra siguroi “hakmarrje” duke e bërë Otton shkaktar të një gabimi mjekësor.
Shoqata Simbolike: Formula kimike për trimetilaminën u shfaq në ëndërr, të cilën Frojdi e lidhi me mikun e tij Wilhelm Fliess dhe teoritë e Fliess mbi kiminë seksuale, duke përforcuar bindjet e tij kontraverse rreth origjinës seksuale të neurozës.
Konteksti Historik Modern
Biografët dhe analistët e mëvonshëm, si Max Schur, vunë re se ëndrra ka të ngjarë të pasqyronte një traumë mjekësore në botën reale që përfshinte një paciente tjetër, Emma Eckstein.
Frojdi e kishte referuar Eckstein te Fliess për operacion, i cili e la atë të shpërfytyruar përgjithmonë, pasi Fliess la aksidentalisht një gjysmë metri garzë në zgavrën e hundës së saj.
Ëndrra “Irma” shpesh shihet si përpjekja e pavetëdijshme e Frojdit, për të përpunuar fajin e tij të fortë dhe besnikërinë e tij ndaj Fliess pas këtij gabimi gati fatal.
3. Psikopatologjia e jetës së përditshme
Janë fenomene të ndryshme që ndodhin gjatë ditës, të cilat duken normale, por në veprimet e tyre të pavetëdijshme fshehin diçka dhe gjejnë shprehje në gabime të gjuhësore, në të folur, në shkrim ose parregullsi të tjera. Psh. një grua e re në të tridhjetat, dashurohet me një djalë më të ri se vetja, dhe në fillim ngurron për shkak të moshës, më pas vendosin për t’u fejuar. Gruaja e re kishte qenë e fejuar më parë me një oficer, i cili ishte vrarë në luftë dhe ajo tani nuk e donte më jetën. Kishte kaluar në depresion, ajo e adhuronte ish të fejuarin e saj oficer, sa pas vdekjes thoshte, se nuk ka burrë më për të, që mund ta zëvendësojë atë.
Një ditë të dielë, gruaja e re vendosë papritur të shkojë në kishë dhe i thotë të dashurit që të shkojnë bashkë, por ai ishte i papërgatitur për këtë – dhe kështu ajo vendosë e shkon vetëm. Gjatë rrugës ajo shoqërohet me një burrë tjetër dhe kur u nda me të, ai i thotë asaj lamtumirë, në vend që t’i thoshte mirupafshim. Gruaja e re del më pas në sheshin kryesor të qytetit, i cili ishte i zbrazët, se ditë pushimi, por një karrocë kalon aty, dhe ajo paritur përplaset me njërin nga kuajtë, e kështu rrëzohet… Nga dëmtimi i mëlçisë, ajo vdes më vonë në të njëjtën ditë…
Histori si kjo e të ngjashme, e përshkruajnë tërhejen e njerëzve nga e pavetëdishmja dhe gabimet, që i shoqërojnë njerëzit në jetën e përditshme, të cilat janë simptoma ose dukuri psikopatologjike!
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Psikopatologjia e jetës së përditshme.
4. Totemi dhe Tabuja
Një libër tjetër, i mrekullueshëm i Frojdit, është pikërisht Totemi dhe Tabuja. Është libri i dytë në radhë në përkthimin tonë, për shkak të rëndësisë që ka. Me këtë libër, Frojdi shkon thellë në histori dhe sqaron fenomenet e neurozave që në lashtësi, që në kohën e njeriut të parë e primitiv, kur njerëzit jetonin ende në fise të mëdha, hordhi, me një kryetar fisi, i cili shkonte me të gjitha gratë e fisit, por s’i linte djemtë e tjerë në fis, që të prektin gratë e fisit, se i tredhte ata ose i dëbonte nga fisi. Kjo situatë kaq e habitshme, gjeneroi fenomentin e vrasjes së të atit, djemtë e dëbuar, e të rritur, bashkohen dhe kthehen e vrasin të atin, kreun e fisit, dhe ia hanë gjallë mishin atij…
Por ndalojnë, reflektojnë, nuk duan të bëhen si ai. Këtu fillon njeriu të mendojë, të futet morali dhe ndalesat: ne nuk do të sillemi si ati ynë, ne nuk do shkojmë me gratë e fisit dhe nuk do i dëbojmë djemtë e fisit. Nuk i tredhim ata, por u presim lafshën, u bëjmë rrethprerje, që ka efektin psikik të tredhjes.
Këtu e ka pra fillesën feja, dhe njerëzit e hershëm të asaj kohe, meqë e vranë të atin, krijuan një adhurim për një kafshë totem, e cila kishte edhe tabutë e saj. Janë fazat e para të krijimit të fesë ose besimit, nga një shoqëri parafetare e njerëzve primitivë.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Totemi dhe Tabuja.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:
5. Moisiu dhe monoteizmi (E ardhmja e një iluzioni)
Libri i pestë në radhë është me një rëndësi themelore për besimin e njerëzve në fe. Frojdi për vete nuk besonte në fe, dhe e konsideronte fenë një iluzion, një neurozë (shtypje psikike në tru) obsesionale gjithënjerëzore. Në këtë libër, Frojdi merret me lindjen e fesë monoteiste, e cila i atribuohet Moisiut, i cili sipas tij ishte një egjiptian. Ai u largua nga puna e tij në shërbim të faraonit, thuhet se vrau një oficer egjiptian, i cili rrahu një skllav hebre, dhe afër malit Sinai, ai u kthye në bari. Ruante delet.
Një ditë, një gur e goditi nga mali, dhe atij i lindi ideja të merret me fe, dhe kështu ai mori një popull të braktisur, hebrejtë, dhe u bë udhërrëfyes i tyre, duke i quajtur ata si ‘populli i zgjedhur‘. Moisiun egjiptian e vranë, sipas sqarimeve të Frojdit, dhe vendin e tij e zuri një Moisi tjetër hebre. Por në një moment, feja u shua, nga kundërshtitë e hebrejve, për premtimet e papëmbushura, por u krijua më pas, disa shekuj më vonë mbi ato baza, që ajo ishte krijuar në fillim.
Më pas, Sauli nga Tarsi i Turqisë, që u bë Shën Pauli i fesë së krishterë, krijoi më vonë fenë e re, Krishterimin, duke u bazuar mbi një mëkat të madh të njerëzimit, që kishte vrarë në fillim të atin. Dhe si shpërblim, filozofia e fesë së re e shpaguan mëkatin fillestar, vrasjen e të atit me vrasje, duke viktimizuar (vrarë) të birin, Jezu Krishtin. Në këtë mënyrë, i biri u bë zot, ia mori pushtetin atit…
Te pjesa e Ardhmja e një iluzioni, Frojdi trajton në një mënyrë mjaft intelektuale, se si feja (si iluzion e neurozë) do të vijë duke u zhdukur, [ përveç se në Shqipëri, ku disa jepen shumë pas fesë ], me kalimin e kohës, me rritjen e dijes dhe vetëdijes te njerëzit, besimi fetar vjen duke rënë. Sa më i ditur të jetë njeriu, aq më pak beson te iluzionet irracionale.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Moisiu dhe monoteizmi.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:
6. Psikologjia e turmave +
Duke përfshirë edhe pjesën Përtej parimit të kënaqësisë dhe Egoja dhe Idi.
Te pjesa e parë, Përtej parimit të kënaqësisë Frojdi sqaron se njeriu është i prirur si natyrë të kënaqë veten, unin e tij. Por në jetesën në shoqëri, kjo tendencë nuk është gjithmonë e mundur, pasi fillimisht përballemi me parimin e realitetit. Nuk mund t’i bëjmë të gjitha, që duam e na kënaqin, sepse përballemi me realitetin, i cili na frenon, se ka norma morale, etj.
Ndërsa te pjesa kryesore, që i kemi vënë edhe titullin librit, Psikologjia e turmave, Frojdi ka si pikënisje veprën e Gustave Le Bon, Psikologjia e turmave, të cilën e vlerëson, dhe shkon me analiza psikoanalitike përtej saj. Në shumë raste, psikologjia individuale ndryshon nga psikologjia e grupit, apo e turmës. Te turmat, psikologjia ka një tendencë minimaliste, jo maksimaliste. Nuk fiton gjithmonë njeriu më i zgjuar, por ai mesatar. Pra, psikologjia e turmës, ka një nivel më të ulët, se psikologjia e një individi.
Ndërsa pjesa e tretë, Egoja dhe Idi trajton teorinë e Psikoanalizës, teoria e psikologjisë së thellë e zbuluar nga Frojdi. Këtu kemi termat Ego, ose Uni, dhe Idi, ose e pavetëdijshmja, si dhe Superegoja, ose Mbiuni, që është një gërshetim mes normave morale shoqërore, që kanë hyrë në të pavetëdijshmen e individit dhe ajo bashkëpunon me Idin, për të godituir Egon, duke krijuar kështu stres e shqetësime për individin…
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Psikologjia e turmave.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:
7. Një studim autobiografik +
Duke përfshirë edhe pjesë interesante si:
1. Mbi Narcizmin
2. E pavetëdijshmja
3. Tabuja e virgjërisë
4. Neuroza dhe Psikoza
5. Seksualiteti femëror
6. Pse luftë?
Kemi përfshirë disa tema me rëndësi, siç edhe shihen nga titujt e tyre dhe kemi përkthyer edhe Një studim autobiografik, ku Frojdi sqaron për veten, punën e tij të madhe e të pandalë dhe jetën e tij në dispozicion të teorisë së Psikoanalizës, të cilës ai i dha jetë dhe ka kaq ndikim në jetën shoqërore, që nga koha e tij.
Frojdi është një must read! Duhet lexuar me patjetër, për ta kuptuar këtë botë më mirë e për të mos vdekur budalla. Temat e trajtuara në këtë libër, nën titujt e renditur janë tema me mjaft rëndësi, dhe që manifestohen në shoqërinë njerëzore.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Një studim autobiografik.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:
8. Leksione hyrëse mbi Psikoanalizën

Janë gjithsejt 28 leksione hyrëse mbi Psikanaklizën, të shkruara nga Frojdi në vitet 1915-1916, që hedhin bazat sqaruese mbi këtë teori psikoanalitike, që ishte një risi për kohën e më pas u trajtua si psikologji e thellë.
Në vitin 1933, Frojdi i shtoi edhe 7 leksione të tjera dhe u bënë gjithsejt 35 leksione.
Të gjitha këto leksione në një libër bashkë përbëjnë një volum të madh, dhe sqarojnë më mirë metodën e Psiko-Analizës dhe punën e madhe e të detajuar të Frojdit dhe kolegëve të tij në këtë fushë, për t’i sqaruar më mirë fenomenet shoqërore përmes trajtimit të temave të ndryshme, që kanë qenë kureshtare në atë kohë dhe ne e kuptojmë më mirë procesin e zhvillimit psikik të shoqërisë njerëzore dhe punën që duhet për analizimin e këtyre fenomeneve psikike dhe dobishmërinë e psikoanalizës si metodë trajtimi.
Psikoanaliza njihet si metodë e thellë e trajtimit psikologjik, dhe konsiderohet zakonisht si metodë trajtimi dhe teorike e një niveli të lartë arsyetimi, sa njerëzit që mund të merren me të, për të pasur efekt, është më mirë të jenë njerërz të ditur e të arsimuar.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Leksione hyrëse mbi Psikanaklizën.
9. Teoria e seksualitetit dhe Psikoanaliza
Kemi bërë bashkë dy pjesë të rëndësishme të teorisë së Frojdit, të pandashme si duket nga njëra-tjetra. Teoria e seksualitetit, 1905, e cila është bërë subjekt kritikash ndaj autorit, pasi merret me trajtimin e ndikimit që ka seksi te njeriu, që në fëmijërinë e tij. Madje, shumë psikoza e neuroza, që krijohen në moshën e fëmijës, që kanë shkak çështjet seksuale, e ndikojnë njeriun edhe kur rritet, gjithë jetën.
Edhe prirjet seksuale, ndahen në fëmijëri, ku njeriu merr orientimin e tij seksual kur rritet. Sipas Frojdit, deri në moshën 5 vjeç, fëmija është seksualisht aktiv, por i mungojnë organet seksuale, dhe kalon në një latencë, vonesë, derisa fillon mosha e pubertetit, ose pjekurisë seksuale.
Kurse pjesa e dytë e librit është më shumë teorike, ku Frojdi në një moshë të thyer, i kthehet edhe një herë teorisë së tij dhe i jep dorën e fundit. Këtu kemi përfshirë punimin Mbi psikoanalizën, 1913, Psikoanaliza, 1926 dhe Një skicë e psikoanalizës, 1940. Këto janë sqarime profesionale, të cilat përbëjnë interes për profesionistët e fushës dhe për lexuesit e kultivuar, të cilët duan të dinë më shumë rreth kësaj teorie.
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Teoria e seksualitetit dhe Psikoanaliza.
Një shkrim më i gjatë rreth librit:
Tema me mjaft interes, 3 libra që na përmbushin me dije, nga Zigmund Frojd
10. Qyrtetërimi dhe pakënaqësitë e tij
Qytetërimi ka një tendencë drejt parimit të kënaqësisë në përgjithësi, njerëzt duan para, një jetë të mirë dhe të bëjnë qejf, por kjo shkon kundër mundësive, që kjo botë u ofron njerëzve në përgjithësi…
Kemi përfshirë 5 leksione mbi psikoanalizën, frenimet, simptomat e ankthit, fetishizmin e një dukuri fetare si dhe në fund qytetërimin dhe pakënaqësitë e tij.
Në këtë libër kemi trajtime mbi neurozat, fobitë, konvertimin histerik dhe neurozën obsesionale, si dhe simptomat që gjenerojnë ankthin. Frojdi e vë theksin te trauma e lindjes.
Dhe më pas një sqarim për Anthin, Dhimbjen dhe Zinë.
Te pjesa e librit, që i ka dhënë edhe titullin, Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij, Frojdi trajton tema të ndryshme si:
Vuajtja vjen nga tre drejtime: nga trupi, nga bota e jashtme dhe nga marrëdhënet me njerërzit. Zëvendësimi i pushtetit të individit nga ai i bashkësisë përbën qytetërimin, i cili shkon përkundër jetës seksuale të njerëzve, pastaj Frojdi pyet, a duhet dhe a mund ta duam ne fqinjin si vetveten, siç sugjeron Krishterimi? Pasi, njeriu për njeriun është ujk thoshin latinët. Teoria e instinkteve ka të bëjë kryesisht me luftën midis Erosit dhe Vdekjes, instinktit të jetës me instinktin e agresivitetit, ose vdekjes. Ndërgjegjja nga ana e saj krijohet si rezultat i heqjes dorë nga instinktet, dhe në kapitullin e fundit ai bën një përmbledhje, ku konkludon se ndjenja e fajit, mund të vijë edhe nga dëshirat e paplotësuara…
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Qytetërimi dhe pakënaqësitë e tij.
11. Personalitete dhe Psikoanalizë

Frojdi trajton në veprën e tij edhe disa personalitete të fushave të ndryshme, me të cilët ka patur të bëjë, ose ka punuar, që i kanë interesuar në studimet e tij, që i kanë bërë përshtypje ose figura shkrimtarësh me famë, si Charcot, mjeku i famshëm francez për kohën, Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, Gëte apo Dostojevski, etj.
Më pas kemi edhe 7 Leksione të reja hyrëse në Psikoanalizë, që përfshijnë trajtimet në vijim:
– Rishikim i teorisë së ëndrrave
– Ëndrrat dhe okultizmi
– Shqyrtimi i personalitetit psikik
– Ankthi dhe jeta instinktive
– Feminiteti
– Shpjegime, zbatime dhe orientime
– Çështja e botëkuptimit
Librin në shqip, në PDF, mund ta blini online: Personalitete dhe Psikoanalizë.











