Politikanëve të Kosovës u mungon perceptimi real i realitetit dhe serioziteti…

0
434
Vjosa - Albini
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Unë them që Albini duhet të jetë serioz, politikanët e Kosovës gjithashtu, dhe të kenë synimin që kërkon BE për bashkëpunim rajonal. Dhe Kosova duhet të merret me të gjitha gjërat që kërkohen, por kryesisht të gjejë rrugët se si të pranohet nga Serbia, kjo nga pikëpamja politike, pasi njohja nga Serbia e favorizon Kosovën më shumë se sa vetë  Serbinë, dhe nga ana tjetër, e kundërt me këtë, uljen e importeve nga Serbia, dhe rritjen e prodhimit vendas, këto janë tema kryesore, se Kosova sot, jo vetëm mentalisht, merret gjithë kohës me Serbinë, por ka edhe një varësi tepër të madhe ekonomike nga Serbia, aq sa i çon në Serbi thuajse të gjitha remitancat që vijnë nga emigracioni, 500-600 milion Euro në vit. Në vend të këtyre shqetësimeve, shoh se Kosova merret me Asosacionin e Reciprocitetin. E çfarë i duhen këto Kosovës, që Albini harxhon kaq shumë energji në to? Apo ngaqë nuk mund të bëjë punët kryesore, merret me letra karamelesh?!

Nuk ka nevojë me i puthë bythën Vuçiqit për me u marrë vesh me të, nëse dy shtete kanë interesa të përbashkëta, ata duhet edhe të gjejnë rrugën të merren vesh e të mos gricen gjithë kohës. Edhe Rama kur shkoi në Beograd gjeti atje një klimë toksike nacionaliste. Por ia doli mbanë të ulte tensionet me Serbinë. Si veproi ai, që kosovarët nuk dinë ta bëjnë, ose nuk duan? Duhet pyetur Rama si, e të ndiqen hapat e tij, në vend që ai të shahet me soj e soj epitetesh. Kosova është shtet sot dhe duhet të mësojë si të sillet. T’i japë vlera reale vetes, e jo të mos dijë të orientohet. Politika e keqe dhe e paaftë e Albinit e Vjosës i fryjnë luftës, ngucen me Rusinë, një intelektual kosovar psh. më pyeti: “Pse Rama nuk e sulmon Putinin?” (nënkupto si Vjosa), etj. Pra, tani Rama duhet të ngucet edhe me Rusinë, sipas tyre. Por sa kapacitete kemi ne si komb të luajmë lojëra të rrezikshme e të ngucemi me shtete më të fuqishme se ne?! A nuk është kjo marrëzi?!

Politika e mentaliteti kosovar është sot i ngjashëm me atë palestinez ende, si popuj të pushtuar, traumatikë e me komplekse të pamjaftueshmësisë së vlerave. Kur Izraeli pranoi t’i jepte territor Palestinës sa nuk mund ta marrë kurrë më, Jaser Arafati i tha ‘jo’ marrëveshjes me Bill Clinton. Pse? Se nuk dinë, se nuk ngopen, se kanë komplekse …

Duan more me e rreh psh. Putinin shuplaka, por a thua i kanë mjetet për këtë? Pra, politika e Kosovës nuk sillet seriozisht, duke i menduar kapacitetet e potencialet e veta reale dhe për aq kohë sa mbrohet nga ndërkombëtarët, të synojë të përfitojë diçka, se vjen dita e ndërkombëtarët ikin, nuk do të merren gjithë jetën me Kosovën. E nëse Kosova nuk shkëputet realisht nga Serbia, rezulton si shtet dështak dhe rrezikon të mbesë një ditë prapë nën të… Pra, duhet shkëputje mentale, që mund të vijë me vdekjen e ‘ish-jugosllavenëve’ (atyre që e shohin Beogradin me madhështi), por edhe shkëputje ekonomike e politike nga Serbia. Në këto 20 vjet nuk e shoh fare këtë përpjekje. Aq sa të shkon mendja edhe po u bë luftë në veri, Kosova e biznesmenët e saj pa kurriz do të vazhdojnë të marrin produktre e ushqime në Serbi…

E çfarë mut karakterit e moralit ka ky popull, që vepron kështu? Ta tregoj unë cilin karakter e moral ka. Me i mbajtë të tjerët ashtu si duan ata. E kështu nuk gjen askund. Ndryshe ta shajnë Ramën e popullin shqiptar, që nuk sillet si duan ata, me rob shtëpie… Kaq shumë e duan Shqipërinë. Çakorrin kush e shiti? Rama? Shqipëria? Jo. Atëherë pra?! As veriun nuk ua shet Rama e as Shqipëria, e shesin ata, edhe nëse ata nuk munden ta mbajnë. Unë mendoj se po të dinë e po të duan kosovarët, edhe veriun e mbajnë, por a e shikon si gricen? Ku të shpie reciprociteti si projekt serb? Te ngatërresat e te ndarjet. Atëherë pse mrrolet Albini kaq shumë për të? Cili është fitimi i Kosovës me këtë? etj. etj.

Serbët në veri nuk mund t’i mbajë Kosova me zor, ashtu si Serbia nuk mundi ta mbante Kosovën. Prandaj duhet që kosovarët të dinë se serbi rri nën Kosovën, ose në Kosovë, kur ata të ndihen të sigurtë aty. I përdorë serbët Beogradi…?! Patjetër, që i përdorë, derisa të gjendet një rrugë që Kosova të merret vesh me Serbinë e t’i jepet fund këtyre përpjekjeve. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por me sa vlerësoj unë, as përpjekjet për këtë, realisht nuk kanë filluar ende… Kosovarët nuk tregojnë se janë një popull determinist, i betuar drejt një qëllimi. Prandaj i tërheqë serbi për hunde në axhendat e tij, pëllasin ‘Allahu akbar’ gjithë ditën në fenë e një pushtuesi tjetër etj. Probleme të ngjashme kemi edhe ne në Shqipëri, por shtetin e kemi më të hershëm dhe shikojmë të ulim tensionet me fqinjët…

UNË NUK BESOJ SE KOSOVA MUND TË SULMOHET NGA SERBIA, ME NDIKIM NGA RUSIA
Pasi Kosovën e mbron NATO e kjo do të ishte të kalosh vijën e kuqe. Nuk e di pse Vjosa e Albini e kanë përmenfur luftën, a se u ka thënë kush nga aleatët tanë ta thonë këtë, apo se duan të tërheqin vëmendjen për arsyet e tyre…
Nuk besoj se kjo ka lidhje me realitetin, por edhe se ata kanë lidhje me Serbinë. Atëherë përse e thonë?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.