Rama me një fjalim dhe debat emocional në Asamblenë e Këshillit të Europës

0
356
Rama - asambleja parlamentare KE

Rama pati një fjalim mjaft serioz e dinjitoz në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasbourg, duke kërkuar zhbërjen e raportit të Dick Martit për trafikimin e organeve nga UÇK. Bravo.

Pastaj pati edhe disa pyetje, të cilave iu përgjigj me mjaft seriozitet e korrektësi, ku nuk mundi të shmangë as emocionet e një debati mjaft të zjarrtë në këtë rast, gjë që bëri që debati të kalonte edhe kohën e planifikuar me rreth 30 minuta.

Kritika ndaj Ramës për fjalimin e debatin mund të jenë, se ai u zgjat shumë, nuk ishte sa duhet i detajuar për argumentet e tij, dhe u bë emocional dhe u nervozua pa nevojë, gjë që ia ulën peshën asaj, që ai po kërkonte në një mënyrë disi konfuze. Pra, duhej të ishte më i qartë, më konkret e më konçiz në kërkesat e tij dhe sjellja e tij duhej të ishte më etike ndaj euro-parlamentarëve që e pyetën, pavarësisht nga ishin ata. Pasi aty është vendi ku ai duhej t’i sqaronte gjërat me qetësi, se ata janë përfaqësues me ndikim edhe në vendet e tyre. Por Rama kështu i bën punët, e duket se nuk konsultohet as me diplomatët e tij.

Po e japim këtu të plotë këtë ngjarje në anglisht, ashtu si u zhvillua, pasi na duket mjaft e rëndësishme e me interes për lexuesit tanë.

Fjala e Lirë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.