Xhelozi ekstreme në tragjedinë “Thyerja”

0
236
Ilir Muharremi - Thyerja

Anabla: A mund të flasim? Je i mërzitur me mua sepse nuk i lashë fëmijët te shtëpia e prindërve të tu?
Dani: Gjërat janë pak larg mes nesh, këto kohë! Po… s’ka gjë…
Anabla: Vetëm kaq?
Dani: Po, kaq!
Anabla: Jo, nuk është vetëm kaq!
Dani: (u drejtohet vajzave) Vajza, po vriteni!
Anabla: Çfarë po ndodh? Më duket sikur ke qenë më i lumtur vetëm, apo jo?
Dani: Jo, jo! Ti e di që të dua ty dhe vajzat!
Anabla: Pesë javët e shkuara kanë qenë të tmerrshme për mua. Më ka marrë malli për ty. E ndieja erën tënde në çarçafë. Të flas me ty dhe të të shoh duke folur me vajzat dhe unë thjesht…. shkurt… më ka marrë malli. Tani jemi prapë bashkë dhe mua nuk më dukesh që je këtu. Je disi i përhumbur! Çfarë po ndodh? Nuk më ke pyetur as në telefon, e as tash nuk po më pyet për beben! Nuk po flet për vajzat!

Dialog nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.