Aktet kriminale “terroriste” të terroristëve islamik të Serbisë në Republikë të Kosovës

0
225
Skënder Jashari

Ditëve të fundit, në medie janë publikuar fotografi të një grupi kriminal “terrorist” islamik, që ka kryer një numër të konsiderueshëm të grabitjeve në Republikë të Kosovës. Grupet kriminale “terroriste” dhe grupet terroriste islamike të përfshira në veprimtari kriminale ordinere, janë fenomen i njohur edhe ndërkombëtarisht, pasiqë edhe në këtë mënyrë kanë siguruar financim të veprimtarive terroriste – e kjo për fat të keq ka ndodhur dhe e kanë praktikuar edhe në Republikë të Kosovës. Por fatkeqësisht edhe ky rast, është duke u trajtuar vetëm si krim ordiner. Personalisht, kam studiuar që në stadet e para këtë dukuri, aq sa edhe më 13.08.2018, kisha publikuar edhe një shkrim në lidhje me këtë temë, por edhe kisha ngritur zërin edhe më parë për përfshirjen e terroristëve islamik të Serbisë edhe në kriminalitet ordinerë edhe në Republikën e Kosovës.

Terrorizmi në çdo vend është specifik dhe ka karakteristika paksa më të dallueshme nga ai i vendeve të tjera, edhe në Trojet  tona, terrorizmi ka specifika. Terrorizmi në Trojet tona, kryesisht në Republikë të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut, Luginë të Preshevës etj, ka lidhje kryesisht me Serbinë dhe shfaqet në forma të terrorizmit islamik dhe të terrorizmit serb. Terrorizmi serb, fillon me përfundimin e Luftës së Kosovës, kurse terrorizmi islamik fillon më herët, në vitet 1990-ta.

Terrorizmi islamik kopjoi besnikërisht terrorizmin serb, prandaj në këtë rast pa hy në detaje të identifikimit të ngjajshmërive, por që manifestimet poashtu janë shumë të ngjajshme dhe manifestohen: propagandë “terroriste,” akte “subverzive terroriste,” akte kriminale “terroriste” dhe akte terroriste.

Propaganda “terroriste,” në Republikë të Kosovës, Luginës së Preshevës, Republikë të Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë, ka formë të propagandës terroriste islamike dhe propagandë terroriste serbe, e që kryesisht të dy këto propaganda kontrollohen dhe përdoren për interese të qeverisë së Serbisë. Tashmë janë marr iniciativa në disa vende  perëndimore, që të inkriminohet si vepër e veççntë penale, edhe propaganda terroriste, kurse në vendin tonë nuk ka pasur asnjë zë të zyrtarëve institucional që të kenë bërë thirrje të tillë. Derisa propaganda terroriste serbe dhe ajo islamike, e para e kryer kryesisht nga kleri ortodoks serb, kurse e dyta kryesisht nga kleri islam që ka lidhje me Serbinë, e që janë ende shumë të përhapura dhe aspak të ndalueshme as në Republikë të Kosovës.

Akte “subverzive terroriste”, është një formë perfide që “terroristët subverziv”,  synojnë të integrohen dhe depërtojnë në pozita të caktuara vendim-marrëse, prej nga do të ndryshojnë vendimet më pas.

Akte kriminale “terroriste”

Akte kriminale “terroriste” si në Republikë të Kosovës, në Mal të Zi, Maqedoninë Verirore, Luginë të Preshevës etj, janë kryer si nga organizatat terroriste, organizatat kriminale terroriste dhe nga terrorist, si serb( kryesisht të njohur si “Rojat e Urës” apo organizata të tjera kriminale të serbëve, e shpesh të lidhura edhe me klerikë të kishës ortodokse serbe, si dhe me institucionet shtetërore të Serbisë etj), ashtu edhe islamik( ku janë përfshirë edhe disa klerikë të lartë islamik, të arrestuar me dokumente, dinarë dhe armë të Serbisë).

Gjatë viteve 2008 e sidomos gjatë 2009, janë kryer një numër mjaft i madh i veprave kriminale, nga kryes të dyshuar sidomos në grupe kriminale, që kanë lidhje me ideologjinë vehabiste. Kryesisht janë kryer: tentim-vrasje, tentim-kidnapime dhe kidnapime, grabitje, vjedhje, kontrabandë me drogë dhe armë etj.

  1. Ndër më të njohurit në këto fushata kriminale, njihet rasti i Sh. K.( një imam vehabi)[1], i cili në mars 2009, ishte së bashku me dy të dyshuar të tjerë, pasi Policia e Kosovës, kishte tentu t’i ndalonte, të dyshuarit ikin dhe në ndjekje e sipër, nga makina hedhin një arsenal të madh armësh( pushkën JË-20.22 LR me numër serik 937270 me silenciator dhe optikë, pistoletë jugosllave M57 TT, pistoletë CZ M70. Ky rast pos që zvarritet qëllimisht( me porosi politike, të vendeve që i mbrojnë vehabistët në Kosovë- shtetet jomiqësore ndaj Republikës së Kosovës). Për më tej, SH.K. as nuk akuzohet fare, kurse shiko rastet tjera, kujdo që i kapet armë në makinë, merret edhe ai si i dyshuar. Kurse dy të dyshuarit tjerë, njëri prej tyre zyrtar i Partisë LISBA, akuzohen vetëm për “Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim të pa autorizuar të armëve( neni 328 të KPPK-së). Armët e konfiskuara, janë speciale për kryerje atentatesh, bartja e tyre tregon më shumë sesa thjesht veprën penale të Mbajtje, Pronësi, Kontroll dhe Posedim apo Shfrytëzim të pa autorizuar të armëve. Madje veprat penale të kryera a të planifikuara të kryhen, ku do përdoreshin këto armë, janë shumë më të rënda sesa vepra penale për cilën janë akuzuar. Aq më shumë, statusi i personave që posedonin këto armë, derisa edhe me Kodin penal të Republikës së Kosovës, nënkuptohej si terrorizëm, neni 128, paragrafi 1, pika 1.10. Ky është rasti më i tmerrshëm, që kapet “bosi i vehabistëve” me armë speciale për atentate, por që me aq mbaron rasti, pas këtij do vijnë disa dhjetra raste të tjera, që do mbarojnë ngjajshëm.
  2. Konfiskimi i sasive të mëdha të armëve dhe municioneve kryesisht në rajonin e Prizrenit etj, të poseduara nga disa grupe të ndryshme, të njohura si vehabiste, qëllimi i posedimit ishte kryerja e akteve terroriste islamike, e nuk ishin mbetje nga Luftërat e Fundit, por që nuk u hetuan, gjykuan dhe as nuk u dënuan për përgatitje veprash terroriste. Madje dyshohet që disa prej tyre, ishin të përfshirë në vepra shumë të rënda kriminale, derisa edhe vetë viktimat e tyre, kishin arritur t’i identifikonin, por që Drejtësia qëllimisht( shkaku i porosive politike), kishte heshtur. Derisa të tillët ishin dënuar për vepra thjeshtë ordinere, të kërcënimit, rrëmbimit etj.

Derisa në Republikë të Kosovës, kanë ndodhur disa zjarr vënie por që nuk janë ndjekur si akte terroriste( siç specifikohen në nenin 128, paragrafi 1, pika 1.7 të Kodit Penal të Kosovës), pastaj disa dhjetëra vepra ordinere penale, si kërcënime, grabitje dhe vjedhje, etj, për më keq të kryera edhe nga grupe terroriste islamike a grupe kriminale por që i kanë kryer për motive ekskluzivisht fetare, derisa këto në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në nenin 128, paragrafi 1, nuk nënkuptohen si terrorizëm, veprim terrorist apo vepër terroriste.

Edhe gjatë qëndrimit tim në burgim( i burgosur nga EULEX, nën dyshimet për sulmet kundër Policisë dhe Xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin të Bujanovcit, për cilat tashmë disa Gjykata më shpallin të pafajshëm!), kam hulumtuar duke i identifikuar një pjesë të madhe të tyre. Shumica e tyre, nuk janë ndjekur, hetuar, gjykuar e dënuar për tentim-vrasje, kidnapime dhe tentim-kidnapime( apo për më keq në disa raste, është fshehur qëllimisht motivi i kryerjes së veprës penale), vjedhje, grabitje etj.

Kurse në shumicën e rasteve kur grupet kriminale terroristo-islamike, kryenin krime ordinere si grabitje dhe vjedhje, kryesisht të bastoreve, kazinove, njerzëve më të pasur që ata i shënjestronin si kundërshtar, mjetet monetare i përvetësonin si “plaçkë e lejuar” nga interpretimi vehabist i islamit. Madje grupet e tilla terroriste islamike, akte kriminale kryenin edhe brenda burgjeve të Kosovës, sidomos në formë të kontrabandës së drogës, mjeteve të komunikimit( celularëve), por edhe të armëve, këtë veprimtari e bënin sidomos në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Prandaj jam tejet i zhgënjyer, me juristët penal por edhe me institucionet kompetente, që janë marr me studimin, parandalimin dhe luftimin e dukurisë së terrorizmit, në Trojet tona, e në veçanti në Republikë të Kosoëvës, Luginë të Preshevës, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Shqipërisë dhe me diasporën shqiptare. Sepse etiologjinë dhe fenomenologjinë kriminale të terrorizmit islamik, në Trojet tona, nuk e trajtojnë rrënjësisht, kjo për shumë arsye, por më kryesoret:

  1. Frika nga rrezikimi i jetës së tyre dhe të familjarëve të tyre;
  2. Frika nga rrezikimi i karrierës së tyre sidomos politike në vend dhe
  3. Frika nga rrezikimi i të ardhurave dhe pasurisë së tyre.

Për fat të keq, AKI( Agjensia e Kosovës për Inteligjencë), Policia e Kosovës, e sidomos Prokuroritë dhe Gjykatat, kanë përgjegjësinë kryesore, ngaqë morën vazhdimisht porosi politike( nga politika vendore dhe një pjesë e asaj ndërkombëtare me qëllime dashakeqe ndaj Kosovës), që t’a heshtnin, minimizonin dhe mos ta trajtonin ligjerisht.

Tashmë, janë një mori raportesh ndërkombëtare, që kanë kritikuar, reaguar, rekomanduar, në lidhje me qasjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, në parandalimin e sidomos në luftimin e terrorizmit islamik, me theks të veçantë, për sa i përket mos hetimit të duhur penal, mos gjykimit meritor dhe mos dënimit meritor( gjegjësisht me dënime minimale).

Më: 03.03.2023

  • Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
    Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Kallëzimi penal Nr.-2009-AC-0401, datës 24.02.2010, Policisë së Kosovës, Regjionit të Prishtinës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.