A po tentohet nga Serbia realizimi i idesë shoviniste ”të gjithë serbët në një shtet”?

0
323
Aleksander Vuçiq

Koment

Skënder MULLIQI

Ideja ”të gjithë serbët në një shtet” nuk është e re. Kjo ide serbomadhe është lanquar shumë më parë nga Akademia Serbe-SANU, e cila në programin e vetë, ka për qëllim bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Si duket lufta në Ukrainë, e ka ngjallur shumë këtë ide fashiste. Në vitin e largët 1986 është plasuar Memorandumi i cili kishte për porosi, që të gjithë serbët të bashkohen në një shtet. Gjoja si pretekst kishte qenë së : pjesët e popullit serb në republikat tjera nuk i kan të drejtat në përdorimin e gjuhës, dhe as në organizimin e të drejtave kulturore e politike.

Dhe, së kjo e drejtë e popullit serb pa marrë parasysh së në cilat republika të ish-Jugosllavisë jetojnë, duhet të bashkohen. Serbët këtë synim u përpoqën ta realizojnë me luftë, në vitet e 90-ta përmes pushtetit ultranacionalist, të Sllobodan Millosheviqit. Ai në këtë vit kishte skicuar bashkimin e popullit serb, pa marrë parasysh pasojat. Miti për Kosovën i kishte bashkuar popullin serb, për të shkatërruar më dhunë ish-Jugosllavinë e Titos, që pastaj të realizojnë planet të serbomëdha në rajon. Millosheviqi u ndalë më luftë pas shumë viktimash në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

Ai kishte punuar, më logjikën së kufijtë, duhet të ndryshohen më luftë, në kurriz të popujëve jo sllavë. Çetniku tjetër serb, Voisllav Sheshel kishte qenë edhe më i prerë për të bashkuar të gjithë serbët në Ballkan, duke thënë së kjo duhet të realizohet edhe nese bëhët gjaku deri në gju. Tubimi serbomadh për festën e Vidovdanit në Gazimestan ku mbajti fjalimin e zjarrtë Millosheviqi, nga i cili vend edhe fillojë lufta, e kishte këtë synim. Këtë rrugë është duke e vazhduar, pasardhësi i tij, presidenti serb, Alaksander Vuqiqi.

Invazionin ushtarak rus në Ukrainë, serbët janë duke e pa si rast jetik për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet.Kësaj ngjallje të idesë së vjetër shoviniste, i ka parapri ideja e botës ruse, të Vladimir Putinit, icili më luftë në Ukrainë, po synon kthimin e ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Shqiptarët duhet të homogjenizohen që mos të lejojnë humbje të reja të territoreve përmës Asociacionit famoz, të cilin po e kërkonë Serbia, e ndihmuar edhe kësaj radhe nga bashkësia ndërkombëtare,dhe e trimëruar nga agresioni rus në Ukrainë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.