Violeta Zeqo Rexhaj Fejzaj me bashkëshortin Alem Fejzaj
Kur shkova në klasën e parë fillore, kisha shoqe klase Violeta Zeqo Rexhaj, e cila shkëlqente në mësime, në bukuri e sjellje shembullore. Në të katër vitet e shkollës fillore, Violeta Zeqo Rexhaj ishte modeli i nxënëses me dhunti e talentuar. Mamaja e saj Tarihe Kaso Rexhaj, e vishte me rroba të bukura dhe e përcillte me shumë dashuri për në shkollë vajzën e shtrenjtë Violeta, të cilën e kishte dritën e syrit të saj. Nëna Tarihe ishte trishtuar sepse diktatura komuniste i burgosi bashkëshortin Zeqo Mehmet Rexhaj kur sapo kishin krijuar familje.
I ndjeri Zeqo Rexhaj që është “Mandela i vendlindjes Kropisht” kishte pritur me revolta agresionin e pushtimit fashist në 1939. Me ndjenjën e atdhedashurisë ishte aktivizuar në Luftën Antifashiste për çlirimin e Atdheut nga okupatori nazi-fashist. Kishte luftuar me armë në dorë, i inkuadruar në formacionet e Brigades V, duke u dalluar për trimërinë, vendosmërinë në vijën e frontit të luftës për çlirimin e Atdheut.
Pas çlirimit të vendit, shërbeu në institucionet shtetërore, duke kryer detyrat e ngarkuara nga Ministria e Brendshme. Në atë kohë, krijoi familjen, u martua me bashkëshorten Tarihe Kaso Rexhaj nga Ramica. Në familjen e tij kishte ardhur gëzimi lindjes të fëmijës së parë, e cila lumturoi nënën Tarihe Rexhaj, prindin Zeqo Rexhaj dhe gjyshërit Mehmet Yzeir Rexhaj, Melaize Myslym Shametaj Rexhaj, por gëzimi vazhdoi pak kohë, sepse kishte ardhur trishtimi i ndëshkimit me heqje të lirisë, dënimit fillimisht me vdekje dhe me vonë aministia e izoloi me burg ish luftëtarin e luftës çlirimare, idealistin. Zeqo Mehmet Rexhaj, që luftoi për liri të Shqipërisë,por liria iu mohua nga diktatura komuniste.
Ishte viti i zi 1947 i klaneve të angjenturës jugosllave, që kishte krijuar planet për aneksimin e Shqipërisë si republika e shtatë Jugosllave. Që në themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, ishin dy emisarë të Beogradit Miladin Popovçi dhe Dushan Mugosha, të cilët thurën rrjetin e merimagës për të kontrolluar e sunduar udhëheqjen e Luftës Antifashiste shqiptare. Me filozofinë “përça e sundo”, nxitën e përkrahën përçarjen midis forcave të luftës antifashiste në Shqipëri.
Ishin ata që prishën Marrëveshjen e Mukjes në vitin 1943 për të mos lejuar “Krijimin e Shqipërisë etnike”, të trojeve shqiptare, të banuar që në lashtësi nga ilirët, arbërit e shqiptarët dhe vazhduan politikën e luftës vëllavrase midis shqiptarëve. Deri në vitin 1948, politika angjenturore jugosllave eliminoi me pushkatime,burgime e përndjekje mizore, shumë shqiptarë, që kishin luftuar kundër fashizmit e nazizmit. Ishin vitet kur sigurimi, me agjenturën jugollave sundonte mbi PKSH.
Prindi Zeqo Mehmet Rexhaj ishte arrestuar, torturuar,. U kishte qëndruar me burrëri, trimëri e guxim presioneve e torturave. I kishin shtrembëruar gjymtyrët nga torturat çnjerëzore. Kishte filluar kalvari i vuajtjeve nëpër burgjet e egra të Burrelit e Spaçit të diktaturës komuniste . Prindi Zeqo Rexhaj nuk mundi të ledhatonte e përkëdhelte vajzën e tij të shtrenjtë Viloleta Zeqo Rexhaj. Vajza e tij foshnjë e pa babain për herë të parë kur ishte rritur në moshën 18 vjeçare.
Nëna Tarhie, e cila nuk gëzoi lumturi kohën e bukur të nusërisë, por me dhimbje e trishtime rriti dhe edukoi vajzën e saj të shtrenjtë, Violeta Zeqo Rexhaj.
Në vazhdimin e jetës, vajza e prindit Zeqo Mehmet Rexhaj, Violeta Zeqo Rexhaj Fejzaj krijoji familje.Pas 18 vjet nëpër burgjet e ferrit komunist prindi Zeqo Rexhaj erdhi pran familjes dhe martoi vajzën e tij të vetme. Violeta Rexhaj krijoi familjen e saj me z. Alem Fejzaj . Ata lindën e rritën katër fëmijë, dy vajza e dy djem: Qamile Fejzaj. (Ekonomiste) Luljeta Fejzaj Gusho (Pedagoge në Universitetin Ismail Qemali Vlorë për shkenca ekzakte matematik fizikë), Eduart Fejzaj (emigrant Itali) Erion Fejzaj (manigram kembim valute). Të gjithë fëmijët e bijiës fisnike të vendlindjes Kropisht kanë krijuar familje dhe i kanë dhuruar nënës së tyre nipër e mbesa
Bija fisnike Violeta Rexhaj Fejzaj kishte përcjellë me dhimbje babain e saj të dashur Zeqo Rexhaj që u largua nga jeta në moshën 75 vjeçare, në 25 tetor 1995. Ishte përcjellë në banesën e fundit me dhimbje nga bashkëshortja Tarihe Rexhaj, nga vajza e vetme Violeta Fejzaj (Rexhaj), nga vëllazëria Rexhaj, nga gjithë kropishjotët. Në këtë cermoni mortore kishin nderuar me pjesmarrje edhe përfaqësues nga Komuna e Vllahinës, nga institucionet e të persekutuarve etj.
Në vitin 2006 ishte larguar nga jeta edhe bashshortja, nëna Tarihe Kaso Rexhaj e cila me përkushtim e besnikëri i kishte shërbyer me dashuri në familjen e të nderuarit Zeqo Rexhaj.Ndonëse prindi Zeqo Rexhaj është larguar fizikisht, nga jeta por ai mbetet i gjallë te trashëgimtarët e tij,te vajza Violeta, niprit Eduart Fejzaj, Erion Fejzaj, te mbesat Qamile Fejzaj, dhe Luljeta Fejzaj Gusho, e cila është mbesa krenare e të ndjerit Zeqo Rexhaj.
Profesore Luljeta Fejza Gusho
Është profesore në Univestitetin “Ismail Qemali“ Vlorë dhe ndihet krenare me gjyshin e nderuar, Zeqo Rexhaj, gjyshen e paharruar Tarihe Rexhaj dhe me prindërit e saj, Viloleta Rexhaj Fejzaj, Alem Fejzaj. E takova në verën e vitit 2019 ,kur isha me pushime në Vlorë. I telefonova që ti dhuroja librin e kujtimeve. Ishte hera e parë që do ta takoja. Kur e pashë u hutova se i gjante shumë gjyshit të nderuar Zeqo Rexhaj, me të cilin kisha punuar nëpër tunele si armik i partisë.
U gëzova shumë për ecurinë e shkëlqyer në studime e sukseset si pedagoge universiteti. Ka realizuar me suksese enderrat e parealizuara të nënës së saj, bijës fisnike të vendlindjes Kropisht që lufta e mallkuar e klasave e pengoi të arsimohej me arsim të lartë. Po të kishte mbaruar universitetin nëna e saj e nderuar Violeta Rexhaj Fejzaj do të kishte shkëlqyer në të gjitha fushat e shkencës.
Respekte për familjen fisnike Violeta Rexhaj & Alem Fejzaj që kanë rritur,arsimuar dhe edukuar fëmijë me performacë shëmbullore.
Qatip Mara
North Carolina, USA, 30.03.2023