Hysniu si student në Beograd

0
Hysni Gashi - Mark Lulgjuraj - me familje

Eminja, gruaja e Markut, Paulina, vajza, Nakija, Hysniu dhe Mark Lulgjuraj në Prishtinë, mysafirë te Hysni Gashi

Sinan Kastrati
Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hysniu nuk ndalet, vazhdon betejat e luftën për shkollim, jetë e Kosovë të lirë” publikuar më 29 Mars 2023

Hysniu pasi e përjashtojnë nga Normalja e Gjakovës, mësimet, shkollimin e vazhdon në gjimnazin ”Ivo Lola Ribar” dhe diplomon në Prishtinë

Zekeria Cana dhe Hysniu, njiheshin dhe ish shokë në Kosovë dhe në studime në Beograd

Po kush është Tetka Zorka?

Para se të vazhdoj tregimin për Hysni Gashin, që as unë nuk po mund të ndahem ani pse më ka sjellur “telashe”, “lodhje” e dhimbje koke , Hysniu është një nga personazhet e mia për mos me thënë më të dashurit, po them se është, ndër kryesorët.

Puna e personazheve në tregime, romane e por edhe në poezi, poema, në epose, drama etj. është zgjedhje e autorit. E zgjedh njeriun që e njeh ose e parafytyron me vetitë e veset që ka. Shpesh autori ia mvesh vetitë e një personazhi tjetë, ”heroit” të vetë që ai të behet më tërheqës e komplet.

Të shumtën e rasteve, autori zgjedh personat që i ka njohur, duke iu shtua siq thash ”meritat” e të tjerëve. Është detyrë e autorit që personin ta paraqes sa më bindës e real.

Te Hysniu, nuk e kam pasur gajlen se si del por sa kam mbajtur mend dhe sa të dhëna e dëshmi mu kanë ofruar për te.

Hysniu, është një personalitet historik, dhe personazh historik. Ai do të mbahet mend në teritorin e komunës së Rahovecit e të Malishevës, si një nga mësuesit më të mirë, pedagog e humanist.

Hysniut i kishte hije vendi kur ulej në klasë, derisa e shënonte orën e mësimit dhe mungesat e nxënëseve e pastaj, deri sa rrihte zilja e shkollës, ai nuk ulej por ecte nëpër klasë.

Dhe siq paralajmërova në fillim para se të vazhdoj tregimin për Hysni Gashin dua të tregoj disa fjalë, këshilla të babait tim, Ukë Imerit.

Kur shkoja të shtuneve në Turjakë, pasiqë studjoja në Prishtinë, me i pa nënen e babën, gyshën e gjyshin dhe të tjerët por edhe me i la teshat se në konvikt nuk kishte makina për larjen e rrobave, baba më thonte:

-Sinan kam me shkua te filan fisteku se e marton djalin etj. por ti mos hajde se po flet shkept e nganjëherë edhe po harron se në oda ka munafik (spiun) e besa edhe po i harron disa fjalë … e nuk po kuptohesh si duhët, dhe po i le zgidh falët.

Prapë te Hysni Toska

Pasi përjashtohet Hysniu nga Normalja e Gjakovës, nuk ishin të sigurt më as Mark Lulgjuraj e Ferdinant Shkrezi. Marku ishte normalist dhe kryetar rinie në shkollën normale, dy, tre vite më i vjetër se Hysniu dhe profesori Ferdinant Shkrezi, shkodran nga Shqipëria.

Ata nuk pritën të përjashtoheshin nga shkolla dhe puna por sikur të rrinin në Gjakovë, ata edhe do të ndiqeshin penalisht që në ato vite mund të dënoheshe me disa vite burg.

Marku ik për në Tuz, tash komunë me popullsi shqiptaretë Zi, në Mal dhe prej Tuzit kalon kufirin, (sigurisht) ilegalisht e shkon në Shkodër e më vonë në Elbasan ku punon disa vite si mësues në katundet e rrethit të Elbasanit.

Në Elbasan, Marku martohet me Eminën. Eminja ishte e besimit islam, ndërsa Marku, ishte i besimit katolik. Këtu nuk është qëllimi im të bëjë ndonjë vlerësim se a ishte mirë apo jo por dihët se në Shqipëri edhe martesat janë bërë të përziera e shpesh ka ndërhyrë edhe ”partia”. Martesat bëheshin jo vetëm të besimeve të ndryshme por edhe të kombësive, shqiptar, malezez, grek, maqedon, rom, vllah etj që për mendimin tim nuk ka qenë e mirë. Kjo është parë sodomos në luftën në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995), ku familjet janë ndarë, pa fajin e fëmijëve. Po ky është muhabet tjetër.

Alfredi, djali i Markut, Marku, Paulina, Nakija dhe Hysniu

Eminja, nusja e Markut kishte qenë sekreterare e partisë (Partisë së Punës, komuniste) në Elbasan që në Shqipëri ka qenë shumë me rëndësi po të kesh gruan, burrin ose ndonjë të afërm ”sekratar partie”, ”kryatar kooperative” etj. sepse besimi ka qenë më i madh me e ngarkua at njeri me detyra shtetërore e partiake.

Marku pastaj punësohet në Sigurimin e Shtetit, në Elbasan

Por Marku për Hysniun do të mbetet një nga shokët më të mirë e të paharruar, që nga Normalja e Gjakovës.

Se a kanë pasur korrespondencë-a*) Hysniu me Markun deri në vitin 1978 apo 1979 kur Hysniu ishte me një grup profesorësh nga Shkolla e Mesme e Bujqësisë në Prishtinë, nuk dihet.

Pasi hapet kufiri me Shqipërinë e ku shkonin grupe nxënësish, stidentës e mësues shkollash, Hysniu dhe Marku, janë takua disa herë, pas vitit 1970.

Vetëm pas vitit 1999, kur nga Kosova largohen forcat policore e ushtarake (të rregullta) dhe nga administrata,  Marku ka ardhur në Prishtinë te Hysniu dhe Hysniu, ka qenë te Marku në Shqipëri.

Ferdinant Shkrezi, profesor në normale, pasi përjashtohet Hysniu nga Normalja, edhe atij më më nuk i mbetet vend në Kosovë dhe edhe ai ik në në Shkodër, Shqipëri por a ka jetua e punua në Shkodë nuk dihët.

Hysniu pasi diplomon në gjimnazin e Prishtinës, më 1956/1957 edhe pse dëshironte me studjua nuk kishte mundësi sepse duhet pasur xhepin e thellë ose me pasur ndonjë stipendi*) që zakonisht i ndanin shkollat për që të kenë kuadro të shkolluar, komuna ose krahina e Kosovës.

Hysniun nuk e njihte askush dhe ishte e pamundshe që ”shteti” të paguaj para për studime për një armik e djalë armiku.

Zekeria Cana

Dyert nuk mbyllëm kurrë, thotë populli. Nëse mbyllet një derë, të hapën dy të tjera. Edhe Hysniut, i buzëqesh fati.

Kur Hysniu diplomon në gjimnazin ”I. L. Ribar” në Prishtinë, Zekeria Cana, aso kohe studjonte në Univerzitetin e Beogradit, Historinë.

Me Hysniun Zekeria është njohur në Kosovë, kur Hysniu ishte nxënës në normalen e Gjakovës.

Hysni Gashi – diploma e universitetit

Në një takim që kanë pasur studentët (ndoshte ai vetë) me një luftëtare të Luftës civile në Spanjë *). Zekeria Cana i tregon asaj se e njeh një nxënës shqiptar nga Kosova që ka dëshirë me studjua por nuk ka mundësi ekonomike sepse është jetim e nuk ka kush e financon.

E quann Tetka Zorka, luftëtare e Spanjës, malazeze por që jetonte në Beograd

Luftëtarja e Spanjës nuk kishte pasur fëmi dhe i lutet Z. Canës që jetimi, të ia shkruaj një letër luftëtarës së Spanjës.

Hysniu si Hysniu ia shkruan një letër që edhe guri e druri do të ”qanin” po të kishin gojë e ta lexonin se jo më njeriu. Tetka Zorka, e quanin gruan, kur e lexon letrën e Hysniut, mahnitet se çfarë letre i kishte shkruajtur djaloshi i sapodiplomuar, një gjuhë që vetëm Hysniu ka ditur ta shkruaj, serbo-kroatisht.

Ajo menjëherë i shkruan Hysniut të shkoj në Beograd e të mos e pret kohën kur fillojnë studimet (më 1 tetor?).

Tetka Zorka e donte Hysniun dhe kujdesej për Hysniun si për djalë (biologjik) të vetin. Çdo ditë i gatuante bukë e ziente ushqim taze.

Po kjo ”dashni” nuk zgjati shumë.

Një ditë kur Hysniu vjen nga ligjëratat, Tetka Zorka ia qet mbi tavolinën e bukës, gazetën e përditshme ”Politika” që Hysniu ta lexoj se çka shkruante gazeta për shqiptarët e Kosovës.

Nuk dihet për çka është fjala por sigurisht ëshë për ndonjë grup ”armiqësor”, siç i quante Beogradi kërkesat e grupeve ilegale të shqiptarëve të Kosovës për barazi e të drejta sociale.

Tetka Zorka i drejtohet Hysniut:

Po të kisha qenë unë në Kosovë, ata njerëz do ti vrisja me plumb në ballë!

Hysniu reagon butë:

– Pse moj tetka Zorkë me i vra, pse kërkojnë të drejta …?

Pas kësaj bisede, raportet e tetka Zorkës me Hysniun ftohten (nga ”ftohtë”

Dhe kështu tetka Zorka, më nuk gatuante e as nuk ziente gjellë për Hysniun.

Një ditë i thotë Hysniut:

  • Ti po e sheh që unë jam plakur e nuk mund të bejë ty ushqim prandaj, shko ti e ha ushqim në qytet e unë ti paguaj!

Hysniu nuk pranon dhe e sheh sa është ora.

Ishte qarja e fundit me tetka Zorkën. Para kësaj. tetka Zorka i kishte propozua Hysniut që të martohet me një serbe por Hysniu, kategerisht e nuk kishte pranua bile e kishte kundërshtua shumë keq.

Hysniu detyrohet të iku edhe nga Tetka Zorka dhe shkon me banua ilegalisht me Zekeria Canën në domin (internatin e studentëve).

Duhët shtua edhe këte:

Sa banonte Hysniu te tetka Zorka, policia e Beogradit nuk e ndiqte e pasi del Hysniu nga banesa e saj, policia e kërkonte Hysniun dhe disa studente të tjerë shqiptarë (Z. C. etj).

Siq kishte tregua Hysniu më vonë, familjarëve:

Shpesh hipnim në tren e në autobus që vetëm e vetëm të ikim gjurmëve të policisë.

Gazepi e zullumi nuk i ndahen Hysniut. Ato ishin bërë pjesë e përditshmërisë dhe jetonin me te, sikur të ishin vëllezër siamezë.

Hysniun e përjashtonjnë edhe nga Universiteti i Beogradit.


*) KORRESPONDENCË f.

  1. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim. Korrespondencë e dendur. Fshehtësia e korrespondencës. Kam (mbaj, lidh) korrespondencë. Filloj (ndërpres) korrespondencën.
  2. përmb. Tërësia e letrave që merr dikush nga të tjerët, letrat që janë këmbyer ndërmjet dy njerëzve a institucioneve. U botua korrespondenca. Studioj korrespondencën e dikujt.
  3. Lajm që merret në vendin e ngjarjes nga korrespondenti dhe që botohet në një gazetë a revistë ose jepet në radio; artikull i botuar në një gazetë, në një revistë a në një organ tjetër nga një korrespondent. Korrespondencë nga krahinat.
  4. bised. Sistem i arsimit të lartë pa u shkëputur nga puna dhe pa ndjekur rregullisht leksionet; shkollë pa shkëputje nga puna; studim individual pa ndjekur rregullisht mësimet. Student (nxënës) i korrespondencës. Provimet e korrespondencës. Dega e korrespondencës. Shkollë me korrespondencë. Ndjek universitetin me korrespondencë.

*) Stipendi, bursë që i ndante komuna ose krahina e Kosovës, studentëve që studjonin në Beograd, Zagrab, Novi Sad, Shkup.

Bursë

I f.sh. – Shumë e caktuar të hollash, që shteti ose një kooperativë i jep çdo muaj një nxënësi a një studenti për të kryer studimet në një shkollë. Burse e plotë. Gjysmë burse. Student (nxënës) me burse. Me bursën e kooperativës. Marr bursë. I dhanë bursë.

*) Lufta civile spanjolle

Lufta civile spanjolle ishte një luftë civile që shpërtheu në Spanjë ndërmjet rebelëve (të njohur si Nacionales) dhe Republikës Spanjolle me të ashtuquajturit Republicanos (qeveria dhe përkrahësit e saj). Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos (Francisco Franco).

Lufta antifashiste e Spanjës është e njohur i një luftë internacionale në të cilën luftonin forcat e mbretit të mbështetura nga fuqitë fashiste dhe forcat proletare popullore të mbështetura nga fuqitë vullnetare të lëvizjeve socialiste e komuniste në Evropën e asaj kohe dhe më gjerë. Kjo luftë nga shumë të rinj në botë e edhe të rinjtë shqiptarë shihej si luftë çlirimtare e popujve. Për këtë shkak në këtë luftë në radhët e brigadave internacionale antifashiste janë radhitur më se 35 000 vullnetarë nga 53 shtete të botës.

Në këto brigada kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj shqiptarë ndër të cilët më të njohurit kanë qenë Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Musa Kame-Fratari, Asim Vokshi të cilët më vonë nga lëvizja antifashiste shqiptar që fitoi luftën kundër okupatorëve fashistë janë shpallur “Heronj të popullit”.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 30 mars 2023
sinan.kastrati@hotmail.com

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.