( Vargje mirënjohjeje Presidentit amerikan William Jefferson Clinton, mikut të madh të Kosovës. )
Me të gdhirë dita
e me t’u ngrysur nata,
o idhulli im,
o shpëtimtari i popullit tim,
lutem për Ju.
Me mua luten toka,
qielli, dielli e hëna,
dhe miliona zemra nënash,
të cilave dhimbjen
ua ktheve në besim e shpresë
për jetë të re.
Ëndërr e kam
të marr në përqafim,
të puth ballin
e të falënderoj,
që na nxore nga dhëmbët
e shtrigës plakë,
që kudo la varre,
gjëmë e plagë.
Paç uratën e Zotit,
që shpëtove mijëra jetë njerëzish
nga kthetrat e fashistëve
dhe sadistëve!
Sa herë shkoj në Prishtinë,
kërkoj hapat e tu.
Të fala edhe në Nju-Jork të çoj,
sa të jem gjallë
do të kujtoj.
O idhulli im,
o shpëtimtari i popullit tim,
o arkitekt urash e miqësish,
o luftëtar i pakompromis
kundër prangave
dhe diktaturave.
Me veprën tënde humane,
nga netët e Shën Bartolemeut
na i ngjalle shpresat e fashitura
për jetë dhe të ardhme.
Me emrin tënd
pagëzuam djem e sheshe.
Emri yt kudo dëgjohet,
emri yt kudo nderohet,
emri yt përjetësisht do të kujtohet,
sa të ketë shqiptarë
mbi këtë tokë!
Arif Ejupi
Gjenevë, 23 maj 2026












Vertete vargje te bukur per Zeusin e Lirise se Kosoves!
I nderuar Arif, ju lumtë mendja dhe dora për këto vargje perlë kushtuar mikut më të madh të Kosovës Clinton. Vërtet i paskeni qëndisur !