8.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Politika amerikane, roli i BE-së dhe Kosova

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Nuk është e njejtë të përjetosh luftën, sikur të ndëgjosh dhe shohësh luftën apo luftërat në terren të huaj. Sigurishtë së ne shqiptarët e dimë shumë mirë se çfarë është lufta…. Dhe, për këtë është një mrekulli që ne duket se brohorasim më shumë për të!Politikanët të cilët po luajnë luftë, sikur nuk e dinë, apo më mirë më thënë e dinë se lehtë është të nisësh një luftë, por asgjë më vështirë se ta ndalosh atë. Këtë luftë jo vetëm një herë shqiptarët e sprovuan më armiqtë serbosllavë, të cilët sikur kuqedra nuk ngopën më gjakun e shqiptarëve. Kosova tmerrësisht e përjetojë edhe luftën e fundit çlirimare ku më në fund u largua nga Kosova një armik shekullor serb, pas shumë viktimave njerëzore e materiale.

Kur u mendua se u mbyll kapitulli i luftëarve më luftën në ish-Jugosllavi, përseri janë ngallur demonët e vjetër serb, për ripushtim të Kosovës dhe pjesëve të Mali të Zi më serb dhe të BH. Serbia e Vuqiqit sikur dikur ajo e Millosheviqit po harmonizon qëndrimet më strukturën politike proserbe në Mal të Zi dhe në Bosnje për formimin e Serbisë të Madhe, që po quhet “bota serbe”. Kur Rusia bëri invazion ushtarakë në Ukrainën sovrane, kjo ndikojë që Serbia të harton plane për veriun e Kosovës, duke plasuar iden më ndarje apo shkëmbime territoriale. Vuçiqi po ndjekë udhëzimet e Putinit, për të zhvendosë luftën në rajon përmes shovenistit, Aleksander Vuçiq.

Ai edhe tentojë më ngjarjen terroriste në Banjskë të bëjë faktike ndarjën e veriut të Mitrovoës nga jugu. Tash kur u bë ndryshimi në presidencën e radhës në Amerikë, ku për president u zgjodh Donald Trump, është ngjallur edhe ideja e shkëmbimit të territorit që është ide shumë e rrëzikshme për paqën në Balllan, kur dihet se ende kemi problemet etnike të pazgjedhura, e qe do të nxitëshin zingjirin e një lufte të tmershme. Kjo qasje nuk është në përputhje me politikën e integrimit rajonal në Bashkimin Evropian, dhe rrjedhimisht me kufijtë gradualisht më pak të rëndësishem ndërmjet vendeve. Nese llogarisim potencialin ”negativ”, që mund të jetë spekulim të Trump, mund të përshkallëzohet deri në destabilizim të plotë të Ballkanit Perëndimor.

Kjo vlene për kthimin e kohës të Riqard Grenell, i cili ngarëndi më shpejtësi të bëjë faktike iden e shkëmbimeve territoriale, duke i mbajur evropianet largë nga ky proces, si një trofe i politikës se jashtme për presidentin. Disa shtete të Evropës edhe kishin rënë dakord më qëndrimet e Grenellit me idene e shkëmbimve territoriale, por që më pas kancelarja gjermane, Angela Merkel përdori ndikimin e Gjermanisë për ti rezistuar kësaj ideja.Grenell deri me tash nga Trump nuk është caktuar në ndonjë post të rëndësishem, por kjo mbetet të shihet në të ardhmen. Se a do të ndodhë sërish që Gjermania dhe disa shtete të ndalojnë realizimin e kësaj ideje? nese shtrohet në tavolinë mbetet të shihet në mandatin katërvjeqar të presidentit, Donald Trump. Disa mendojnë se ideja e rishikimit të kufijve është ende gjallë.

Administrata e presidentit Bajden kishte bazuar politikën për Ballkanin në shpresën se Serbia, do t’i kthej shpinën Rusisë dhe Kinës, duke pranuar kursin politikës perëndimore, për qëndrim rajonal konstruktiv, që se pamë deri më sot nga Vuçiqi. Beogradi nuk i vuri sanksionet e kërkuara nga BE-ja, Rusisë. Serbia po mban marrdhënje shumë të ngushta dhe miqësore më Rusinë e cila edhe e ka futur ndikimin politik në këtë shtet dhe më Kinën, të cilat shtete po vazhdojnë rolin negativ për destabilizimin e Ballkanit. Kur bëhët fjalë për Kosovën, Serbia e Vuqiqit ishte përfshirë më strukturat paralele serbe në sulme të vazhdueshme ndaj veriut të vendit, më incidente ndaj Policisë së Kosovës, dhe forcave paqëruejtëse të KFOR-t, më çrast u plagosen 90 ushtarë dhe disave prej tyre edhe ju amputuan gjymtyrët-pjestëreve të ushtrisë rumune.

Dhe, akti brutal të bandave serbe në krye më Vuqiqin, Rakiqin, Veselinoviqin dhe Radojqiqin të Listës Serbe, u kalua në heshtje nga BE-ja por edhe nga amerikani Eskobar, si ndëmjëtes në procesin e bisedimeve. Ngjarja e aktit terrorist në Banjskë e cila fillimisht mori jehonë ka mbetur një çështje e pambaruar, edhe pse nga BE-ja ishte formuar komisioni hulumtues i këtij akti terrorist, ku humbi jeten një pjestarë i Policsë të Kosovës. Çuditërisht këto dobësi të shfaqura nga politikat jo parimore të BE-e dhe administratës të Bajdenit, dhe shfryerja ultranacionaliste më veprime radikale për pushtimin e veriut nga Vuçiqi, ju përshkrua Kosovës, e cila ende po mban mbi supe masat ndëshkuese ekonomike të BE-së.

Dhe, natyrisht se pas gjithë këtyre faqeve të zeza serbe, si product i kësaj tolerance të pashëmbullt, Serbia dhe Republika Serpska në qershor të vitit 2024 se bashku më klerikët serbë në Beograd organizuan Kuvendin Gjithë serb, më motivacion për realizimin e idesë “të gjithë serbet në një shtet”. Dokumenti nuk i fsheh ambiciet e sëmuara serbe për të shfuqizuar sovranitetin e BH-se dhe për të pushtuar territore në veri të Kosovës. Në këtë plan e shohim dështimin e Bajden dhe të BE-së, ndaj ekspanzionizmit pan-sllav. Amerika gjithmonë luajti rolin vendimtar në frenimin e ambicieve serbomëdha, si në kohën e Millosheviqit, duke i hapur rrugë pavarësisë të Kosovës. Se a do të ndalë sërish agresionin politikë të Beogradit zyrtar administrata e presidentit Trump, po ka divergjenca dhe mendime kontradiktore në këtë drejtim.

Të dy konceptet politike për “botën ruse” dhe “botën serbe” shërbëjne si korniza ultranacionaliste për të ushtruar ndikimin apo pushtimin e territoreve të huaja për zgjerim, gjoja si mbrojtëse të grupeve etnike ruse dhe serbe në shtetet fqinje. Strategjia e Serbisë për veriun është të pengojë shtetin e Kosovës të këtë sovranitet, dhe të mbajë institucionet paralele serbe të kontrolluara nga Beogradi zyrtar, e jo nga Prishtina zyrtare. Qeveria e Kosovës në krye më kryeministrin Albin Kurtin, ka vu rend dhe ligj duke ushtruar autoritetin e saj në veri që nuk e kishim. As Uashingtoni dhe as Brukseli nuk e kanë bindur Beogradin që të kundërshtojë narrativat revizioniste serbe, të kërkojë llogari nga autorët e akteve të nxitjes, apo të ndalojë përfundimisht përshkallëzimin e lëvizjeve qetnike ndaj Kosovës.

Ata që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës,dhe kryen incidentin në Banjska mbeten të lire në krye më terroristin Radojçiq. Trump nuk priret ta shohë rajonin e Ballkanit fillimisht si një interes strategjik amerikan. Por gjatë mandatit të parë presidencial të Trump, i dërguari i tij zyrtar, Grenell, u përpoq të arrinte një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, në dëm të kasaj të fundit. Nëse SHBA-të do të luanin një rol më pak kufizues nën administratën e ardhshme, do t’u takonte evropianëve të bënin atë që duhet të kishin bërë për një kohë të gjatë, të merrnin drejtimin në sigurimin e stabilitetit në Evropë dhe ne Ballkan.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit