Kosovë

0
Kosova Map

Milazim Zeqiraj

Kosovë,
të gjatë e ke kohën,
vitin e ke shekull.

Dimër të gjatë
më acar,
e Verë të shkurtër
përvluse.

Në humnerë,
Ti numron minutin
Agimi pët Ty
është larg.

Ndër vite
kur ishe ngushtë,
askush një fjalë nuk foli
Kosovë për ty.

Kerbaqi i policit dhe vojnikut,
dreq i zi i pa shpirt
në Ty
folen donin ta bënin.

Varrin ta hapin
por askush nuk ta mbuloj,
për shpirtin
e vrarë
askush nuk të ngushëlloj

Askujt nuk i ke borxh
askend nuk e shiqon më meri.
Hasmerit i fale,
për ditë të mirë
por tani terrin e ke.

Krejt i bëre veht
Diellin dhe Hënë krijove,
sofrën më buk e krip
çdo kujt ja shtrove.

Zjarrin e lirisë e ndeze veht
kur bora dhe acari
ndër shekujt të përvloj,
Apelove për paqë
por askush nuk të dëgjoj.

Mbolle,
miser, grur, mollë dhe qershi
Bozhuret e kuqe
nga gjaku yt ka mbi.
Më gjak dhe lot
çdo pëllambë toke
e ujite
pa i pas hak askujt.

Si Nënë trimereshë
në altarë lartë u ngrite,
dhe aty po qëndron,
pa ulur kokën,
vendin e trimëron.

Bijt dhe bijat i rrite.
në furtunën e furishme,
në errsirën e natës
më kot prite
dritën diellit në lindje
por në prendim
ditën ta zgjaten.

Kur ishe e shtrirë për tokë,
ujqit pa frigë nga Zoti
mishin donin ta coptonin,
korbat syt deshtën ti verbojnë,
por nga fundi i humnerës,
zëri Yt i lartë
furishem në qiell
jehoj,
Se tani kjo tragjedi
një ditë do të mbaroj.

Fundi i ketij shekulli .
Kosovë
një dhuratë për ty
më emrin L i r i.
do ta këtë.
Një lule të kuqe në lapidarë,
dhe një shtëpi
modeste
më shumë dritë.

02.01.1996

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.