15.5 C
Tirana
E hënë, 4 Nëntor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

DËSHMITARËT SHQIPTARË (UGURZINJ) NË HAGË, HASMI SERB MATANË GARDHIT ME BUZË NË GAZ…!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Në pikë të ditës

Në dyert e Gjykatës Speciale në Hagë, ku, përmes dosjeve prej 50 mijë faqësh të dërguara nga regjimi fashist i Serbisë për prokurorinë dhe, disa jashtqitës (shqiptarë) në cilësinë e dëshmitarit, veçsa po ia shtojnë kërshërinë me buzë në gaz…!

Kështu jemi ne, harrojmë dhe shkelim në gjakun e djalmenisë së pushkëve të UÇK-së në luftën e drejtë për Liri dhe Pavarësi të Kosovës!Jemi mësuar që të bëhemi argat të dreqit dhe, hasmit matan gardhit me ia shtua buzën në gaz përmes thyerjes së drejtpeshimit tonë!

Nuk kemi njerëz për të humbur, thoshte me dinjitet profesor Anton Çetta në Prishtinë!Të mësohemi me tiparët e shtetit sovran, të lirë dhe demokratik të Kosovës!Të mësohemi, shqiptarë të dashur me Lirinë e Kosovës…!
Dëshmitarë të Hagës, leni më një anë inatet dhe shpifjet e liga, kthehuni me shpirt e mendje afër kombit, tokës dhe afër Kosovës tonë…!

Mos të bëjmë punën e dreqit, që, hasmin e Serbisë, matanë gardhit të na shohë me buzë në gaz…!

Çikago, më 24 tetor 2024


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit