Kjo është qeverisja më e keqe dhe e tmerrshme

1
786
Kimete Berisha

Kimete Berisha, 18 shkurt 2022 (Marrë nga faqja e saj në FB)

Kjo është qeverisja më e keqe dhe më e tmerrshme që do të mund të imagjinohej.
Na varfëroi, na trishtoi, na e ka humbur rrugën n’oborr, po e shkatërron Kosovën me themel!

A di dikush të tregojë, pse po ushtrohet kjo dhunë veç ndaj shqiptarëve?
Me pas qenë sot pensioniste, qysh e kisha pagu rrymën?!

Përgjigju, manjak!

Cilës familje serbe në Veri po më detyron qeveria Kurti t’ia paguaj rrymën unë!
Bën vaki asaj familjes që më kanë përzë nga banesa zbathur, nën tytën e pushkëve!
Qeveria e Kosovës është diskriminuese, është vrasëse e shqiptarëve të Kosovës…
Këto janë masa të dhunshme, kjo bëhet për të na pamundësuar të jetojmë këtu;

kjo është përndjekje;

ky është ekzod i organizuar nga qeveria e Albin Kurtit!
Këta merren me salltanate të neveritshme…
Paret e Fondit të Ringjalljes janë vjedhur!

Çojnë pare në projekte të vdekura, se na ka rrokë neve gajla e varrit të Xhafer Devës e personave aristokratë të kohës, që kanë pas pare me maru kështjella (dihet kush ka pas pare dhe kush ka pare sot), veç bashkëpunëtorët e regjimit dhe hajnat…

populli gjithmonë ka qenë i varfër.

P.S. Si numër 99, po m’pëlqen çmimi i rrymës, sepse simbolizon FUNDIN e një kohe.

Që do të thotë, ose mua më duhet të largohem nga Kosova, sepse s’kam pare me pagu rrymën, ose shpejt do të bie qeveria anti-shqiptare e Albin Kurtit!

1 KOMENT

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.