Cheap Presidente!

0
385
Kimete Berisha

Kimete Berisha, 10 shkurt 2022 (Marrë nga faqja e saj në FB)

Intervista e Presidentes, si ato intrigat me t’panjofshëm, që bëhen nëpër pritore dhe dimrit nëpër çajtore, kur nxehen pirësit dhe flasin thashetheme, në perimetrin prej mëhallës së tyre e deri në Rusi.

Mënyra se si fliste për diplomacinë dhe se si nxjerrte paralele mes Kosovës e Rusisë- Serbisë e Ukrainës, shumë naive, pabesueshëm naive.

Varfërinë e konsideron vlerë, kurse pasurinë e konsideron turp – ama është e pasur…
…dhe prandaj, për ta kthyer dashurinë e humbur të varfanjakëve (që e votuan sepse kujtuan se nuk gënjen dhe se nuk pranon pare pa ua ditur prejardhjen),
deshi ta kthej simpatinë me teshat e skijimit, që i ka blerë 15 euro.

Edhe? Veç kur iu hip skijave barazohesh me popullin?
Veç dikush që përfiton prej saj, që është si ajo dhe që merr pare pa e ditur kah i vijnë, e përkrah sot Presidenten.

Asnjë shqiptar i vuajtur, që heq keq dhe që nuk ka, nuk e mbështet një Presidente, që ka marrë pare pa i arsyetuar.

Qysh jepen paret pa faturë, pa kupon fiskal. Ose gënjeshtër. Ose Kuvendi shpërlan pare,
A është e mundur që Kuvendi jep pare pa asnjë kërkesë, veç hajt.

Pse disa deputetëve, Kuvendi nuk u ka dhënë pare pa i pyetur, e Presidenten hiç nuk e ka pyetur ‘a po do pare’, ia ka dhënë paret pa e pyetur.

Pra, Presidentja e pranoi që si deputete ka marrë pare nga Kuvendi për karburante, por nuk e ka ditur që po i merr.

Pasi i ka marrë paret e ka kuptuar se i ka marrë paret.
Turp i madh.

Për Kosovën e jep jetën, e për burrë e jep Kosovën!

Gazetarëve u tha: ‘Ju nuk lexoni. Nuk e kuptoni Prindonin. Është dashur ta lexoni çka ka dashur të thotë Prindoni kur ka thënë se ju jeni ndërmarrje e përbashkët kriminale‘.

Nuk ka nevojë të kërkojë falje Prindoni, sepse nuk ka thënë se jeni kriminelë.
Ka thënë – por s’ka thënë. Kurrën e kurrës.

Qe lexoje (anipse trimi e ka fshirë postimin), ka thënë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por s’ka thënë.

Se unë e kam babën patriot.
Edhe vetë jam patriote.
I kam recituar atdheut.

Pse Presidentja nuk e ka zgjedhur heshtjen por ka zgjedhur të gënjejë, për Prindonin.
Ti mund të flijohesh për të, ama nuk mund t’ia mbulosh turpin! Nuk mundesh!

Ai lëre që nuk po flijohet për ty, por të ka turpëruar, deri në atë shkallë sa ta ka bërë punën të gënjesh për hatër të tij.

Profeti Muhamed thoshte: Kujdes, armiqtë tuaj më të tmerrshëm i gjen në familjen tënde: te burri, gruaja, fëmijët.

Kurse Xhulieta i thoshte Romeos: Dashuria ime lindi nga urrejtja.
Ju nuk po kuptoni…

P.S. Kam kujtuar që është veç arrogante, tradhtare, mosmirënjohëse dhe hakmarrëse, nuk e paskam ditur që është kaq naive, kaq ordinere dhe kaq e cekët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.