Kur lind në atdheun e pushtuar…

2
632
Kimete Berisha

Kimete Berisha, 8 shtator 2021 (Marrë nga faqja e saj në FB)

Kur lind në atdheun e pushtuar; Rritesh në robëri: Shkollohesh në robëri; Bëhesh gazetare e luftës; E përjeton luftën:
Bëhesh edhe mburojë e gjallë;

E ke parë kah vritet dhe bie para teje e vdekur, nëna duke lyp një pikë ujë për beben e saj;
Nga lufta del e gjallë;
Ke humbur gjithçka.
Kur humb gjithçka, e humb edhe frikën.

Humb njerëz, dhe i harron.
Thjesht jeta e harron vdekjen.

E humb shtëpinë, por kurrë më nuk e rindërton të njejtën shtëpi, sepse nuk “rindërtohen” dot të njejtat kujtime;

E përballon edhe mërzinë;
Dikur asgjë nuk ndjen më.
Kur nuk ndjen asgjë, të merr malli edhe për ndjenjën më të keqe.

Çdo gjë që ka lidhje me ty, prej se je lindur është luftë.

Qetësohesh veç kur bëhesh fataliste.
Edhe pse pak të vjen turp të jesh fataliste, ia vlen çdo ilaç për shpirtin që këputet, e që vaji i tij ta prish gjumin çdo natë në orën 3 n’mëngjes.

Thjesht qetësohesh veç kur e bind veten se “çdo gjë që ndodh është shkruar më parë“!
Liria është shumë e Re, për të ta shlyer gjithë atë zanat të vjetër që e ke.

P.S. Profeti Muhamed ka thënë “Krenarët nuk shkojnë në Parajsë”!
Është i vetmi njeri i shenjtë në botë, me të cilin pajtohem për përkufizimin e krenarisë.

2 KOMENTE

  1. Shkrimet e Z. Berisha janë të thella dhe mjaft përmbajtësore. I lexoj më knaqësi.
    Respekt për gazetaren, vlerësimet e saj dhe kritika ka permbajtje.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.