Patriarkalizmi shqiptar

0
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Patriarkalizmi shqiptar krijon kushte dhe ambient për të pranuar despotët e huaj si tutorë. Ne edhe pasi të fitojmë lirinë, nuk e duam, por vrapojmë pas një despoti që na premton, që na jep komplimente, një lloj dashurie, një lloj sigurie dhe ngrohtësie, që na ka munguar në familje! Despotin e huaj trajtojmë si profet, jo si partner! Ne përpiqemi ta pastrojmë atë dhe të ruajmë kultin e tij duke e mbështjellë me një brerore shenjtërie: “Ai na ka njohur ndër të parët! Ai ka përcjellë shpalljen e pavarësisë në televizor!”, dhe dokrra të kësaj natyre!

Për t’u çliruar nga kjo tutori e ngritur në instinkt, nevojitet dashuri në shtëpi! Aty nisin të gjitha të ligat, që shpërbëjnë një shoqëri! Kur në fëmijëri mungon ngrohtësia në shtëpi, respekti kërkohet jashtë dhe gjendet te nënshtrimi dhe te depersonalizimi i vetvetes! Njerëzit që kanë humbur personalitetin dhe identitetin e vet dhe që janë pushtuar nga i huaji, pezmatohen kur kritikohet tutori, edhe pse dinë, se demokracia, pa mendim të lirë, është diktaturë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.