Vajzat e gratë shqiptare duan që të gënjehen…

0
272
Gënjeshtra - Pinochio
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Një vajzë nga Shkupi më thoshte dikur: “Vajzat shqiptare duan që t’i gënjesh. Ndryshe nuk ke sukses me to. Edhe pse ato të kuptojnë se ti po i gënjen, ato prapë kënaqen, se ti po gënjen për to…

Një kryetar komune në Gruemirë, që e mori postin dikur edhe me ndihmën time, më tha një herë kur po rrinim për kafe te Meteori: “Ju vini nga Perëndimi, nëse atje gënjen një herë dhe e marrin vesh, ta vënë vizën. Kurse këtu në Shqipëri, po nuk gënjeve, mbetesh pa bukë…” Dhe ai vazhdonte të gënjente e gënjente e poshtërsi të tjera, që i din vetë, derisa ra në burg dhe iku edhe nga puna. Nuk i doli fort mirë me rrena…

Një i afërm i imi nuk e kishte zakon të gënjente kurrë, kur ishte i ri, por pasi u martua dhe pasi kishte edhe poste zyrtare, u bë kampion i gënjeshtrave, si Luizi. Fenomenal, akrobat i rrenës, (si elektroati Marçelino). Tani a e bëri gruaja gënjeshtar, apo puna në shtet, nuk dihet me siguri. Mundet se edhe gruaja, se po i tregove të vërtetën asaj, duhet me ndejtë orë e ditë të tëra duke argumentuar me të, futi një rrenë të bardhë aty dhe mbylle debatin… Kjo duket se ishte zgjidhja e detyruar e tij. Tani pin duan e alkool, dhe është fryrë nga shëndeti. Kjo nuk ndodhë me çdo grua, kuptohet.

Fenomenin shqiptar të rrenave e vëren gjithandej në shoqërinë shqiptare, dhe kjo është tregues i vetëdijes së ulët të shoqërisë sonë. Prandaj nuk kemi sukses. Por kjo është shoqëria jonë, kjo është psikologjia e turmës, të cilën sipas Robert Aliaj po e shfrytëzon edhe Luiz Ejlli në Big Brother VIP Albania, që është bërë luan, mbret e hero, se rren bukur, rren besueshëm, si Saliu. Ia fut tjetra shpullë turinjve e as i kuqet fytyra, kaq karakter ka. Por kjo nuk ka rëndësi fare për vajzat e gratë shqiptare, ato duan një mashkull pa karakter si ai, plastelinë, që sa e shtyp merr formë. Një mashkull, që i duron dhe i toleron. S’ka gjë pse rren, s’ka gjë pse luan bixhos e nuk i rrin lekë në xhep, mjafton të jetë i dëgjueshëm…

Fenomeni ‘Luiz’ i ka hallakatur vajzat e gratë shqiptare, që figurativisht po ‘shkulin flokët për të’. Kur të përfundojë Big Broyher, Luizi e ka rrugën hapur që të merret me politikë, edhe PS edhe PD e nxjerrin pa problem deputet, se ai rren bukur dhe e meriton. Këta janë shembujt klasikë, që e frymëzojnë shoqërinë tonë të rrenave, prandaj kemi sukses të madh.

Kur Luizi e zuri Kiarën ‘me tul buke’ dhe e gënjeu se ishte i sëmurë me tumor, fansat e tij hapën lajmin se ai është i sëmurë vërtetë, i kishte vdekur edhe i ati nga sëmundja. Nga përshkrimi më vonë i Luizit, për vdekjene të atit në New York në moshën 63 vjeçare, ai kishte qenë në kafe me disa shokë dhe aty kishte ndier një shtërngim në gjoks, thonë, e menjëherë ishte shtrembëruar anash e kishte vdekur. Duket si infarkt i miokardit. Jo tumor.

Por fansat e Luizit, si vajzat e gratë shqiptare kanë dëshirë të gënjehen, e kënaqen me Luizin që po gënjen, se ai po luan një lojë, dhe këta e kuptojnë hallin e tij… Kjo është psikologjia e turmës, turma gënjen dhe i kupton gënjeshtrat njëlloj si Luizi, e bëhet me të.

Me këtë fenomen po ndeshemi në Big Brother VIP, ku disa janë magjepsur, marrosur nga Luizi. Edhe Kiara, 27 vjeçe, ka nevojë për burrë, edhe pse po tregohet e përmbajtur, ka filluar të lëkundet, i pëlqen Luizi që tregon interes e kujdeset për të, por nuk e kupton patologjinë e tij sa duhet ose nuk do ta kuptojë, se gjendja në atë shtëpi, e mbyllur, bën që ajo të ndryshojë edhe në qëndrimet e saj. Dhe ku i dihet, ndoshta i han rrenat e Luizit, dhe thyhet, i jepet atij një ditë. Edhe pse thotë se do të presë derisa të dalë, pastaj të vendosë. Sepse vërehet që Kiara, si shumica e vajzave në botë, duan ta ndryshojnë botën, edhe ajo mendon se e ndryshon Luizin, por ka me qenë thjesht një iluzion. Të paktën kështu duket.

Ardit Çuni po thoshte sot në ‘Big Brother Fans’ se Luizi ka marrë para nga Dhoma e noterëve në vitin 2018, dhe ka bërë një ndërhyrje në by…, për hemorroide. Kjo ka qenë edhe sëmundja e Luizit. Marrja e parave nga Dhoma e noterëve u vërtetua edhe nga një deklaratëe tyre. Kurse Bledi Mane po sot u shpreh te ‘E Diell’, se Luizi është edhe bixhosxhi, dhe uroj që ta harrojë këtë kur të dalë nga BBVIP – përfundoi ai…

Bota shqiptare jeton në rrena dhe e kultivon rrenën përditë. Dhe zihet tjetri/a me ty, për rrenat e Luizit… Aty e kupton ti se sa të ka kuptuar e respektuar ai apo ajo. Prandaj i thua rruga e mbarë dhe e largon nga miqtë. Se nuk ke ndjenjë të brendshme me të. Ti nuk ke dëshirë të jetosh me rrenën, si jeton ai apo ajo, dhe rrugët ndahen…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.