Arben Çokaj
Demokracia ka kundërshti dhe mendine të ndryshme. Por kosovarët duhet të jenë bashkë në mbrojtjen e territorit. Se do e hanë si “babale” Hashimi me Gjykatën Speciale!
Ose Albin Kurti kryeministër ose një Zelensky në Kosovë, që dëgjon ndërkombëtarët dhe ia futë Kosovës, si Zelensky Ukrainës…
A u kuptuam, apo doni me dëgjua Bajromin, që ndoshta ende i duket Zelensky hero, e me luajtë lojën e budallës?!
Ura e Ibrit, a duhet hapur? Po!
Tani për urën e Ibrit, ajo është brenda territorit të Kosovës, dhe e vendosë qeveria e Kosovës, a duhet hapur a jo! Por serbët janë unikë, nuk duan të hapet. Dihet, ata duan probleme. Që me fillimin e luftës në Ukrainë, ndërkombëtarët kanë filkuar të anojnë nga serbët në kurriz të Kosovës. Këtë s’e ka pranuar Albin Kurti, por opozita në shumicën e rasteve ka mbajtë anë me serbët e me ndërkombëtarët, edhe për urën e Ibrit!
Janë disa gjëra që u bënë mirë në fillim, Shqipëria do të mbante anën e Kosovës në çdo rast. Këtë rregull e prishi shën Pal Gjatoja me Ballkanin e Hapur, që në fund i doli bllof, e më pas! Edhe kosovarët në fillim thonin se duhet të jenë unikë sa i përket interesave kombëtare, por po tregojnë se janë unikë – opozita – kundër Albinit. Çfarëdo që bën Albini – “e bën për politikë” – thonë “e bën për vota!” dhe verbohen komplet dhe i dalin kundër. Opozita kosovare “për vota” po bëhet gjithnjë e më tepër me interesat serbe në Kosovë…
Në këtë mënyrë, shqiptarët e ndarë, e hanë pykën më lehtë! Pse serbët janë bashkë, janë dele, janë bagëti serbët, janë unikë kur vjen puna për interesat e tyre?! Pse ata nuk kanë demokraci si kosovarët?! Kosovarët janë demokratë të fortë, 500 vjet nën turk e 100 vjet nën serbë… e sot na shesin përalla demokratike, duke u bërë copë-copë, jo unikë për interesat e tyre.
Duket pra se kosovarët do e hanë edhe një herë, se si do e hanë, do e shohim më vonë… Edhe pse e dimë si e hëngri Hashimi me shokë, duke dëgjuar ndërkombëtarët…
Ruzvelt: “Toka është pronë e njerëzve të mençur, kur ata kanë forcë!”
Nëse këtë thënie e përdorim për Kosovën, çfarë mund të themi?
Se janë fatkeqë dhe jo edhe aq të mençur…
Poeti Ndue Ukaj i thotë Albinit ‘trupeshk’, si don me e hapë urën? Si don me e hapë urën ti, kur nuk duan me e hapë serbët?! Se ndryshe nuk ka si i thotë! Në këtë rast Ukaj nuk e sheh se serbët janë bashkë dhe duan veriun – ata marrin sa t’u japësh xhanëm, edhe Kosovën e marrin krejt, prapë, pa kosovarët, po ua dhe…
Por meqë atij, Hashimi që me shokë e futi veten në burg, duke dëgjuar ndërkombëtarët, dhe politikat e tij – qoftë edhe dhënia e veriut Serbisë i duket Ukajt më e zgjuar se politikat e Albinit për hapjen e urës së Ibrit, se Albini ua ka ble rrenat ndërkombëtarëve dhe po i provokon për me i nxjerë në anë të Serbisë… Nuk e sheh Ukaj se serbët janë bashkë për mos me e hapë urën, atëherë, krahun e kujt po mban Ukaj, të qeverisë së Kosovës, apo të qeverisë së Serbisë? Shqiptarët janë si gjithmonë veç e veç! Me siguri justifikohet Ukaj, se po mban krahun e ndërkombëtarëve, të cilët ka kohë që po mbajnë anë me Serbinë… Edhe gomari e ka pa me kohë se ndërkombëtarët po mbajnë anë me Serbinë, që me fillimin e luftës në Ukrainë, por Ukaj me shokë nuk po e shohin, nuk duan ta shohin…
E nuk është vetëm Ukaj, është e gjithë opozita në Kosovë, që janë kundër Albinit, kanë urrejtje patologjike ndaj tij, më parë duan një serb kryeministër, se janë mësuar t’i drejtojnë serbët, por nuk e duan njërin prej tyre t’i drejtojë ata… pavarësisht se çfarë bën Albini, ata janë kundër – gjithmonë kundër. Kjo është e rëndë. Me këta hajvana nuk ka politikë kombëtare në Kosovë, ata janë pleshtat e Fishtës, copë-copë, nuk bëhen dy bashkë, e secili më i mençur se tjetri. Turp u qoftë.
Pse nuk mësojnë prej serbëve, që bëhen bashkë për interesa të përbashkëta?! E ata copë-copë! Serbët bashkoneh edhe në krim, edhe kur e kanë gabim, shqiptarët nuk bashkohen edhe kur u intereson, edhe kur e kanë mirë… Ky është mallkimi shqiptar, arsyeja kryesore pse ne nuk bëhemi. Ne e urrejmë atë që di more, ne e urrejmë atë që e ka mirë! Ne bëhemi më shpejt me të ligun, me të keqin, me hajvanin, se sa me të mirin e me të drejtin e me të zgjuarin…
Ndërkonbëtarët na ndihmuan ta çlirojmë Kosovën, u detyrohemi shumë, padyshim, por ata po bëhen pengesë, pse? A thua nuk po dimë ne të merremi vesh me ta, apo interesat e tyre kanë ndryshuar?! Unë mendoj këtë të dytën. Ata e kanë me të futme, prandaj duhet treguar kujdes me ta!