16.6 C
Tirana
E mërkurë, 18 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj POLITIKA E JASHTME DHE RAJONALE E LISTËS SË STUDENTËVE NË SERBI

POLITIKA E JASHTME DHE RAJONALE E LISTËS SË STUDENTËVE NË SERBI

0
Lista studentore serbe
Xhelal Zejneli
Xhelal Zejneli

Xhelal Zejneli

Politika e jashtme dhe rajonale e Listës së studentëve në Serbi, krahasuar me politikën klero-fashiste të Aleksandar Vuçiqit, nuk ka kurrfarë dallimi.

*   *   *

Neutraliteti ushtarak dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Sipas programit politik të publikuar,

  • Serbia do të ruajë asnjanësinë ushtarake;
  • nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë;  
  • do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Bashkimin Evropian, me SHBA-në dhe me Kinën.

Lidhur me Kosovën, në dokumentin e publikuar thuhet: “Në përputhje me Kushtetutën,   Kosova është pjesë e Serbisë”,

Kur është fjala për Bosnjën dhe Hercegovinën, theksohet ruajtja e pozitës kushtetuese, e kompetencave dhe e pronës së Republikës Serbe (Republikës Srpska).

*   *   *

Reforma e diplomacisë. Paralajmërohet eliminimi i partikracisë dhe nepotizmit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe vendosja e kritereve të rrepta profesionale për emërimet në misionet diplomatike dhe konsullore.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.