Me rastin e trevjetorit të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD)

2
267
KKAD

Letër Urimi!

Të nderuar kolegë, ju që edhe atë pak kohë të lirë e sakrifikuat në shërbim të KKAD-së, ju urojmë nga zemra trevjetorin e KKAD-së (4 korrik 2020), trevjetorin e një pune të përkushtuar dhe shumë shpresëdhënëse për të gjithë ne dhe veçanërisht për fëmijët shqiptarë, të cilët kanë lindur dhe rritën larg atdheut.

Në rrugëtimin tonë trevjeçar dëshmuam vlerë profesionale, vlerë kombëtare duke fituar besimin dhe respektin e shumë institucioneve, e shumë veprimtarëve, e shumë e shumë kolegëve në mbarë botën shqiptare.

Në rrugëtimin tonë detektuam një mori problemesh të mësimit plotësues në Diasporë duke sensibilizuar pothuajse të gjithë faktorët në Atdhe dhe në Diasporë. Idetë tona për njehsimin e shkollave shqipe, për tekstet e përbashkëta, për një program të njëjtë mësimor u bënë pjesë e rendit të punës të institucioneve tona, e takimeve, e konsultave dhe programeve të ndryshme.

KKAD dëshmoi se është një palë konsultuese e dobishme, profesionale dhe e gatshme të sakrifikojë në shërbim të mësimit shqip në Diasporë. Bashkë me Qendrën e Botimeve për Diasporën (QBD) dëshmuam se aty ku dëgjohet dhe respektohet zëri i profesionistëve të dëshmuar në Mërgatë suksesi nuk mungon.

Në prezantimin e vizionit dhe misionit KKAD ka ftuar dhe fton të gjithë me radhë: institucionet, shoqatat, prindërit, bashkatdhetarët t’i bashkërendisim kërkesat dhe detyrat tona, me qëllim që gradualisht të realizojmë, atë që nuk është realizuar deri më tani.

Ju përgëzojmë të gjithëve me respektin më të madh, për punën tuaj të vyer, me urimin dalshim faqe bardhë në rrugën tonë, në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, në shërbim të identitetit kombëtar.

Gëzuar kolegë trevjetorin e KKAD-së, me shpresë që në të ardhmen do të jemi edhe më të bashkuar, edhe më të përkushtuar drejt qëllimit tonë, njehsimit të shkollave shqipe, përhapjes së dritës së diturisë në gjuhën amtare kudo ku ka shqiptarë!

Gëzuar!

Këshillit Koordinues i Arsimtarëve
në Diasporë (KKAD)
Dr. Vaxhid Sejdiukryetar

2 KOMENTE

  1. Së pari në të gjitha vendet e Perëndimit, Shkollat me Mësim Plotësues të Gjuhës shqipe, duhet të veprojnë nën një çati, sikur dikur ajo në Zvicër, me kryetar, z Mahir Mustafaj, që ishte në nivelin e duhur.

    Pastaj të krijohet Këshilli Kordinues për Diasporën. Edhe pse ka shfaqur gatishmërinë që ta kryejë detyrën e Kryetarit në nivel të LAPASH-it, për Zvicrën, z. Liburn Mehmetaj, me thirrjen Master në Jurisprudencë, gradë kjo e fituar në Fakultetin Juridik të Universitetit prestigjioz të Gjenevës, përpos deklarimeve formale në tubimet tona, të rralla ende nuk e ka përkrahjen praktike.

    Vetëm të bashkuar do të jemi me shkollë të fuqishme të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, sikurse në vitet e 90-ta.
    Veprimtarisë në celula i ka skaduar kaherë afati. Vetëm puna ekipore çonë në sukses të garantuar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.