E kohës
Kohëve të fundit nga kabineti zyrtar i qeverisë shqiptare në Tiranë, ka dalur nisma për organizimin e ashtuquajtur të konferencës ndërkombëtare për relacionet Kosovë-Serbi dhe mbyllja e problemit shekullor shqiptaro-serb në hapësirën etnike në Ballkan.
Përkitazi me çështjen e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar dhe të integrimeve në BE dhe relacionet e miqësisë së përjetshme me SHBA si dhe liria dhe pavarësia me vlerat e demokracisë e të paqes, për Kosovën kanë përfunduar në Rambuje.
Në qarqet e ndryshme dhe në disa paraqitje publike të (a)nalistëve politikë të (m)arrëdhënieve ndërkombëtare, po ia fusin kot së koti, ndonëse Republika e Kosovës i ka përfunduar në të gjitha rrafshet e diplomacisë BE-SHBA temën bosht në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje.
Për Kosovën nuk i duhet organizim i ri i diplomacisë në ndonjë Konferencë Ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes dhe të mbylljes së knfliktit të ngrirë Kosovë-Serbi, ndonëse pavarësia dhe njohja ndërkombëtare e Kosovës i ka përfunduar të gjitha opsionet për ndonjë Konferencë të (re)Ndërkombëtare!
Për Tiranën zyrtare, kujtoj se vlen porosia e kohës: Kujdes ndaj diskursit të diplomacisë së ftohtë dhe, me motive për të bër gafet e rradhës veçse për një buzëqeshje ndaj regjimit serb në Beograd(!).
Prishtinë, më 4 korrik 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com