Fillim i mbarë i vitit të ri

0
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Pritja e ndërrimit të motmoteve, siq jemi mësuar ta quajmë kalimin në Vitin e Ri kalendarik, në vitin e ri në vendlindje është një ndjenjë e mirë dhe kënaqësi e veçantë për secilin bashkatdhetarë që jeton në emigrim.

Ndriçimi natën e Vitit të Ri, meritë e pushtetarëve

Shkëmbimi i urimeve  në natën e ndërrimit të motmoteve me familjarët, miqët dhe dashamirët është ndjenjë e mirë dhe kënaqësi shpirtërore, është shpresë për ardhmëri, motivim për fillim të mbarë në Vitin e Ri.

Të gjithë i kemi synimet dhe projeksionet tona personale dhe shoqërore për vitin 2024, ku secili në mënyrën e tij e ëndërron të ardhmen e tij të ndritshme.

Përderisa politikanët e ëndërrojnë mbajtjen apo marrjen e pushtetit, qytetarët e projektojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës, kurse mërgimtarët e ëndërrojnë riatdhetsimin e tyre në vendlindje.

Përderisa mërgimtarët e rinjë e projektojnë kthimin në vendlindje përmes hapjes së ndonjë biznesi të vogël familjarë, mërgimtarët e viteve të ’90-ta e ëndërrojnë kthimin në shtëpitë e tyre, në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre.

Ndriçimi me energji elektrike gjatë natës së Vitit të Ri ngjalli shpresë dhe besim për mërgimtarët dhe nxiti energji pozitive për qytetarët për të jetuar dhe vepruar në vendin për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan shumë për lirinë e këtij vendi.

Ky është një hap i vogël por shumë pozitivë i pushtetarëve aktualë, i cili duhet të vazhdohet me hapa të tjerë akoma më gjigant me forcimin e sistemit të drejtësisë, gjegjësisht barazisë sociale dhe respektimit të qytetarëve pavarësisht ngjyrimeve partiake.

Ky është çelësi i arritjes së suksesit të kësaj qeverie, në të kundërtën, mund të kthehet në thyerje të shpresave të qytetarëve dhe dëshprim të mërgimtarëve të cilët më padurim e presin kthimin në vendlindje.

Meqë ky është shkrimi i parë në vitin 2024, urojë që ky fillim i mbarë i Vitit të Ri 2024, të jetë motivim pozitiv dhe shpresë për një të ardhme të sigurtë dhe të ndritshme në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri në Ballkan dhe më të pasur në Evropën Juglindore.

Zot bekoje Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.