SHQIPTARI DEMBEL NË GJERMANI

0
591
Du bist gefeuert

Arben Çokaj

tregim

Njē shqiptar dembel kishte vendosur të shkonte në Gjermani. Por atje është vendi i punës… nuk ka lojëra.

Do të punoj fort dhe do e lë duhanin sa të shkoj, tha shqiptari dembel, se atje është shtrenjtë dhe po e piva, më ikë e gjithë rroga tym duhanit… Ose do marr steka cigaresh me autobuz një herë në dy javë, m’i dërgon familja… Shqiptari dembel dhe i paaftë me i dalë për zot vetes, don një ekip me u marrë me të!

Nuk e kishte mësuar gjermanishten, e kur shkoi atje e pa se atje flisnin gjermanisht. Dhe e kishte lënë ta mësonte kur të shkonte, si punën e duhanit.

Në Shqipëri bënte sikur punonte, por më shumë i shmangej punës, gjente justifikime nga më të ndryshmet për të shmangur punën… Por Shqipëria si Shqipëria, e ashtu ia dilte ta hante një copë bukë.

Zakoni i fituar për kohë të gjatë nuk hiqet lehtë dhe ashtu si në Shqipëri, shqiptari dembel i gjente justifikime edhe shefit nē Gjermani. Pse nuk e ke bërë këtë? – e pyeste shefi, e ai fap justifikimin. Ishte nona e justifikimeve… Shefi filloi të çmendej se puna nuk po i ecte e përfundoi nē spitalin psikiatrik…

Por para se ta bënte këtë, pas tre ditësh justifikime, e nisi nē shtëpi shqiptarin dembel… 😛 Kur shefi i tha duke bërtitur: “du bist gefeuert”, shqiptari dembel nuk e kuptoi, mendoi se po i rriste rrogën…

Hapi Google Translate e pa se kjo donte të thoshte: “you are fired…” Çfarë dmth. kjo pyeti njërin se nuk po e kuptonte… E ai i tregoi se e kishte pushuar nga puna… “Po unë e kam mirë me shefin”, – i tha atij…

E shqiptari dembel në fund u kënaq me: “e luajta mendsh shefin gjerman… “ 😛 Për këtë punë kishte shkuar në Gjermani!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.