Komunisti globalist Joe Biden, ka zero zgjidhje për problemet me të cilat përballet Amerika e shkatërruar nga ai vetë

0
218
Sean Hannity - Mat Gaetz

Presidenti Joe Biden duhet t’a ketë harruar parashikimin e tij nga marsi i vitit 2022, duke sugjeruar se armatosja e Ukrainës me pajisje ushtarake do t’a përshkallëzojë konfliktin në Luftën e Tretë Botërore. Amerika fatkeqsisht, është në një gjendje rëniejeje nga keqmenaxhimi skandaloz dhe gjendja këtu do të përkeqësohet, nëse vazhdojmë të dërgojmë dollarët e taksapaguesve tanë, drejt një lufte të huaj, që nuk rrezikon Sigurinë Kombëtare të vendit tonë. Ne, duhet të pezullojmë të gjithë ndihmën e huaj për Luftën në Ukrainë dhe të kërkojmë që të gjithë luftëtarët në këtë konflikt të arrijnë menjëherë një Marrëveshje Paqeje.” – Matt Gaetz (R) kongresmen, Florida

Joe Biden duhet të Gjykohet, jo të dënohet teorikisht. Presidenti Joe Biden si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, nuk duhet të fajësohet, por përkundrazi të shkoj në Gjykatën Ushtarake, për dorëzimin e turpshëm të SHBA-së para terroristëve talebanë. Ai duhet gjykohet për Trathti Ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë nuk e them këtë lehtë dhe nuk e kam thënë kurrë për askënd tjetër, për ndonjë udhëheqës tjetër në këtë pozicion. Njerëzit, kanë folur për fajësimin e Presidentit Biden.”
Kolonel Richard Kemp, Ish-komandant i Forcave të Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan, Fox News (Intervistë me Mark Levin “Life, Liberty & Levin”)

Klajd Kapinova

Mbështetja financiare “humanitare” e Bankës Botërore dhe deshtimi ushtarak i Ukrainës

Ukraina e pavetëdijshme, fatkeqsisht dhe realisht, sot është në prag të kapitullimit apo kolapsit ushtarak të pashmangshëm dhe pa kushte. Atë nuk ka burrë nane, që e shpëton drejt dorëzimit dhe shkatërrimit të plotë me dëshirët e vet, Europës dhe regjimit të Joe Biden.

Këtë fakt aktual, më në fund e pranojnë para kamerave të televizionëve amerikane dhe botërore vazhdimisht shumë ish ushtarakë të lartë europianë dhe gjeneralë të shquar amerikanë me pesë yje, tashmë në pension.

Ato janë kritikë të vazhdueshëm, ndaj politikës skandaloze të jashtme ndërkombëtare të luftënxitjes, që po shpreh sistematikisht hapur administrata e pa-aftë dhe e pavetëdijshme Biden.

Kjo më së miri, u duk edhe gjatë tërheqjes së turpshme dhe skandaloze të trupave apo marinsave amerikanë nga Afganistani, pas një disfate të plotë dhe qëndrimi të gjatë prej 20 vitesh (2002-2022), ku Komandanti i Forvave të Armatosura të SHBA-së Joe Biden deshtoi me turp. Aty fatkeqsisht humbën jetën 13 heronj marinsa amerikanë e u plagosën rëndë 15 të tjerë, nga shpërthimi i eksplozivit në aeroportin International në Kabul të Afganistanit.

Joe Biden si Komandant i Forcave të Armatosura të SHBA-së, sëbashku me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes, i dorëzuan talebanëve terroristë (që kontrollohen nga Al Qaida dhe organzatat e tjera terroriste radikale islamike) listat e plota të të gjithë qyetareve amerikanë, që ndodheshin në Afganistan tesh 20 vjet, sikurse edhe listat e plota të desidentëve dhe qytetarëve afgane anti-talebanë, që kishin shërbyer në qeveritë afgane dhe ushtrinë amerikane për dy dekada…

Joe Biden duhet të Gjykohet, jo të dënohet teorikisht. Presidenti Joe Biden si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, nuk duhet të fajësohet, por përkundrazi të shkoj në Gjykatën Ushtarake, për dorëzimin e turpshëm të SHBA-së para terroristëve talebanë. Ai duhet gjykohet për Trathti Ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Unë, nuk e them këtë lehtë dhe nuk e kam thënë kurrë për askënd tjetër, për ndonjë udhëheqës tjetër në këtë pozicion. Njerëzit, kanë folur për fajësimin e Presidentit Biden.” – Kolonel Richard Kemp, Ish-komandant i Forcave të Mbretërisë së Bashkuar në Afganistan, Fox News (Intervistë me Mark Levin “Life, Liberty & Levin”)

Disa gjeneralë të lartë ushtarakë me 5 yje, që janë aktualisht në detyrë, e dijnë se Ukraina e ka të humbur këtë betejë të pakuptimtë ushtarake, me ushtrinë moderne dhe të sofistikuar ruse, por vazhdojnë t’u bëjnë qefin eprorëve të tyre kokëfortë (anti-rus) presidentë të shtetëve “demokratike”, të apasionuar shumë mbas “Paqes”, për vijimin e gjakderdhjes pa kuptim mes dy popujve orthodox sllav, me një histori shumë shekullore të përbashkët, të cilat ndodhen aktualisht në kufi me njeri-tjetrin.

Presidenti aktual ukrainas Vladimir Zhelinski, sikurse dihet nga të gjithë nuk ka folur asnjëherë gjuhën ukrainase, por vetëm gjuhën ruse. Aktori komik me role erotike Zhelinski, u zgjodh në atë detyrë, sepse përdori me mashtrim një platformë elektorale me premtime pompoze, për vendosjen e Paqes, mes popujve sllavo-orthodox në kufi, ndonëse ai është me origjinë nga një familje ebreje.

Duke iu rikthyer kujtesës së sotme të nënës histori, mësojmë se për Zhelinskin, sikurse dihet nga vendet, qeveritë dhe presidentët apo monarkët e shteteve “demokratike” europiane dhe SHBA-ja, kanë votuar edhe ushtria vendase, e cila fatkeqsisht konrollohet sot nga Batalioni Ushtarak Neo-Nazi AZOV, e cila sot mban peshën kryesore në frontin e luftës (me unforma, flamurin me ngjyra nazi, me simbolet tradicionale naziste si suatika dhe SS), kundër trupave speciale të Federatës Ruse dhe 4 (katër) territorëve apo republikave etnike të pavarura me Referendum mbi 97% secila, si Dombas etj., me popullsi dhe troje historikisht ruse, brenda Ukrainës ish dikur pjesë e Perandororisë Ruse…

Qysh nga ajo ditë, kur mori fronin presidencial, V. Zhelinski devijoi nga platforma dhe premtimet e bujshme elektorale, duke e futur vendin dhe popullin e tij në një rrugë katastrofike pa krye, fundi i së cilës si kolaps po shihet në TV dhe lexohet kjartë nga e gjithë bota.

Ai ka futur apo rrasur në burg të gjithë kundërshtarët e tij anti-luftë, anti-korrupsion, opozitën politike, mediat, Tv, gazetat, radiot, rrjetet sociale me ndihmën direkte globaliste të Big Tech, Deep State, Cabala etj., në të gjithë Ukrainën si dhe ka arrestuar dhe futur në qeli prelatët e lartë të Hierarkisë së Kishës Orthodox-e ukrainase.

Kjo gjë ka ndodhur fatkeqsisht dhe vazhdimisht para syve të SHBA-së qorre si “kampiones së demokracisë botërore” (me letra) e kryesuar sot fatkeqsisht nga administrata e supër korruptuar dhe papërgjeshme e Joe Biden dhe vendeve luftënxitëse europiane, që sëbashku me dollarë e euro, vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit apo vazhdimit të luftës dhe gjakderdhjes mes popujve sllavo-orthodox.

Sikurse mësohet nga mediat e pavarura europiane dhe amerikane dhe videot e shumta, të cilat fatmirësisht qarkullojnë kudo në rrjetet sociale të pakontrolluar nga Big Tech, Deep State, Cabala etj., shihet kjartë fakti tragjik, se rinia ukrainase, që nuk e do luftën në kufi me shtetin fqinj vëlla Rusinë (mbasi shumë familje miks ruso-ukrainase, kanë lidhje gjaku mes njeri-tjetrit), sot nga mosha mbi 16 vjec po merren me forcë nga rruga për t’i dërguar pa dëshirë në frontin e luftës si mish për top, në një luftë, ku Presidenti kukull Zhelinski po deshton totalisht.[1]

Kjo po ndodh edhe për faj të Europës lavire, Bashkimit Globalist Komunist Europian, Paktit “Paqësor” Ushtarak të Atlantikut Verior apo sikurse quhet ndryshe NATO, dhe regjimit të Joe Biden, të cilët sëbashku kanë nxitur dhe po mbajë ndezur zjarrin e luftës me Federatën Ruse, duke i shkaktuar atyre viktima, eksode biblike masive dhe katastrofë ekologjike, me viktima njerëzore dhe ushtarake si dhe humbje të mëdha shkatërruese ekonomike dhe financiare, për një luftë absurde, që ajo e ka pasur të humbur pa e filluar ende…

Që nga shkurti i vitit 2022, Banka Botërore ka mobilizuar mbi 18 miliardë dollarë mbështetje financiare për Ukrainën, nga të cilat mbi 16 miliardë dollarë janë dhënë deri më 7 shkurt 2023.

Sikur këto miliarda dollarë t’i ishin dhënë me Dashni në formë investimi ose falas vendeve të varfëra të botës së tretë (duke përfshi këtu Kosovën dhe Shqipërinë), në kontinentin e zi të Afrikës, vendet e varfëra komuniste të Amerikës Latine dhe Azisë, sot kjo pjesë e errët e botës do të ishte në të njëjtin nivel përparimi apo në një standart ekonomik dhe financiarë, me vendet e zhvilluara të pjesës tjetër të botës.

Sikurse mësojmë nga burime të sakta, del se Ukrainës i është dhënë një mbështetje buxhetore shtesë në shumën 350 milionë dollarë si dhe garancitë dypalëshe me shifra marramendëse nga shtetet, si: Holanda 84 milionë dollarë, Suedia $50 milionë, $134 milionë për financimin e Granteve Bilaterale për Fondin e Mirëbesimit Falas, me shumë donatorë: MB $92 milionë, Danimarka $22 milionë, Letonia $5.5 milionë, Lituania $5.5 milionë, Islanda $1 milion, Austria $11 milionë, Norvegjia $31 milionë, Shtetet e Bashkuara $1000 milionë, $1,168 milionë, Shpenzime Publike për Qëndrueshmërinë e Kapacitetit Administrativ (Peace), Mbështetja e Shërbimit Publik Emergjent IPF (Peace); $1000 milionë, Garancitë dypalëshe për Peace IPF, MB $1,450 milionë, Holanda $21 milionë, Lituania $10 milionë, Letonia $10 milionë, Danimarka $30 milionë, $1,521 milionë Financimi i Granteve Dypalëshe për Peace MDTF: SHBA $10,300 milionë, Gjermania $50 milionë dollarë, Spanja $48 milionë, Finlanda $21 milionë, Irlanda $21 milionë, Zvicra $10.5 milionë, Belgjika $3 milionë, Islanda $1 milion, $10,455 milionë, Fondi i Mirëbesimit për Ndihmën, Rimëkëmbjen, Rindërtimin dhe Reformën e Ukrainës (URTF): Austria $21 milionë, Islanda $2.5 milionë, Lituania $5 milionë, Holanda $95 milionë, Norvegjia $100 milionë, Suedia $14 milionë, Zvicra $58 milionë, 295 milionë dollarë kontributet në projektin për përmirësimin e shëndetit dhe shpëtimin e jetës (HEAL): Spanja $100 milionë, Granti i GFF, $10 milionë, $110 milionë Transfertë special, përmes Fondit të Mirëbesimit të Donatorëve të Vetëm të SHBA-së: $1,700 milionë, Kredi të tjera të Bankës Botërore (Ristrukturimet dhe Portofoli aktual): $635 milionë dollarë, Mbështetja paralele buxhetore e Japonisë e lidhur me Bankën Botërore SDPL Falas: $600 milionë, në përgatitje për URTF dhe Projektin e Dytë të Transmetimit të Energjisë në Ukrainë arrin në $124 milionë.

Komunistët në pushtet po lejojnë që globalistët e korruptuar t’i mjelin me dy duar (si lopën) taksapaguesit amerikanë

Sikurse ju kam thënë me siguri të lartë (duke ndjekur nga afër dhe me kujdes zhvillimet politike bashkohore amerikane) me datën 11 shkurt 2023, ritheksoj se për fat të mirë vesi i qylit, duke marrë pa mëshirë dollarë nga Thesari, për të pavetëdijshmin Biden mbaroi, sepse amerikanët taksapagues tash 2 vjet janë të irrituar vazhdimisht me papërgjeshmërinë e regjimit absurd në fuqi, që ka dërguar deri tani biliona dollarë, në një kohë, kur vendi ynë tesh dy vjet është fatkeqsisht përballë një Recensioni të Thellë katastrofik ekonomik, financiarë, politikë etj., si pasojë e krizës së madhe shumë planëshe, që ka shkaktuar me vetëdije vazhdimisht regjimi gënjeshtar Biden dhe familja e tij supër e korruptuar.

Sot republikanët, që kontrollojnë Dhomën e Përfaqsuesve apo sikurse njihet ndryshe si Kongresi Amerikan, do t’a mbyllin fatmirësisht rubinetin e qylxhiut për Ukrainën, vendin, Presidencën, Qeverinë dhe ushtrinë më të korruptuar në botë.

Deri më sot mediat shqipfolëse, duke filluar nga agjencia e majtë propagandistike globaliste “Zëri” i Amerikës në gjuhën shqipe dhe deri ato që pretendojnë se japin lajme të “sakta” nga SHBA-ja, për mediat në Shqipëri dhe Kosovë, nuk kanë informuar asnjëherë, se pikërisht shumë zyrtarë të Presidencës dhe Qeverisë së sotme në Ukrainë, fatmirësisht kanë dhënë dorëheqjen apo janë shkarkuar zyrtarisht (ndonëse me shumë vonesë), për shkak të korrupsionit dhe abuzimeve me ndihmat financiare ndërkombëtare ushtarake dhe ato të ndryshme amerikane…

Përballë kësaj situate korruptive të përmasave gjigande, shumë të mirënjohur prej kohësh nga kongresmenët republikanë ato fatmirësisht dhe për t’i treguar menjëherë të vërtetën popullit amerikanë, po fillojnë të ndalojnë me Rezoluta Speciale në Kongres (të nënshkruar nga shumë kongresmenë) dërgimin e mëtejshëm të taksave amerikane në drejtim të Ukrainës.

Paratë që “dërgohen” sa për sy e faqe në Ukrainë, pas patrimit të tyre normal (rutinë) rikthehen edhe një herë në vendin e nisjes në Capitol Hill, në Washington D.C., për të korruptuar politikanët. Ky cikël korruptiv i mirënjohur, përbën shqetësimin më të madh në SHBA.

Kështu kongresmeni republikan nga Florida Matt Gaetz dhe 11 ligjvënës paraqiten Rezolutën e re, për ndalimin e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, sipas kanalit televiz popullor Fox News dhe Hannity Staff 2.10.23 (Gaetz and 11 Lawmakers Intro Resolution to Halt U.S. Aid to Ukraine)

Përfaqsuesi i shtetit të Floridës republikani me pozitë të lartë në Kongresin Amerikan Matt Gaetz (R), ka paraqituar një Rezolutë, të shumëpritur nga amerikanët patriotë, për të ndalur të gjitha financimet e luftës në Ukrainë, ku fatmirësisht 11 kolegë të tij ligjvënës kanë nënshkruar.

Kongresmeni Gaetz (FL-01) udhëhoqi një grup prej 11 ligjvënësish në thirrje, që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë ndihmën shtesë ushtarake dhe financiare për Ukrainën, përmes prezantimit të Rezolutës “Lodhja e Ukrainës”.

Nëse miratohet, Rezoluta do të shprehte përmes ndjenjës së popullit nga Dhoma e Përfaqësuesve, se Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin fund ndihmës së saj ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe u kërkon të gjithë luftëtarëve të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar (2021), Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuuesi kryesor financiarë e i pajisjeve ushtarake dhe ndihmave të tjera për Ukrainën, duke dërguar deri tani mbi 130 miliardë dollarë, para këto të marrë padrejtësisht nga taksapaguesit për konfliktin Rusi-Ukrainë, duke përfshirë një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh të shpallur më 3 shkurt 2023.

Kongresmenit Gaetz iu bashkuan bashkë-sponzoruesve patriotë të mëposhtëm në Rezolutën “Lodhja e Ukrainës”. Përfaqësuesit janë: Andy Biggs (AZ-05), Lauren Boebert (CO-03), Paul Gosar (AZ-09), Marjorie Taylor Greene (GA-14), Anna Paulina Luna (FL-13), Thomas Massie (KY-04), Mary Miller (IL-15), Barry Moore (AL-02), Ralph Norman (SC-05) dhe Matt Rosendale (MT-02).

Marjorie Taylor Greene, zbulon Rezolutën për të audituar fondet marramendëse të ndihmës për Ukrainën

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve si kritikë të vazhdueshëm, për ndihmën e madhe të SHBA-së për Ukrainën, gjatë luftës së saj me Rusinë, paraqitën një Rezolutë të privilegjuar, për të audituar fondet e akorduara nga Kongresi i mëparshëm i kontrolluar fatkeqsisht nga komunistët ose sikurse njihen me emrin fallco demokratë.

Rezoluta u udhëhiq nga kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene (R-Ga.) dhe mbështetet nga një grup ligjvënësish GOP.

Nga ana e tjetër, Rezoluta në fjalë, bën thirrje për ruajtjen si prova të dokumenteve të administrates Biden dhe komunikimeve mes dy shteteve, qeverive dhe presidentëve, në lidhje me shpërndarjen e financimit të Ukrainës, flet për kritika të tjera midis disa ligjvënësve republikanë, që mbështesin ndihmën për Ukrainën, por thonë se nevojitet më shumë mbikëqyrje dhe luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit.

Administrata Biden, ka dhënë më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin, si dhe rreth 10 miliardë dollarë ndihmë humanitare dhe rreth 13 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.

Eshtë zbuluar se shumë nga këto fonde u jepen palëve të dyta, treta, katërta etj., (që nuk kanë lidhje drejtpërdrejtë me popullin e Ukrainës, qeverinë dhe ushtrinë e saj) sikurse janë disa organizata polake etj.

Biden, i ka bërë thirrje Kongresit të caktojë 37.7 miliardë dollarë fonde shtesë për Ukrainën.

Kongresmenja republikane Greene e prezantoi Projektligjin si një Rezolutë të Privilegjuar, që do të thotë se do t’i referohet Komisionit përkatës, ku anëtarët do të kenë 14 ditë pune, për t’a refuzuar atë ose për t’a miratuar atë, për një votim në katin e Dhomës së Përfaqsuesve.

Nëse projektligji nuk paraqitet në komitet brenda atij afati kohor, Greene ka mundësinë të detyrojë një votim në katin e Dhomës së Përfaqësuesve, për Projektligjin, pa u referuar nga një komision.

Nuk është ende e qartë, se cili panel i Dhomës së Përfaqësuesve do t’a shqyrtojë Rezolutën, por komunistët (demokratët), ka të ngjarë ta votojnë atë kundër, për të parandaluar, para ajo të shkojë në foltoren e Kongresit të kontrolluar fatmirësisht nga patriotët republikanë.

Greene e cila e ka propozuar Rezolutën, gjatë muajit janar 2023 në Kongresin e kontrolluar me shumicë nga republikanët.

E paraqita sërish këtë Rezolutë, sikurse gjithashtu po të bëj thirrje për një auditim të plotë. Ne votuam, për të dërguar para atje, por gjithashtu do të auditojmë atë që po ndodh në Ukrainë.”[2]

Bashkë-sponsorizuesit e projektligjit përfshijnë përfaqësuesit e GOP, si: Matt Gaetz (Fla.), Barry Moore (Ala.), Andrew Clyde (Ga.) dhe Thomas Massie (Ky.). I porsazgjedhuri Cory Mills (R-Fla.), gjithashtu u shfaq përkrah ligjvënësve, në një konferencë për shtyp. Sikurse shihet sot, mbështetja për Rezolutën në fjalë, është shumë e madhe në Kongres.

Ju keni dëgjuar udhëheqësin e ri të Kongresit Kevin McCarthy[3] të thotë publikisht, se ai nuk sheh shanse shumë të mira për shumë financime për Ukrainën, që do të vazhdojë përpara në një konferencë të kontrolluar nga republikanët,” tha Greene.

Shënim: Më poshtë, po japim në mënyrë të përmbledhur fjalën e kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene para Kongresit Amerikan, mbi situatën e keqe të brendshme të shkaktuar tesh 2 vjet (2021-2023) nga Joe Biden, senatorët dhe kongresmenët demokratë.

Biden vodhi një pjesë të retorikës pothuajse drejtpërdrejt nga Presidenti Donald J. Trump

(Kongresmenja republikane Marjorie Taylor Greene: Amerika Kërkon Zgjidhje)

Ne u ulëm këtu (Dhomën e Përfaqsuesve ose Kongres) në këtë dhomë mbrëmë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri atë që bëni ju, në një fjalim fushate elektorale, jo për misionin e bashkimit të vendit tonë.[4]

Ai bëri atë që bëni ju vazhdimisht, kur keni një axhendë të dështuar dhe dëshironi të përpiqeni të trembni popullin amerikan, në vend që të frymëzoni popullin tonë: Akuzoni kundërshtarët tuaj, se gjoja janë kundër “Sigurimeve Shoqërore dhe Medicare”, pa asnjë mbështetje të vërtetë dhe duke mos ofruar vetë zgjidhje për shumë problem, të artikuluara nga zotëria nga Arizona.

A e dëgjoi ndokush, që Presidenti t’i drejtohej mbrëmë realitetit, që Sigurimet Sociale dhe Medicare janë në rrugën drejt falimentimit, për sa i përket financimit të tyre, në lidhje me kërkesat për të paguar përfitime?

Sigurisht që jo. Presidenti Biden, ka zero zgjidhje, për problemet me të cilat përballet ky vend.

Asnjë zgjidhje, nuk u ofrua mbrëmë. Duke qëndruar në pusin ku ndodhet aktualisht Kryeparlamentari, nuk është ofruar asnjë zgjidhje. Në vend të kësaj, ishte një fjalim fushate.

Fakti është se populli amerikan, mendoj se e pa këtë, sepse në të njëjtin fjalim që Presidenti sulmoi republikanët, se “nuk kishin një zgjidhje për Sigurimet Sociale dhe Medicare”, duke akuzuar republikanët se thoshin se “do të largoheshim nga detyrimet për Social Sigurimit dhe Medicare”, Presidenti nuk ofroi zgjidhje për kufirin. Asnjë. Ai nuk tha asnjë fjalë, për burrat dhe gratë tona me uniformë.

Ai iu referua Ukrainës, por nuk dha asnjë strategji aktuale ose një rezultat të dëshiruar përveç “Putin keq, Ukraina e mirë”.

Shikoni, se fakti i çështjes është se i gjithë kombi është lodhur pikërisht nga ajo që pamë mbrëmë. Presidenti hyri dhe u përpoq të ofronte retorikë populiste.

Sinqerisht, ai vodhi një pjesë të retorikës pothuajse drejtpërdrejt nga Presidenti Donald J. Trump. Ai u përpoq të ofronte një retorikë demokrate të shkollës së vjetër, duke thënë, ne kemi një program për të gjithë në Amerikë. Mos u shqetësoni, ne do të paguajmë për të.

Një numër i kolegëve të mi në anën tjetër të korridorit zbritën dhe folën për të gjitha kreditë studentore, që do të faleshin, të gjitha shpenzimet që do të ofronin kolegët e mi në anën tjetër të korridorit, pa asnjë tregues se si do të faleshin dhe pse do ta bëni këtë?

Fakti është se Kongresi (Shtëpia e Popullit), nuk do të jetë kurrë serioz, në përfaqësimin e popullit, derisa të ndalojmë së shpenzuari pa kriter para që nuk i kemi, të ndalojmë së lejuari shtypjen e parave, të ndalojmë financimin e vetë burokracisë, që po kryen veprimet që ne gjithashtu i dënojmë.

Ne kurrë nuk do t’a fusim këtë vend në rrugën e duhur, derisa të ndalojmë shtypjen e parave, huamarrjen e parave dhe shpenzimin e parave që nuk i kemi.

Unë do të sfidoja cilindo nga kolegët e mi, këdo që do të vinte në këtë anë apo në anën tjetër të korridorit, të provonte se kjo deklaratë është e gabuar.

Me gjithë respektin e duhur për kolegët në anën time, kam dëgjuar shumë republikanë të thonë, “Ne nuk do të prekim shpenzimet e mbrojtjes”.

Mos u fshihni pas burrave dhe grave me uniformë. Mos shkoni, oh, jo, ne nuk do të prekim shpenzimet e mbrojtjes, ne kemi nevojë për më shumë shpenzime për mbrojtjen, ne duhet të mposhtim Kinën.

Unë mund të pajtohem me ju, por nuk do të shes shtypjen dhe huamarrjen e parave, që minojnë vetë Sigurinë Kombëtare, për të cilën duhet të dilni këtu dhe flisni para popullit amerikanë.

Për kolegët e mi demokratë, ju zbritni këtu, mos thoni asnjë fjalë se si do të paguani për asnjë nga shpenzimet, asnjë nga programet, që ju ngritët dhe duartrokitët mbrëmë, kur fliste Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Ju dëshironi më shumë fonde. Si do t’i paguani? Dua të them, në fund të fundit shpenzimet kanë shkuar në 1.6 trilion dollarë. Nuk e konsideroj atë top të vogël. Kolegët e mi, nuk janë të pasaktë se ne duhet të merremi me shpenzime të detyrueshme, por nuk mund të fshihesh pas shpenzimeve të detyrueshme, thuaj se ky është problemi, ndërsa ju pastaj thoni, ah, duhet të rrisim shpenzimet e mbrojtjes.

Çfarë dreqin, 32 trilion dollarë borxh!? Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot. Dhe, përsëri, ndonjë prej kolegëve të mi, të zbrez në foltore dhe të më tregoj gabimin tim. Jam këtu. Eja të debatosh.

Populli amerikan në fakt dëshiron të ketë një debat. Ndoshta duhet ta kemi atë debat çdo ditë, gjatë gjithë ditës, derisa të arrijmë në një përfundim se si do të ndalojmë së bëri të njëjtën gjë pa pushim.

Ndaloni të shpenzoni para që nuk i kemi. Tani, unë do t’ju tregoj zgjidhjen time. Unë në fakt besoj, se duhet të vini në foltore dhe të vini këtu, për të debatuar dhe për të gjetur zgjidhje. Unë besoj, se burokracia e qeverisë federale, është mjaft e madhe. Nuk besoj, se duhet të bëhet më e madhe.

Nëse bëni atë që sapo thashë, mbani burokracinë në nivelet e vitit 2019, ngrini shpenzimet e mbrojtjes në nivelet e vitit 2023, atë që sapo kaluam, nëse e bëni këtë dhe e bëni atë për 10 vjet, do të kurseni 3.6 trilion dollarë dhe zvogëloni shpenzimet e deficitit.

Ju do të arrini, nuk e di, ndoshta rreth një të tretën e rrugës drejt balancimit të buxhetit në 10 vjet. Mendoj, se është një fillim mjaft i mirë.

Më tregoni se si qeveria e vitit 2019-ës vetëm pak vite më parë ishte kaq efikase. Ju mendoni se është madhësia e duhur dhe se ne kemi nevojë që ajo të jetë edhe më e madhe!!!

Unë nuk njoh shumë amerikanë nëse shkoj në distriktin tim me 750,000 taksapagues që përfaqsoj, nuk njoh shumë prej tyre që do të ngrinin dorën dhe të thonin: “Oh, të lutem, më duhet ajo burokraci që të jetë më e madhe.” Ju po punësoni më shumë punëtorë federalë me të gjitha ato programe, po mbushni më shumë ndërtesat në Uashington, D.C.

Ka shumë njerëz që mund të thonë se mundemi. Pse? Epo, a është marina jonë ajo që duhet të jetë për të mundur Kinën? A kemi të gjithë teknologjinë më të fundit, që na nevojitet për të mundur Kinën apo një armik tjetër botëror?

Kjo është ajo që duhet të bëjë ushtria jonë. Mund të kemi nevojë për më shumë shpenzime. Unë do ta jap atë. Unë do t’ju them çfarë, merrni planin tim, për të ngrirë burokracinë federale.

Nuk dua t’u jap më shumë para burokratëve në Byronë Federale të Hetimit, për të ndërtuar një objekt të ri 400 milionë dollarësh në Maryland, siç u votua në dhjetor 2022, për të punësuar më shumë agjentë të FBI-së, për të vendosur më shumë njerëz si Scott Smith, një baba në Loudoun County, në një listë për të qenë një terrorist vendas, sepse ai guxoi të shkonte në një bord shkolle dhe të sfidonte bordin e saj, për të mbrojtur vajzën e tij.

Scott Smith, u bashkua me mua në këtë dhomë mbrëmë (Kongres) dhe u ul aty lart, duke dëgjuar marrëzitë fryrëse, që dëgjuam të vinin nga skaji tjetër i Pensilvanisë Avenue (demokratët), të ulur këtu mbrëmë.

Unë nuk dua t’u jap më shumë para atyre burokratëve. Unë kam qenë prokurore federale për disa vjet. Departamenti i Drejtësisë, ka shumë që mund të shkurtojë.

Me gjithë respektin e duhur për kolegët e mi republikanë, që duan të sulmojnë kolegët e mi demokratë për (Faqja H779) shumë arsye të mira, meqë ra fjala, nuk mjafton të bësh fushatë kundër këtyre gjërave dhe pastaj të vish këtu dhe t’i financosh.

IRS, po ndjek rregullisht organizatat jofitimprurëse dhe organizatat e bazuara në besim fetarë, për shkak të bindjeve të tyre.

FBI, po synon të shqetësoi Mark Houck, që është një baba. FBI u shfaq në orën 7:00 të mëngjesit me një ekip SWAT, për të shkuar pas familjes së tij në Filadelfia, sepse ai guxoi të mbronte djalin e tij, kur ata ishin jashtë një klinike aborti, duke u angazhuar në të drejtën e tyre të Amendamentit të Parë, për t’u ngritur në mbrojtje të jetës. Oh, por le të shkojmë t’u japim ca para atyre.

E vërteta, është se ne kemi një detyrim të reduktojmë shpenzimet federale, edhe nëse ato do të ishin të mbushura me asgjë, përveçse engjëjt që nuk bëjnë asgjë veç gjërave engjëllore, sepse ne po shpenzojmë para, që nuk i kemi.

Sa ligje federale ka? Përsëri, nëse ndonjë nga kolegët e mi mund të zbresë këtu në dysheme dhe të më sjellë një citim në fund të faqes dhe të thotë se sa shumë ligje federale ekzistojnë, do të doja ta shihja.

Hajde me trego sa rregullore ka me ligje dhe krime bashkangjitur. Sipas një raporti që pashë, ka rreth 4,500 ligje federale, statute, statute penale, jo ligje, statute penale dhe kemi rreth 300,000 krime të lidhura me rregulloret.

Ky është vetëm një raport që pashë. Departamenti i Drejtësisë me sa duket u përpoq ta llogariste këtë në fillim të viteve 1980 dhe ata hoqën dorë.

Ne ishim ulur në Komisionin e Rregullores një ditë më parë, duke folur për mandatet e vaksinave dhe një nga dëshmitarët dëshmoi. Një nga kolegët e mi tha: Epo, pse nuk po e çoni këtë në urgjencën e shëndetit publik etj.?

Shikoni, unë jam një mbështetëse e madhe e rendit dhe rregullit. Unë mendoj, se ne duhet t’i marrim gjërat përmes komisioneve dhe t’i sjellim ato në fjalë dhe të ofrojmë amendamente.

Po, ju ushtarakë, ju duhet ta merrni këtë vaksinë kundër COVID. Në bazë të çfarë!? Epo, Anthony Fauci tha kështu. Kështu tha Rochelle Walensky. Prisni, por a nuk tha drejtori i CDC Walenski, se vaksinat nuk bëjnë asgjë për transmetim!?

Epo, mos e shqetësoni këtë. Ne thjesht do të vazhdojmë të detyrojmë, që gjilpërat të mbërthehen në krahët e burrave dhe grave tona me uniformë, pavarësisht nga disa shqetësime të miokarditit, në mesin e popullatës së re dhe të shëndetshme, që kryesisht përbëjnë ushtrinë tonë.

Mbrëmë, miku im Senator Ted Cruz (R-Texas) ishte ulur pikërisht këtu në Kongres. Ai solli një djalë të ri, një pjesëtar të ushtrisë sonë, i cili është larguar nga rruga e karrierës nga administrata Biden.

Nuk e kanë pushuar për shkak të projektligjit, që kemi miratuar në dhjetor, duke thënë se nuk do t’ju lejojmë të hiqni pjesëtarët e ushtrisë, nëse nuk duan të bëjnë vaksinën, por ai ende po dënohet.

Tani për tani, një patriot që është regjistruar për t’i shërbyer vendit të tij, qeveria e tij e ndjek për paratë që ai ka marrë kredi, për familjen e tij, pas sakrificave të tij për t’i shërbyer vendit.

Ata po shkojnë pas tij. Qeveria e tij po shkon pas tij, kur ai donte të bënte vetëm t’i shërbente vendit të tij dhe të mos i fuste vetës një gjilpërë në krah, sepse kështu tha apo e detyroi një burokrat.

Më lejoni të jem plotësisht i qartë për kolegët e mi në të dy anët e rrugës (Kongresit): kjo do të ndryshojë. Ne do ta bëjmë këtë. Ne nuk do të lejojmë që qeveria t’ia bëjë këto të këqija popullit amerikan.

Kur financojmë qeverinë këtë vit, gjërat ndryshojnë më mirë, zoti President. Ju zbrisni këtu dhe na bëni kërcënime, për atë që mendoni se do të ndodhë në lidhje me mospagimin.

Ju zbritni këtu dhe na jepni leksione në shtëpinë e popullit. Epo, më lejoni t’ju them zoti President, ne jemi një degë e barabartë e qeverisë.

Ne nuk do të lejojmë, që populli amerikan të vazhdojë të jetë në shënjestër nga vetë qeveria, që supozohet t’i mbrojë ata, që supozohet të bëjë detyrën e tij kushtetuese, që supozohet të sigurojë kufirin e Shteteve të Bashkuara, që supozohet të ndaloni hyrjen e fentanilit, që supozohet të ketë kontroll operacional të kufirit në mënyrë që të mos vdesin as amerikanët dhe as emigrantët, që supozohet të ndalojë kartelet e rrezikshme, që supozohet t’i kundërvihet Kinës, që supozohet të ketë një të fortë ushtria e përdorur me masë, por jo e zgjuar.

Ne nuk duhet të shpenzojmë para që nuk i kemi. Ne duhet të balancojmë buxhetin tonë. Ne duhet të mbrojmë popullin amerikan. Ai nuk mund të zbresë këtu dhe të na japë leksione. Shtëpia e Popullit, vendos se si shpenzohen dollarët. Shtëpia e Popullit (Dhoma e Përfaqsuesve), përfaqëson popullin. Ne kemi nevojë për të dhënë llogari, se si shpenzohen paratë e taksapagusve amerikanë.

Jam lodhur, duke ecur me lëvozhgë vezësh rreth një trupi të përbërë nga kongresmenë në të dy anët e rreshtit, që refuzojnë të bëjnë punën e tyre, për të ndaluar shpenzimin e parave që nuk kemi dhe thonë, oh, mirë, çfarë sondazhi politik është testuar!?

Asnjë përmendje e vetme nga Presidenti, nuk ka kërkuar falje që e futi atë, terroristin vendas. Nuk ka kërkuar falje për faktin se Sekretari i tij i Sigurisë Kombëtare, i cili ishte këtu mbrëmë, u ngrit në këmbë (Faqja H780) në një foltore dhe tha se punonjësit e tij të patrullës kufitare, që punojnë për të fshikullonin emigrantët nga Haiti, kur ai e dinte plotësisht mirë si nga provat video, që ne të gjithë e pamë me sytë tanë dhe një memo nga njerëzit e tij në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që nuk ishte e vërtetë.

Ai e dinte. Dhe më pas ai fajësoi racizmin sistematik. A ka kërkuar falje? Jo. Dhe arsyeja, që ai nuk ka kërkuar falje, është sepse ai është në luftë me popullin e Shteteve të Bashkuara dhe fakti, që detyra e tij supozohet të jetë Sigurimi i kufirit. Dhe Presidenti e di këtë.

Presidenti zbret dhe bën një fotografi me një vizitë të paracaktuar në El Paso, ku ata (njerëzit e tij) fjalë për fjalë dalin dhe pastrojnë rrugët e emigrantëve, që po grumbullohen në El Paso dhe vendos një fotografi me rrugë bosh, dhe më pas guxon të vijë këtu me fjalë boshe, të na jap leksione, dhe Gënjeni Popullin Amerikan se ne po përpiqemi të ndjekim sigurimet e tyre shoqërore dhe kujdesin mjekësor dhe nuk ofrojmë asgjë në lidhje me detyrën e tij kushtetuese si President i Shteteve të Bashkuara, për të siguruar kufirin tonë.

Zoti Kryetar, unë thjesht do ta mbyll, duke thënë këtë: Populli amerikan, pret më shumë nga Shtëpia e Popullit.

Ata presin më shumë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, sesa ajo që pamë mbrëmë ne Kongres, sepse nuk ishte një shtet i bashkimit, sikurse thotë ai, por ishte një gjendje konfuzioni.[5]


[1] https://www.tiktok.com/t/ZTRtHK3K2/

[2] https://www.c-span.org/video/?c5039224/rep-marjorie-taylor-greene-money-ukraine

[3] Kevin Owen McCarthy is the 55th and current speaker of the United States House of Representatives, serving since January 7, 2023.

[4] The 2023 State of the Union Address was given by the 46th president of the United States, Joe Biden, on Tuesday, February 7, 2023, at 9:00 p.m. EST, in the chamber of the United States House of Representatives to the 118th United States Congress.

[5] From the Congressional Record Online through the Government Publishing Office [www.gpo.gov] AMERICA NEEDS SOLUTIONS The SPEAKER pro tempore.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.