Ambasadori i Kosoves ne SHBA mbajti nje ligjerate ne Universitetin Shteteror te Arizones

0
Ilir Dugolli - Lulzim Mulliqi

Nga: Mr. Sc. Lulzim Mulliqi

Organizuar nga Universiteti Shteteror i Arizones dhe ne bashkepunim me Qendren Melikan, si dhe me Shoqaten inovative amerikane ne ambientet e ketij universiteti ne Tempe te Arizones, u mbajt nje takim me Zotin Ilir Dugolli, Ambasador i Republikes se Kosoves i akredituar ne Washington, D.C. Temat e ligjerates qe ambasadori i Kosoves, Ilir Dugolli mbajti para profesoreve, studenteve e ish studenteve shqiptare dhe amerikane dhe anetareve te shoqerise civile ishin: inovacionet dhe investimet ekonomike ne mes Kosoves dhe SHBA-ve, pastaj ndikimi i ekonomise se Kosoves dhe perspektivat e saj tregtare me SHBA-ne, si dhe perceptimi dhe ndikimi ne investimet e huaja direkte ne Kosove. Ne fillim te fjales se tij ambasadori Dugolli pershendeti te pranishmit per interesimin e tyre per proceset inovoative dhe investimet ne shtetin e Kosoves, duke vleresuar bashkepunimin e frytshem qe ekziston ne te gjitha fushat me SHBA-ne.

Ai theksoi se duhet te vazhdohet me aktivitete ekonomike te cilat kane per synim sigurimin e partneriteteve per bizneset kosovare ne SHBA dhe anasjelltas. Ai foli ne vecanti per mundesite e shumta ekonomike dhe investimet amerikane dhe bashkepunimin ne kete fushe, qe ka me se shume nevoje shteti i ri i Kosoves. Perkitazi me kete u theksua se sa eshte e rendesishme edhe bashkepunimi me institucionet financiare amerikane dhe nderkombetare, te cilat do te mbeshtetin aktivitetet e inovacionit dhe te ndermarresise ne mes te dy vendeve te cilat kane mundesi per zgjerimin e biznesit dhe forcimin e ekonomise. Ambasadori Ilir Dugolli ishte i shoqeruar edhe nga prof. dr. Visar Berisha dhe prof. dr. Stiven Batalden, profesore nga Universiteti Shteteror i Arizones.

Poashtu nga te pranishmit si gjate ligjerates, po ashtu edhe gjate bashkebisedimit zgjoi kureshtjen e te pranishmeve qe te bejne pyetje per procesin e njohjes se Kosoves edhe nga vendet te tjera, pastaj situaten aktuale politike ne Kosove dhe ne ate qe po kalojne vendet e rajonit te Ballkanit perendimor. Lidhur me kete pyetje ambasadori Dugolli theksoi se “Ne bejme te pamunduren qe ne te gjitha kontaktet tona diplomatike me partneret tane ndekombetar per te lobizuar per njohjen e Kosoves, por kjo nuk verehet deri sa te arrihet rezultati perfundimtar.

Askush nuk e konteston ekzistencen e Kosoves ne mardheniet e sotme nderkombetare, por angazhimin yne eshte konsistent per te siguaruar sa me shume njohje per Kosoven, kur dihet se pavaresia e Kosoves eshte e njohur edhe nga GjND-ja. Njohja e nderkombetare e Pavaresise dhe e sovranitetit te Kosoves mbetet prioritet i punes se ambasades sone. Procesi i njohjes se Kosoves eshte nje realitet dhe nje faktor i domosdoshem i paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Me se miri kjo deshmohet nga fakti i njohjes formale te Kosoves nga shumica dermuese e shteteve nga rajoni dhe komuniteti Euroatlantik.Arritjet e deritanishme jane pjese e diplomacise proaktive dhe dinamike te Kosoves,por edhe nje merite e partnereve tane nderkombetare qe kane mbeshtetur procesin e njohjes dhe kane lobuar per Kosoven,e vecanerisht kemi gezuar perkrahjen e SHBA-ve.

Ambasada e Republikes se Kosoves ne Uashington,do te mbetet fuqimisht e angazhuar per te lobuar per numrin e rritjes se njohjeve, ku do te forcohet edhe me tej pozita nderkombetare e Kosoves. Nderkaq ne pyetjen e gazetarit, mr. Lulzim Mulliqi, se cili do te ishte mesazhi per shqiptare e mergates sone qe jetojne ne SHBA?

Ambasadori Ilir Dugolli theksoi “Mesazhi im, eshte mesazh inkurajimi dhe falenderimi per mergaten tone e cila e ka ndihmuar gjithmone atdheun. Mesazhi im, eshte per te vazhduar edhe me tej te punojne me qellimin e perbashket ne te mire te atdheut.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.