Shqipëria, më e madhe se Shqipëria

1
356
Rrustem Geci - Çamëria

Në shpirtin e trazuar të popullit tonë
këto poezi do ta gjejnë vetë udhën
atdheu ynë ende ka plagë Çamërinë
Krahinën e Mollë së Kuqe e Iliridën…

Zemërimi ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora e bërë e grusht
plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel
dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike.

Në shesh qytetarë të qyteteve tona
a ke zë, aty ku vetëdija e bën betejën
Kosovë, anuloi firmat e ripushtimit
Shqipëria, më e madhe se Shqipëria!..

Në shesh qytetarë të atdheut tonë, në
shesh! Atdheu s´e ha turpin me bukë
këto vargje mund të mos kuptohen
por germat e saj janë gjak i flamurit.

Kosovë e lashtësisë 15 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është më n´këto troje,
shqiptarët e duan gjerësinë natyrore
ua kemi borxh fëmijëve të palindur!…

Atdhe Gecipoezi nga libri, “Kanuni poetik”

1 KOMENT

  1. I nderuari – PENE ARTE – *admir* per kete shkrim sa te tjera qe na sjelle, na rinon sa na ben te jetojme me ATDHEUT. Te lumte e mbrodhesi te uroj; une 87 vjeçari, nje jete MESUES, tej oqeanit aktualisht. Bir i Zavalanit te *Dangellise Naimjane* krak Frasherin *NAIMJAN* ju falenderoj.

    Ju prifte e mira POEZIA me eklipsoi: *Shqiperia me e madhe se Shqiperia* me ate flamurin; *REPUBLIKE e SHQIPERISE*… U realizofte ç’ka çdo Shqiptar-me bijte e bijat e Çamerise – mendon e punon ne VITE ndare-politikat antishqiptare.

    Faleminderi VELLEZER sa Ju *admir* per poezine mbyllur me frazen: ..Shqipertare e duaj gjerresine natyrore, ua kemi BORXH-femijeve te palindur…* Ju prifte e mira. U realizfte: *SHQIPER-KOSOVE-ÇAMERI NJI*

    Me ju 87 vjeçari *Pasues VETERAN* Guri Naimit D. Toronto 08 Mars 2023.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.