BETIMI I FAZLI GREIÇEVCIT PARA VDEKJES NË BURG!

0
542
Fazli Greiçevçi
Shkele i thanë, me këmbë flamurin!🇦🇱
Pështyje i thanë, me gojë flamurin!
Shaje i thanë, me nanë flamurin!
Shkyeje i thanë me duar flamurin!
Në daç jetën me ta falë
Tregoj shokët, fis e farë…
….🇦🇱
S’i verboj syte e mi!
S’ia shëmtoj këtë bukuri!
Dua flamurit gjak me i dhanë!
E kam babë, e kam si nanë!
Dua flamurit me i dhanë jetë!
Për flamurin dua me vdekë!
Dhe flamurin e puth n’ballë:
Unë pa Ty s’jam shqiptar!
Kështu ka thanë Fazliu rrufe
E dha jetën si me le
Mbylli sytë, me faqe t’bardhë
N’atë çast shpirti i ka dalë!
….
🇦🇱
DOKTOR ALI SOKOLI:
(17 gusht 1964: UDB-ja, krah shqipfolësve,
i thanë Dr. Ali Sokolit: “Ka vdekur nga veremi! (Tuberkulozi)
O nënshkruaje vdekjen e tij, o do të pësosh kështu edhe ti!
Dr. Sokoli: “Ju e vratë mësuesin Fazli!
Për të gjallë s’e nënshkruaj krimin!”)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.