Nga: Mr. Sc. Lulzim Mulliqi/SHBA
Keto dite ne organizimin e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane te Arizones, pastaj te Qendres Kulturore shqiptaro-amerikane “Shqipe e Arizones” dhe Shkolles shqipe ne Arizona, u mbajt nje Akademi perkujtimore kushtuar jetes dhe vepres jetesore te presidentit te pare dhe themeluesit te Qendres kulturore shqiptare-amerikane” Shqipe e Arizones”, Remzi Barolli, i cili nderroi jete keto dite ne qytetin e Phoenix-it, ne SHBA. Ne kete eveniment, ku ne emer te nikoqirit pershendeti zonja Jeta Hajra, merrnin pjese disa dhjetra bashkeatdhetare qe jetojne e punojne ne kete shtet te larget te Amerikes.
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se z. Remzi Barolli, një nga veteranët e komunitetit tonë nderroi jetë, duke lënë në pikëllim të thellë Bashkëshorten Mary, familjen, dhe të gjithë të njohurit dhe dashamirësit e tij, u tha ne njoftimin e dhene nga Qendra kulturore shqiptaro-amerikane ” Shqipe e Arizones” ne qytetin e Phoenix-it, ne SHBA.
Remzi Barolli që ditën e parë që shkeli në Arizona, luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e Shqiptarëve të Arizonës. Ai ishte themeluesi i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e AZ” duke u zgjedhur Presidenti i parë i kësaj organizate. Nën udhëheqjen e z. Barolli QKSHA ndihmoi në bashkimin e shqiptarëve të Arizonës, ai ndihmoi me aq sa kishte mundesi në punësimin e tyre, organizoi protestat dhe ndihmat,si dhe sensibilizimin e anëtareve të Kongresit dhe Senatit Amerikan në përkrahje të luftës në Kosovë, organizoi festimet e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Kosoves.
Ai ishte gjithashtu ideatori dhe njëri nga veprimtaret me te dalluar te te gjitha aktiviteteve te komunitetit Shqiptare në Arizona. Duhet të themi se çdo punë e mirë që është bërë nga QKSHA dhe anëtarët e komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Arizonës ka shpirtin dhe vepren e z. Barolli.
Remzi Barolli ishte një bashkëshort shembullor, i cili, muajin e ardhshëm, do të festonte 93-vjetorine lindjes. Ai ishte një baba i dashur, një gjysh e stërgjysh i dedikuar në edukimin e një familje të denjë me traditat më të mira Shqiptaro-Amerikane, theksoi nder te tjerash djali i tij, Dan Barolli.
Ne, si miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të z. Barolli jemi të pikëlluar thelle nga kjo humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Zemra e tij e mirë dhe shpirti bujar dhe i gjerë ishin gjithmonë të hapur për cdo shqiptar të komunitetit tonë. Ai ishte një dritë dhe udhërrëfyes i qartë për të gjithë ne miqtë e tij.
U preftë në paqe shpriti i këtij njeriu madhështor! Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt vepren e tij humane dhe kontributin e tij madhor te dhene per ceshtjen tone kombetare, u shpreh nder te tjerash, prof. Shahin Berisha. Me pas fjalen e mori ish presidenti i QKSHA “Shqipe e Arizones”, dr. Arben Lasku,i cili tha se organizimi i kesaj akademie perkujtimore per veprimtarine jetesore te z. Remzi Barolli eshte per te kujtuar dhe nderuar prore kontributin e tij madhor qe ai ka dhene per shume vite me radhe per komunitetin tone shqiptar ne Arizona.
Ai ishte nje personalitet i rralle dhe i jashtezakonshem, me vyrtyte te larta njerezore, morale dhe kombetare per me shume se dy dekada, duke qene gjithmone aktiv ne te gjitha aktivitetet e komunitetin tone shqiptar ketu ne Arizona, u shpreh ne fund, dr. Arben Lasku.
Nderkaq, ne fjalen e tij, gazetari mr. Lulzim Mulliqi tha se “Remzi Barolli do kujtohet gjate dhe do te jetoje ne mbamendjen e secilit shqiptare te komunitetit tone kudo ne SHBA. Per kontributin e tij nder vite, i shprehim nga zemra mirenjohjen e perjetshme dhe falenderimin e thelle per vendosmerine dhe misionin e tij titanik ne sherbim te avancimit te kauzes sone kombetare“.
Me pas gazetari Lulzim Mulliqi me nje fjalim te shkurter perkujtoi edhe dy figura te shquara te komunitetit shqiptaro-amerikan, te cilet nderruan jete keto dite ne Nju Jork, dr. Gjon Buçaj ish kryetari i Federates Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dhe editori i gazetes “Dielli”, ne Nju Jork, Dalip Greca.
Ai tha se keto figura te cmuara te komunitetit shqiptaro-amerikan, na iken si nje meteor ne boten e amshuar, por veprat e tyre kombetare, humanitare e solidare do te shendrisin e rrezatojne gjithmone krenari dhe bujari shqiptare.
Me pas nga Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane te Arizones e mori fjalen, dr. Elonia Lasku, e cila foli me pietet te larte, per jeten, figuren dhe vepren e aktivistit te devotshem te komunitetit shqiptar te Arizones, z. Remzi Barolli. Ajo me kete rast evokoi kujtime nga pergatitjet e para para shume vitesh, per organizimin e festave tona kombetare sic ishin: festa e Pavaresise se Shqiperise dhe festa e Pavaresise se shtetit te Kosoves. Me pas me fjalimet e tyre u paraqiten edhe Merita Kraja, Marinella Papà, Jeta Hajra, Qerime Kobeci etj.
Ne vazhdim, permes videoprojektorit u paraqit me nje fjalim mjaft emocionues nga Florida edhe studiuesja dhe aktorja, Rina Hajra, e cila ngjalli emocione tek te pranishmit ne salle.