Edhe njëherë për dëshmitarin e rrejshëm Gjergj Dedajn dhe ortakët

2
404
Gjergj Dedaj

Renacakut Gjergj Dedaj, pasi ia prenë veshët, rrejti përsëri dhe ia shkurtuan edhe bishtin si lepurit. I ngrati lepur, mendoj se do ta ketë më lehtë me i largua mizat por bishti i mbet cub (Sipas njjë fabule fabule)

Dhe për Agim Krasniqin, bashkëudhtarin e ortakun e Gjergjit, për Jakup Kastratin e Cenë Deskun, Ramiz Hoxhën e Selman Binishin, dy të fundit janë pushkatuar më 2 tetor 1998 në mes të katundit Banjë dhe Malishevës, aty ku kthen rruga për në katundin Kravasari.

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Sot është dita e Shën Mitrit, e ”Shën Gjergj Dedës” dhe për Gjarpërin“, 8 Nëntor 2023

Udhëtimi im i parë për në Kosovë, pas 8 viteve në mërgimi.

Ishte qershori i vitit 2000. Jetoja në Malmö, (krye) qytetin e krahinës së Skånes. Malmö është qyteti më i madh madh jugor i Suedisë dhe i treti për nga numri i banorëve pas Stockholmit dhe Göteborgut.

Kisha prerë një biletë avioni për në Kosovë, Kopenhagë (Köpenhamn) – Pristinë.

Udhëtimi i fundit me anije Malmö-Köpenhamn

Kopenhaga*) është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i madh me popullsi afro 2,5 mil. Banorë (me rrethinë). I dyti është kryeqytqti suedez, Stockholmi me 2. 4 mil. Banorë (me rrethinë dhe i treti, është kryqyteti norvegjez me 1. 5 mil. banorë (me rrethinë. e më i njohur në Skandinavi.

Në Kopenhagë është edhe aeroporti më i madh ndërkombëtar, Kastrup*) në gjithë Skandinavinë, për Danimarkë dhe pjesën jugore të Suedisë me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve me 26.61 milion udhtarë brenda vitit.

Udhtimi prej Malmö për në Kopenhagë është me lundrua, me anije dhe kjo deri në vitin 2000 kur ndërtohet ura më e madhe në Skandinavi dhe në gjithë shtetet që kufizohen me Baltikun. Ura quhët Öresundsbroen*) është e gjatë 15,9 km. e gjërë 31,5 m. dhe e lartë 203,5 m. Ka katër korsi dher rrugën automobilistike dhe rrugën rezervë (E22) dhe dy korsi hekurudhë. Ura për qarkullim është lëshua më 1 korrik 2000 kur unë isha në Kosovë.

Letra që u gjet mbi trupin e Ramiz Hoxhës, i pushkatuar nga UÇK-ja më 2 nëntor 1998, në mes të Banjës dhe Malishevës, rrugës për në Kravasari.

Udhëtimin siq e thash prej Malmö e deri në Kopenhagë, e bëra me anij nëpër det por kur u ktheva, udhtova mbi det, e kaluam detin me makinë (autobus e tren).

Pas tetë vitesh shkoja për herë të parë në Kosovë. Udhtova me aeroplan të një kompanie sllovene, ”Adria”. Zbritja në aeroportin e Prishtinës ishte e mallengjyehme sepse për herë të parë dëgjoja, stjuardeshën që lajmëronte në gjuhën shqipe se po zbresim në Prishtinë, në Kosovë, atdheun tim.

Por avioni, si për inat nuk udhtoi drejt për Prishtinë por u ndal në Lubjanë. Aty fjetëm në një hotel, shtëpi private, shtëpi bujqish e blegtorësh. Era e bajgave nuk na u nda gjithë natën. E mbylla dritarën por prap era e lopëve hynte brenda. Ishte erë e rëndë. Nuk ishte si era e lopëve e deleve të Turjakës.

Në mëngjes hëngrëm kaftall me ushqime sllovene, djath, tamel, ve të ziera. Tamam siq thonë në Kosovë ”Kâmt me bagla, goja me mjaltë”

Të nesërmen paradreke zbritëm në aeroportin e Prsihtinës, në Sllatinë ku në kohën i ish RSFJ-së kishte qenë aeroport udhëtarësh edhe një nga aeroportet e njohura ushtarake e me tunele në malet e Goleshit.

Në Turjakë

Vonë pasdreke mbërrina në Turjakë. Në Turjake hëngra bukë e ushqime të shishme, pite derisa u ngiva dhe u shmalla.

Pasi kisha e pash babën, Ukë Imeri, në Turjake, atëherë 80 vjeç por që mbahej ende i fortë dhe takova të afërm të tjerë të farës e të fisit, shkova te dajtë, nipat e miqt, shkova në Prishtinë sepse, aty kisha shumë ish shokë të studimeve dhe atje isha pjekur dhe e kisha bërë një pjesë të jetës.

“Kumtesa nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake”, Zeri i Kosovës”, 5 nëntor 1998

Isha edhe në Vushtrrri *) ku kisha banua disa vjetë. Atje shkova te Xhemajl Breznica, nipi i Aziz Zhilivodës, Dr. Shukri Gërgjaliu, Ramadan Gjoni, Izet Gjaka i Oshlanit, Mulla Ferati, Xhevat Ademi dhe mësuesi Xheledin që vushtrriasit e thirrnin Azem Bejta, ishte mësuesi i vajzës time të madhe, Mimozës.

Në Vushtrri pash e dëgjova njerëz hallegjinj e të vuajtur nga lufta

Ata folnin e unë i dëgjoja. Nuk iu besoja syve e vesheve të mi.ato që dëgjoja. Dëgjova histori të dhimshme që ishte e vështirë ti mbaje lotët e mos të qante zemra kur i dëgjoje tregimet e tyre që ishin më shumë se vaje.

Më e rënda ishte një ngjarje e Mulla Feratit, ish imam që djalin e vogël ia ksihin rrëmbye paramilitarët serbë dhe nuk dihej a është gjallë a i vdekur dhe ku e ka varrin.

I humbur është edhe tash pas më shumë se 24 vjetëve që atherë, nuk kishte më shumë se 22 vjet. Nëna e djalit, gruaja e Mulla Feratit po e kërkonte djalin kudo. Ajo më shumë ishte duke lypur djalin kudo sesa që rrinte në shtëpinenë e vetë. Duke e kërkuar djalin kishte shkua edhe në Serbi, nëna, lokja hallemadhe, pa e ditur se ku është, duke pyetur njerëz e shpresuar se do ta gjej djalin e saj të vogël. Mulla Ferati, mërzitej, por si burrë mbahej ndërsa gruaja, ”kishte humbur nga …”. Më erdhi keq e u ndava i merzitur duke e lënë hoxhën të vetëm në shtëpinë 1 katëshe e oborrin plot pemë, në mbrëmjen e atij qershorit të zymtë e shtëpinë e terrueme.

Hajrizi, vëllait i Ramiz Hoxhës nga Bellanica

Në Prishtinë

Takimi i pare në Prishtinë *) me Milazim Krasniqin. Ai banonte ne lagjen Ulpianë të Prishtines, në katin e katërt. Kishte një banesë me dy dhoma të fjetjes, një dhomë të pritjes dhe një kuzhine te vogël.

Te Milazimi shkova pas disa ditëve të qëndrimit tim në Kosovë. Meqe e dija se ku banonte nuk e pyeta askend por doli se e kisha pas gabim, e kisha harrua banesën, nuk munda ta gjeja banesën. Pyeta disa të rinjë që kishin qenë para hyrjeve por as ata nuk e njihnin Milazimin. Provova ndryshe, i pyeta perseri:

– A e njihni Memlin?

– Po, Memlin e njohim dhe me quan drejt e te dera e Milazimit. Me priti si është më së miri. Aty përveç gruas, Edibes i pash edhe dy vajzat e Milazimit, Teutën dhe Bubulinën. Memli nuk kishte qenë aty. Edibja na u lut që të ham drekë por unë e kisha kohën e kufizuar. Ajo na thirri për një ditë tjetër për drekë mua bashkë me familje. Gruaja ime nuk erdhi për shkak të disa obligimeve familjare, vizitave te vëllezërit dha motrat por une shkova. Ishte një drekë që nuk mund ta harroj nga shkakun se gruaja puntore e Milazimit,

Edibja kishte shkua te disa të afërm dhe i kishte pregatit ushqimet, i kishte zier gjellat e pjek bukët e pitet pasi që rryma nuk kishte rregullisht e në banesa nuk mund të ziente e piqte bukë, yshqime e ëmbësiara. Duhej shkua te ndonjë i afërm që ka shtëpi zjemi e oborr. Mua më erdhi shumë keq dhe mu dhimt Edibja por ushqimet e shijshme, muhabeti i sinqertë e atmosfera e ngrohtë bënë sikur i harruam lodhjet e Edibes dhe gjithë ato vuajtje e hjeku gjatë luftës që më shumë kishin qenë pa bukë e pa gjumë. Koha kaloi shumë shpejt por unë i kujtoi sikur ato të kishin ndodhur dje.

Hashim Thaçi dekoron bashkemendimtaren dhe kryenegociatoren me Serbinë, Edita Tahirin

Biseda me Milazimin

Milazimin e pyeta edhe për amanetin qe ia kisha dhënë, amanet që ma kishte dhënë Ahmet Krasniqi kur u propozua për Ministër të luftës, në mars të vitit 1998.

-Po, Sinan, une pas telefonatës qe pata me ty, pas një mbledhje të Kryesisë së LDK-së që i kishim, të rregullta i thash Agim Krasniqit:

”Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Lufteë dëshiron të takohet me ty në Tirane”!. I tregova se kush më ka thënë, fjala është për mua që Agimi më njihte dhe nuk më kishte harrua kur unë kam qenë gjimnazist në Kijevë. Mailazimi më tregoi se Agimi kishte reagua në mënyrë jo të mirë, keq, shpejt dhe duke e ngritur zërin mu drejtua:

– ”Nuk kemi Ministri të (Mbrojtjes) as të Luftes …!”

Pasi është ndalua në Qirez në fund të shtatorit, Agimi me delegacionin e Kuvendit të Kosovës që Gjergj Dedaj e tregon më së miri, si dukët presioni e frika nga ”Gjapni”) e ”Qopa”*) (Sabit Geci) dhe më vonë, më 30 tetor kur arrstohen Jakupi e Cena e ishin pushkatuar dy të tjerë, R. Hoxha e S. Binishi, më 2 nëntor 1998, Agimi iu bie në gjunj bandave të lpk-së por fshtas. ”Vakti e han kashtën”, koha e bënë të veten dhe Agimi bëhet ortak i Gjergjit.

Hashim Thaçi dekoron ish presidentin historik, Ibrahim Rugovën. Në foto: Fana duke e marre dekoraten nga HTh.

Agim Krasniqi, i ka parë, lexua e ndoshta edhe e ka ruajt letrëm që u gjetë në trupin e Ramiz Hoxhës së pushkatuar (në trupin e Selmanit, sa di unë nuk është gjetur ndonjë letër) dhe ”Kumtesën e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së” e shkruar me dorë nga një skuadër e UÇK-së (më 2 nëntor 1998?)

Në letër shktuhej:

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
DREJTORIA E SHERBITIT TË POLICISË SEKRETE
NË EMËR TË POPULLIT SHPALL KËTË:

FLETEKZEKUTIM

Për shkak të bashkëpunimit me akupatorin dhe përhapjes së propagandës antishqiptare, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohen me vdekje (pushkatim, nënv. imi) Ramiz Hoxha Bellanicë si tradhtar i kombit.

Fat i tillë e pret çdo tradhtar tjetër.

Dhe tjetra Kumtesa nga gazeta tjetër e lpk-istëve:

ZËRI I KOSOVËS

ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS

Rubrika: AKTUALITETE, E enjte, 5 nëntor 1998

Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së

U arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-sëPolicia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30. 10. 1998 ndërmorri masën e arrsrtit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut nga fshati Siqeve me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj Dege.

Cen Desku flet për Ukë Imerin (babain e autorit të këtyre rreshtave).

Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së, për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi (duhët të jetë ”Binishi”, përm. imi) nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, antarë i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës.

Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cenë Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun nr. 3.

Prishtinë, 01. 11. 1998

DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

E vërteta është se Jakup Kastrati dhe Cen Desku pas bisedës që kish pasur në zyrën amerikane në Dragobil, kohë që ishte caktua nga përfaqësuesi amerikan, bisedë që ishte ndërprerë disa herë nga banditët ”policët ushtarakë”. arrestohen nga Hashim Thaçi. Hashim Thaçi është prezenrua para Jakupit dhe Cenit si ”Sabit Geci” dhe, si ”Gjarpni”. ”Policët ishtarakë” kanë qenë: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva. Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur.

Zyra Amerikane ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, nga Dragobili, familje tepër bujare, odëgji e bukëdhënës.

Sigurisht se ata i ”nguc lemza” edhe tash kur iu përmenden emrat.

Ramiz Hoxha njihet nga bellecinasit si një nga burrat më të fortë, njerëzit më të ndershëm, shtëpi bukëdhënëse, e humist që e ndihmoi UÇK-në me para, me gjëra ushqimore e mish. Ai e kishte odën e traktorin në dispozicion për ushtarët e lirisë, për ”Komandant Kumanovën *), tash hero apo dëshmor i kombit.

Ramiz Hoxha kur ia kishin kërkua cisternën për ujë që ushtarët, Ramizi i kishte thënë Komandant Kumanovës:

-Cisternën me traktor iu bije unë se ju me makinë nuk mund ta bartni.

Të nesërmen, Ramizi e blen një ka afro 600 kgr. dhe e ngarkon në prekolicën e traktorin dhe bashkë me cisternë iu dërgon ushtarëve në Kleçkë.

Unë më shumë se dy herë kam shkruajt për viktimat e rrethit tim, që dyshohet se u dhunua fizikisht e psikiskisht, u vodhën e … vranë nga ish ”krerët” e UÇK-së të asaj ane dhe ish i ashtuquajturi SHTAB i UÇK-së.

Shumë nga viktimat, nuk dëshmojnë ose i kanë ra pishman sepse Hashimi i ka blerë me pare, iu ka dhënë pushtet, i ka josh bashkë në bashkëpunim me bandat e Hashimit e të tjerëve, edhe sot e gjithë ditën përdorin metoda të ndryshme që ata që kanë janë keqtrajtua dhe kanë dhënë deklarata në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it, ti ndryshojnë ose mos ti pranojnë fare.

I tillë ishte rasti më i keq, ai i Gjegj Dedajt.

Po çka do të thot Gjergji nëse antarët e tjerë të delegacionit që ishin me Gjergjin deklarojnë ndryshe?

Unë mendoj se ka pasur edhe burra të tjerë me Gjergjin, si Dr. Isuf Telaku, psikiatër dhe ish profesor i fakuletit të mjekësisë, e jo vetëm burra të ligj si Agim Krasniqi, Veli Bytyqi por edhe si Cenë Desku …

Cenë Desku është tregua edhe më i ligë se Gjegj Dedaj.

Cenës dhe Jakupit iu ka shkua e gjaku currjel dhe iu kanë lagë bythet e shpatulla, deri në majat e gishtave të këmbëve që nuk i kanë larë 1 muaj fytyrën, trupin e këmbët sa ishin të burgosur.

Gjergj Dedaj, megjithate u bë burrë, e trgoi paburrninë e tij por janë edhe disa të tjerë të cilët janë ende gjallë e fshihën ”si gaca e mlume me hi

Po qysh bre të mbrohet Hashim Thaçi, ai i cili ishte përqarës, i msheftë (fshehtë) që ”kush s`mund t`ja shihte kâmt sa gjarpnit” për të këqia e për të zezën e Kosovës.

Të përkrahet a mbrohet Hashim Thaçi i cili në Kosovë thonte ”I kam pri luftës”, ”E kam çlirua vendin”, ”E kam shpallur pavarësinë” ndërsa jashtë deklaronte se ”Kam qenë larg fronteve të luftës”. Hashimi kishte shkua fshehurazi në Hagë. Disa herë kishte qenë dhe jipte deklarata kundëthënëse duke mendua se me postet që kishte si ”kryeministër” e ”president” i Kosovës do ta shpëtoi lëkurënn.

Edita Tahiri, Vlora e Ganja (alias Shota Galica, me krih shqiponje), gjergja e ju të tjerë që me dëshmi të rreme doni ta mbroni Hashimin, e keni gabim. Ju nuk mund ta mbroni Hashim e as Rexhepin por vetëm ia ”lini një njollë të keqe Kosovës” e zanat të zi iu lini djemëve e nipave tuaj, gjakut të juaj, farefisit e fshatrave tuaja.

Oj Edita Tahiri, a ende se paske kuptuar se Hashim Thaçi mund të mbetet figurë historike vetëm për vjedhjen dhe keqpërdorimin nga Klani ROGNER që drejtohej nga ai të parave që i dërgonte mërgata shqiptare për UÇK-në”.

Hashim Thaçi mund të mbetet figure historike për organizimin e vëllavrasjeve për pushtet, për hajni e korrupsion multi milionësh, për tradhtinë që ia bëri Kosovës së bashku me Kadri Veselin dhe Agim Çekun, të cilët nëpërmjet DGSE të Francës në qershor të vitit 1999 e ndanë Mitrovicën.

Edita Tahiri-ish negociaterja në dialogun Kosovë-Serbie e cila e pranoi fusnotën për Kosovën me kërkesë të Serbisë gjenocidale që në dialogun Kosovë Serbi të vendoset fusnota për Kosovën, më 8. nëntor 2023.deklaroi se “Hashim Thaçi është figurë historike”, tekst i shoqëruar edhe me një fotografi ku Hashim Thaçi ia dorëzon Edita Tahirit një mirënjohje, shkruan se, “Në kohët e rënda krijohen miqësitë e mëdha, e tillë është e jona”. Ti je figura historike, luftëtar e çlirimtar. Do ta përballosh sfidën që ke.

Oj Edita Tahiri, mundohu ta kuptosh gjendjen shpirtërore të familjeve të qindra aktivistëve vrarë të LDK-së, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen tinëzarë të tyre, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen e general Ahmet Krasniqit në Tiranë…?! (R. Torte ” Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë”).

Gergj, Veli Byqtyqi, Edita Tahira, Agim Krasniqi, Cen Desku, Isni Kila e ju ”këshlltarë” të shumtë, truproja të Hashimit, ish Hashimi i juaj që që ju ”e mbroni” ka punua kundër interesave të Kosovës:

  1. ” …Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2013 i kishte premtuar NATO’s se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para mbledhjes së Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlanike, tha se FSK nuk guxon të hyjë në Veri, pa lejen e KFOR-it.

REL, duke u thirrur në burime të saj brenda NATO-s, thotë se ekzistojnë letra që ka këmbyer Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2013 kur ishte kryeministër me ish-sekretarin gjeneral të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen.

“Në thelb, kryeministri i atëhershëm Thaçi kishte premtuar se FSK-ja nuk do të shkonte në veri të lumit Ibër pa një marrëveshje me komandantin e KFOR-it”, citohet një zyrtar i NATO-s t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë…”

  1. “Sipas Prokurorit Whiting, Thaçi kishte dhënë disa herë fshehurazi dëshmi në Hagë. Dhe madje, ai edhe i kishte ndërruar deklarimet e tij.

“Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës: pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, dhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat që paraqiten në këtë gjykim tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh me deklaratat që Thaçi ka dhënë më herët dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim.” – u shpreh z. Whitning.

Kujtojmë që në skenën politike në Kosovë kishte pasur disa herë dyshime se presidenti i asokohshëm Thaçi ishte intervistuar nga prokurorët e Hagës”.

Qe fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit se si luan, “… ” me familjen Rugova. E kërcënon, e ofendon për së gjallli ndërsa, pas vdekjes shkon te varri dhe në familjen Rugova, qan e qirret.

NË LIBRIN E THAÇIT, RUGOVA PËRSHKRUHET SI PIJANEC, TASH E FTON FAMILJEN E TIJ NË PRESIDENCË
https://insajderi.com/ne-librin-e-thacit-rugova-pershkruhet-si-pijanec-tash-e-fton-familjen-tij-ne-presidence/

Thaçi dhe hija e ndjekur në kolltukun e Presidentit!”, Genc Mustafa, Redaksia 2LONLINE, 8 Prill, 2017
https://2lonline.com/thaci-dhe-hija-e-ndjekur-ne-kolltukun-e-presidentit/

“Presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi mund t’i marr shprehjet e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, por nuk mund ta merr dashurin e popullit që e patën për Liderin. Ai mund të mbajë edhe spektakël me mysafirë, por nuk mund ta ketë respektin e botës për të.

Ai (Thaçi) mundet me qenë president i votave të koalicionit, por jo edhe president me përkrahjen e popullit. Ai është duke bërë gjithçka që ta kopjoj Lidershipin, të qenurit i dashur nga qytetarët e të jetë i respektuar nga bota siç ishte Presidenti z.Ibrahim Rugova, por ai këtë nuk do ta arrije kurrë.”

Ndërsa për vrasjen e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, Fatmir Lima fajin ia hedh ish SHP të UÇK-së.

Ende ka kohë që SHTABI i Rognerit të dalë me deklaratë se kush i vrau pa gjyq

Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje i ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse nuk ka qeneë anëtarë i SHP të UÇK-së”, thotë Limaj në reagimin e tij.

Gjergj Dedaja për Agim Krasniqni dhe Kolonel Ahmet Krasniqin, ish Ministrin e Luftës, i vrarë në Tiranë më 21 shtator 1998

”Gjergj Dedaj ka thënë se e kam lutur Hashim Thaçin që ta ndalonte Sabit Gecin, i cili sipas një dëshmie të Dedajt dhënë EULEX-it disa vite më parë, kishte thënë se do ta vriste aktivistin e LDK-së, Agim Krasniqin.

Dëshminë e Dedajt dhënë EULEX-it e ka lexuar avokati mbrojës i Hashim Thaçit, Stipe Misetiç.

“Pastaj tregon për pjesën ku thotë. Ata lëshuan radion për të dëgjuar lajmet. Dëgjuan lajmin se ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë në Tiranë. Hashimi dhe Sabiti ishin të gëzuar, në realitet ishin të entuziazmuar, ata folën me njëri-tjetrin, ne nuk e kuptonim pse ishin aq të gëzuar. Pastaj, Sabiti më tha se jo 13 nga ne, por vetëm 12 do të shkonin në Prishtinë.

E pyeta pse dhe ai më tha ‘Agim Krasniqi i cili ishte në komë do të vritej’. Ai i takonte partisë së Rugovës me të kaluar ushtarake, dhe sipas mendimit të tyre ai ishte i radhës i cili do duhej të bëhej ministër i Mbrojtjes”, lexon avokati Misetiç dëshminë e Dedajt në EULEX.”

Disa të dhëna për personazhet e mia historike:
Gjergj Dedajn nuk e kam takuar asnjëherë.
Milazim Krasniqi është një nga shkokët më besnik i kohës së studimeve.

Agim Krasniqi është i një nga një katund afër katundit tim. Jemi njohur si si gjimnazist. Tash, i emëruar nga Hashim Thaçi, punon si kosull *) i Kosovës në Shkup dhe ortak*) e hisenik me të tjerët për interesa të Hashimit dhe “ndajtëm mut me shekë“.

Me Jakup Kastratin i kemi babat vëllezër.

Cen Desku, ish mësues me banim në Malishevë, gjatë ofesivave serbe ka banua në shtëpinë e vëllait tim Ademit në Turjakë dhe kur ushtria serbe i largon nga shtëpitë, Ceni jeton në malet e Turjakës bashkë me babën e Sanijën, me babën e fëmijët e vëllait tim të ndjerë, Zeqës. Cen Deskun e kemi llogaritur si antar të familjes.

Isni Kilajn dhe Veli Bytyqin, gjithashtu i njoh dhe katundet e tyre janë afër katundit tim, Turjakës.

Edita Tahirin, Vlora Çitakun e Ganën, gjithashtu nuk i njoh. Nuk e kam njohur as takuar as Hashimin, Rxhep Selimin e … Fatmir Limën.

Referencat:

NATO ia bën të qartë Kurtit: Letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen është Marrëveshje, FSK-ja s’mund të lëvizë në veri pa lejen e KFOR-it“, Besnik Veliu Besnik Veliu
https://www.gazetaexpress.com/nato-ia-ben-te-qarte-kurtit-leterkembimi-thaci-rasmussen-eshte-marreveshje-fsk-ja-smund-te-leviz-ne-veri-pa-lejen-e-kfor-it/amp/

THAÇI I PREMTOI NATO-S SE FSK-JA NUK DO TË HYJË NË VERI
https://insajderi.com/thaci-i-premtoi-nato-s-se-fsk-ja-nuk-do-te-hyje-ne-veri/

Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës”, Agron Shala Agron Shala
https://telegrafi.com/thaci-ne-euronews-kam-qene-larg-nga-frontet-e-luftes/amp/

“Disa herë fshehtas në Hagë”, “krimet mund të jenë bërë edhe nga frika”: Pretendimet më interesante nga Prokuroria”
https://nacionale.com/drejtesi/thaci-disa-here-fshehtas-ne-hage-krimet-mund-te-jene-bere-edhe-nga-frika-sulmet-me-interesante-nga-prokuroria

JA SI U PUSHKATUAN RAMIZ HOXHA DHE SELMAN BINISHI NGA “UÇK”-ja?”

A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës?

SHKRUAN: SINAN KASTRATI

Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup!
https://www.ballikombetar.info/ja-si-u-pushkatuan-ramiz-hoxha-dhe-selman-binishi-nga-uck-ja/

Si u vra Ramiz Hoxha nga Bellanica? (video)”
https://fol.mk/si-u-vra-ramiz-hoxha-nga-bellanicavideo/

Dëshmitari tregon se ku e pa Limajn në rastin e Bellanicës”
https://www.periskopi.com/deshmitari-tregon-se-ku-e-pa-limajn-ne-rastin-e-bellanices/

Si u vra gjatë luftës Ramiz Hoxha nga Bellanica? (Video)”, Nazmi Elezi Nazmi Elezi
https://telegrafi.com/si-u-vra-gjate-luftes-ramiz-hoxha-nga-bellanica-video/amp/

Limaj: Vendimin për vrasje e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së“, E premte, 28 Tetor 2016 – 21:00 albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/vendimin-per-vrasje-e-ka-dhene-shtabi-i-pergjithshem/

“Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje i ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse nuk ka qeneë anëtarë i SHP të UÇK-së”, thotë Limaj në reagimin e tij

Ganimete Musliu propozon Edita Tahirin për presidente të Kosovës“, December 05, 2020

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë edhe një emër për president të Kosovës.
https://zeri.info/aktuale/381202/ganimete-musliu-propozon-edita-tahirin-per-presidente-te-kosoves/

Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë“, REXHEP TORTE, 10 NËNTOR 2023
https://www.botasot.info/opinione/2081051/vlora-citaku-edita-tahiri-dhe-ganimete-musliu-tri-qershi-ne-rrefane-me-hile-ndaj-kosoves-nene/

Disa herë fshehtas në Hagë”, “krimet mund të jenë bërë edhe nga frika”: Pretendimet më interesante nga Prokuroria”, 7 MUAJ MË PARË, nga NACIONALE
https://nacionale.com/drejtesi/thaci-disa-here-fshehtas-ne-hage-krimet-mund-te-jene-bere-edhe-nga-frika-sulmet-me-interesante-nga-prokuroria

Agim Krasniqi do të vritej”: Dedaj flet për dëshminë e tij: I thash Thaçit ndale këtë njeri”, 08/11/2023

Të dhëna të tjera lehtësuese dhe fjalorthi:

*) Köpenhamn (danska: København, [kʰøpm̩ˈhɑwˀn] ( lyssna), förr även Kjøbenhavn[4]) är Danmarks huvudstad. Staden ligger i östligaste Danmark, på öarna Själland och Amager, vid Öresund. Köpenhamn är Danmarks ekonomiska, kulturella och vetenskapliga centrum, samt säte för parlamentet (Folketinget), för regeringen samt för Danmarks regerande drottning. Tillsammans med Malmö, som sedan år 2000 sammanknyts av Öresundsbron, ingår städerna i den transnationella samarbetsregionen Öresundsregionen. Köpenhamns kommun har cirka 640 000 invånare, medan Hovedstadsområdet, som motsvarar Köpenhamns tätort, har cirka 1,9 miljoner invånare (2021).[5] Storstadsområdet har ungefär 2,5 miljoner invånare.

*) Köpenhamns flygplats (danska: Københavns Lufthavn;[2] engelska: Copenhagen Airport) (IATA: CPH, ICAO: EKCH), i vardagsmun även benämnt Kastrups flygplats, är Köpenhamns internationella flygplats, belägen i Tårnby kommun (och en mindre del Dragør kommun) på Amager sydost om centrala Köpenhamn. Denna flygplats har landförbindelser med övriga Danmark och med Sydsverige. Flygplatsen är Skandinaviens största. Antal passagerare var år 2015 26,61 miljoner, varav 25,00 miljoner utrikes.[3] 2016 ökade antalet till 29,1 miljoner.[4] Flygplatsens järnvägsstation är också en av Danmarks mest trafikerade.

Var femte direktavresande kommer från Sverige,[5] till vilket de direkta Öresundstågen från Göteborg, Kalmar och Karlskrona (alla via Malmö och Lund) bidragit. Därtill är Köpenhamns flygplats en viktig transfer-hub för passagerare till/från Arlanda (Stockholm), Gardermoen (Oslo), Landvetter och Örebro, Stavanger och Bergen. Flygplatsens olika verksamheter har totalt 22 800 anställda.[6] En stor del av dessa är svenskar, och utrop sker blandat på svenska, danska och engelska. Från Roskildes flygplats, som ägs av Copenhagen Airport, avgår privatflyg samt en del inrikesflyg bland annat till öar utan fast förbindelse[7]. Inrikesflyget planeras minskas, kopplat till uppsnabbning av tåg[8].

*) Öresundsförbindelsen (danska: Øresundsforbindelsen) eller Öresundsbron är en 15,9 km lång fast förbindelse över och under Öresund, mellan Malmö (Lernacken, Limhamn-Bunkeflo) och Köpenhamn (Kastrup, Amager) som öppnade 1 juli 2000.

Total längd: 15,9 km (varav 7,8 km bro och 4,1 km tunnel)
Bred: 31,5 m
Höjd: 203,5 m
Konstruktionstyp: Snedkabelbro och sänktunnel
Segelfri höjd: 57 m
Material: Stål och betong

Underhålls av: Öresundsbrokonsortiet

Byggstart: 18 oktober 1995
Öppnade: 1 juli 2000
Trafikslag: Bil- och tågtrafik
Vägnummer: E20
Järnväg: Öresundsbanan
Antal vägbanor: Två körfält i vardera riktningen
Antal järnvägsspår: Dubbelspår
Årsdygnstrafik: 20 000 fordon och 75 000 passagerare

*) Vushtrria, Viçitrina ose Vuçitërna (serbisht: Вучитрн / Vučitrn) është qytet i lashtë, por edhe modern, i cili ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Viciana[1], apo siç njihet në burimet latine: Vicianum.[2]

Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërësishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë përfshihen 67 fshatra.

Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël, Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, ndërsa në vitin 2008, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtar të jetë edhe gjuha turke.

Ndërtimet e bëra mbas luftës, e bëjnë Vushtrrinë tepër tërheqëse, si për t’u vizituar, ashtu edhe për të investuar në këtë qytet, që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës, por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht, pas luftës, ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Faktin që Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet, si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çezmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.[3] (Wikipedia)

*) Prishtina (serbisht: Приштина Priština) është kryeqyteti i Kosovës dhe selia e komunës dhe rajonit të njëjtë. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës.[2][3]

Prishtina është nyja më e rëndësishme e transportit të Kosovës, për ajrin, hekurudhat dhe rrugët. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit është aeroporti më i madh i vendit dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Një sërë autostradash, të tilla si R 6 dhe R 7, rrezatojnë qytetin dhe e lidhin atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Prishtina është kryeqyteti si dhe qendra më thelbësore ekonomike, financiare, politike dhe tregtare e Kosovës, kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të rëndësishme në qendër të vendit. Është selia e pushtetit të Qeverisë së Kosovës, rezidenca e punës së presidentit dhe kryeministrit të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës.[4] (Wikipedia)

*) GJARPËR m.

  1. zool. Zvarranik pa këmbë, me trup të gjatë, të lakueshëm e dredhues, me lëkurë me luspa, që ka dhëmbë me helm ose që i mbështillet gjahut rretheqark dhe e shtrëngon. Gjarpër i madh (i gjatë). Gjarpër helmues. Gjarpër i verbër. Gjarpër me pika. Gjarpër uji (deti). Gjarpër guri. Gjarpër me syze (me gjyzlykë) kobra. Gjarpër me zile gjarpër helmues, që ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese. Lëkurë gjarpri. Helmi i gjarprit. E pickoi (e kafshoi, e hëngri) gjarpri. E zuri gjarpri. Përdridhet (rrëshqet) si gjarpër.
  2. fig. përçm., shar. Njeri i keq e i pabesë; armik dinak. Mos i zër besë gjarprit!
  3. fig. Njeri shumë i shkathët, shumë i gjallë; trim. Gjarpër i gjallë është.

Si besa e gjarprit zotim (premtim) i tillë që nuk i duhet besuar kurrë. Gjumë gjarpri gjumë i thellë e i rëndë. Si këmbët e gjarprit thuhet për diçka që nuk duket, që është e fshehtë a e padukshme. Përpiqet si gjarpër mundohet shumë, jep e merr në të gjitha anët, përpiqet me mënyra të ndryshme. Shkeli mbi gjarpinj i dolën telashe e kokëçarje të mëdha; gjeti belanë. E zuri gjarpri i ra një e keqe e madhe, i ndodhi një fatkeqësi. Gjarpër me dy koka armik shumë i rrezikshëm. Gjarprit shtypi kokën! fj. u. për armikun mos ki mëshirë, armikun shfarose! E hëngri gjarpri me dy koka e gjeti një e keqe e madhe. Hoqi bishtin e gjarprit (u mundua për bisht të gjarprit) shih te BISHT, ~I. Heq (vuan) si gjarpri nën gur (si miu në mur) vuan shumë, është në hall të madh.

Mbaj (rrit) gjarprin në gji kujdesem për një njeri, i cili më vonë me pabesi ma shpërblen të mirën me të keqe. Ka pirë lëngun e gjarprit prej dikujt shih te LËN/G,~GU. Mos e trazo (mos e prek) gjarprin në bisht! ruaju nga armiku edhe atëherë kur të duket se nuk është i rrezikshëm! Nuk i tregon gjarpri (bolla) këmbët fj. u. njeriu i lig a armiku mundohet t’i fshehë synimet a qëllimet e këqija, është fsheharak. Prej ujkut ra në gjarpër shpëtoi nga një e keqe dhe ra në një tjetër akoma më të madhe, ra nga shiu në breshër. Bar gjarpri bot. shih te BAR,~I I. Kërpudhë gjarpri bot. shih te KËRPUDH/Ë,~A. Lule gjarpri bot. shih te LUL/E,~JA. Presh gjarpri (i egër) bot. shih te PRESH,~I. Qepë gjarpri bot. xhërrokull. Rrush gjarpri bot. shih te RRUSH, ~I.

*) Qopa, TOPALL mb. bised.

  1. edhe shar. I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle. Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.
  2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

Sabit Geci, gjatë periudhës së luftës ishte i njohur si “Qopa“. Në popull përdoret fjala “qopë“ në vend të fjalës “topall“.

*) Ismet Jashari (16 Prill 1967 – 25 Gusht 1998) i njohur si Komandant Kumanova, ishte një komandant dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 16 Prill 1967 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, në Maqedoni dhe ra dëshmorë më 25 Gusht 1998 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në Kleçkë të Kosovës. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Në kujtim të tij ishte themeluar Brigada 113 e UÇK-së me emrin e tij gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

*) KONSULL m.

  1. dipl. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, që është ngarkuar të mbrojë interesat e bashkatdhetarëve pranë autoriteteve lokale e interesat tregtare të shtetit të vet dhe të merret me legalizimin e dokumenteve, me veprime të gjendjes civile, me lëshimin e pasaportave, të vizave etj. Konsull i përgjithshëm grada më e lartë në hierarkinë konsullore; ai që ka këtë gradë. Konsull nderi shtetas i një vendi që caktohet nga një shtet tjetër të kryejë për të disa funksione konsullore si detyrë nderi e pa shpërblim.
  2. hist. Secili nga dy sunduesit e zgjedhur në Republikën e Romës së vjetër, që kishin në dorë pushtetin e lartë; titulli që i jepej secilit prej këtyre sunduesve.

*) ORTAK m.

vjet. Ai që punonte bashkë me një tjetër dhe i ndante fitimet me të, bashkëpunëtor në një punë; pjesëtar me të drejta të barabarta në diçka. Ortakët e një dyqani. Ortak në tregti. U bënë ortakë. Ortakë jemi, shokë s’jemi. fj.u.

krahin. Bashkëshort. Të rroftë ortaku! ur.

fig. keq. Bashkëpunëtor në një punë të keqe a në një veprimtari të dëmshme. Ortakët e imperializmit.

FUND

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 10, 12 nëntor 2023
sinankastrati09@hotmail.com

2 KOMENTE

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.