Dështimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, erdhi nga Kina

2
153
Aleksandar Vucic - Xi Djinping

Nga: Arif Ejupi

E, çuditshme edhe pse kaherë gjendja na është e njohur s’ duam ta kuptojmë atë.
Pozita gjeografike e Kosovës dhe begatitë e saj natyrore bëjnë që e gjithë bota të jetë e koncentruar rreth saj.

Faik Konica i Madh, nuk ka thënë rastësisht ”Shqipëria është fanar i Evropës”.

Para 17 viteve prof.dr. Fatmir Sejdiu, pa pikë dyshimi njohës i shkëlqyeshëm i zhvillimeve në Ballkan e më gjerë në një Emision me gazetarin Blendi Fevziu, sqaron gjithçka si nga e kaluara e tanishmja dhe e ardhmja e Kosovës.

Dështimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, erdhi nga Kina.

Pak ditë pra se të vendosej mbi këtë çështje ndodhi takimi në mes Vuçiq e udhëheqësve të Kinës.

Sllovakia, Spanja e disa vende të tjera që ende nuk e kanë pranuar Kosovën, janë të zhytura deri në fyt me probleme ekonomike dhe sociale.

Spanjës i rëndon si guri i Sizifit mbi shpinë problemi i pazgjidhur me Krahinën Katalonisë.
Në periudhën 2006 – 2010 ,kur Zoti Sejdiu ishte President i Kosovës, gjërat evoluan në të mirën e Kosovës.

Marrëveshja e nënshkruar në Rambulliet, ka qenë me plot paqartësi e të meta në dëm të Kosovës.

Ishim me fat që Kombet e Bashkuara, emëruan Emisar special për Kosovën diplomatin e njohur finlandez Matti Ahtisaari.

Në takime të shpeshta me te zoti Sejdiu, President i Kosovës e bind z. Ahtisaari që çdo status tjetër përveç Pavarësisë së Kosovës, është kthim në luftë.

Mbi këtë që po e themi ekzistojnë dyzinë dokumentesh të arkivuara. Asnjëherë nuk u diskutua çështja e kufijve të Kosovës me fqinjët, ngase Kosova e kishte të zgjedhur problemin e kufijve me Kushtetutën e vitit 1974.

Bazuar në këtë dokumet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si organi më i latë dhe kredibil i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkura e shpall si të ligjshme njohjen e Kosovës, nga vende të ndryshme të Botës.

Çështje krejt tjetër është që disa nga udhëheqësit tanë të gjendur në një situatë të palakmueshme janë shantazhuar dhe gjërat kanë marrë kahje të padëshiruar.
Në mënyrë që të njiheni drejtë e saktë mbi të gjitha zhvillimet u propozojmë të ndiqni bisedën e Presidentit, Sejdiu me Zotin Blendi Fejziu.


Kliko Watch on YouTube, për të parë intervistën me ish-Presidentin e Kosovës.

2 KOMENTE

  1. Sipas disa analisteve te ngjajshem me juve, jo vetem Kina ka faj, por edhe Paraguaji, e sidomos Congo.

    Ne kuloare diplomatike poashtu vleresohet se fajtor per mos pranimin ne KIE jane edhe Madagaskari me shoqatën e pllumagjive të Banglladeshit. Rol negativ kane luajtur edhe ngrohja globale dhe vrima e ozonit.

    Shume respekt per juve dhe analistet tjere.

  2. Zotriu ka të drejtë. Kina që e dominon tregun botëror ka pasur ndikim të drejtëpërdrejtë te vendet si Franca, Gjermania e Italia.
    Përse kjo vizitë e Vuçiqit dhe Kryeministrit të Kinës, ndodhi pikërisht tre-katër ditë para se të vendosej mbi pranimin e Kosovës në KIE.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.