SKANDALOZE:
Nga: Binak MAXHARRAJ
Sot gjyqesia në Kosovës bëri skandal të llojit sui generisë kur Gjykatat Supreme ka liruar nga paraburgimi tri infërmierët Aurona Pelaj, Atlina Rexhepi dhe Remzije-Kuqi Gashi, të cilave iu ishte caktuar paraburgimi prej një muaji me 2 nëntor 2022 nga Gjykata e Pejës, te cilat ishin te përfshira në një sulmin fizik ndaj te moshuares, duke e rrahë me shuplaka dhe duke i renë me gjunjë ne bark.
Rasti ishte i pa precedent, kur tri infërmiere e sulmonin brutalisht te moshuaren e pa aftë qe te mbrohet, bile at edhe qeshnin dhe ndjenin kënaqesi duke e rrah një plakë.
Kjo kishte ndodhur në shtepin për te Moshuar “Orenda” në Pejë, e cila pas kësaj ngjarje makbre është mbyllur zyrtarisht nga institucionet e shtetit.
Rasti pati jehonë dhe revolata te shumëta nga publiku ne media dhe portale ku kërkohej gjykimi maksimal për këtë vepër te shemtuar.
Por kjo nuk ndodhi, por ndodhi ajo se çka edhe është pritue nga drejtesia e jonë e kapur dhe e korruptuar nga klenet dhe Prono mafitë e ndryshme tani e me shumë se tri dekada.
Lirimi i sotem nga Gjykata Supreme është një skandal ky qytetarët ky qytetaret e pritën me mllef një gjykim te këtill makabër.
Qytetaret ne vazhdimësi kanë dyshuar të kënë brsim në drejtësi, por ky besim sikur u shuam sot si një yll polar në erresirë.
A mos kjo vepër e sotit te Gjykates Supreme ka te bejë në shenjë revolte ndaj vendimit te qeverisë se Kosovës për uljën e pagave të vendosuar paligjshëm nga ish-kryeminstri Hrajdinaj të prokurorve dhe gjykatesve te cilët edhe këto ditë ne shenjë revolte bojkotojn,pos rasteve urgjente,edhe punën e tyre.
Sallamadi hesapi, protestojnë, bojkotojnë me muaj mesuesit dhe arsimtaret për pagat, protestojnë e bojkotojnë atje ne veri serbet te cilët dirigjuar nga Beogradi, jo për shkak te targave po për me shumë diçka, kërkojnë bosnjezimin e Kosovës. çfare Kurti dhe Osmani nuk lejojnë me asnjë kusht kur është ne pyetje sovraniteti i vendit. Kurse dot edhe prokuroret dhe gjykatesit kanë hyer ne vallën e protestave duke e bojkotuar punën e tyre për shkak te pagave.
Skandal mbi skandal, zoti e ndihmoftë Kosovës se cilës kurr nuk iu shuan vujatjet dhe gazepi se pari nga te huajt me shekuj, e tashi ëdhe nga te vetet.