MIRËSIA AMERIKANE DHE “LOBUESIT”

0
280
US Department of State

Kohëve të fundit 3 (tre) shtetas Amerikanë me prejardhje etnike Shqiptare, shtirren sikurse janë meritorë për intervenimin e USA në Kosovë, dhe propagandojnë trillime për lobimet e tyre për intervenimin Amerikan në Kosovë me 1999.

Këta janë mohuesit  e lirisë së Kosovës, dhe  mohuesit të asaj që quhet: SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKËS, si një super shtet demokratik dhe një shtet që nuk është vetëm shtet, por edhe një ide e lirisë që funksionon për 246 vite, dhe se qdo ditë e këtij shteti është ditë, në tranzicion progresiv.

Amerika rolin dominant pozitiv në politikën ndërkombëtare, e fitoi në luftën e parë botërore, dhe deri sot ka bërë dhjetëra intervenime ushtarake që të ndihmojë popujve të ndryshëm në nevojë, në të gjitha kontinentet,  jo si rezultat i lobimeve por si rezultat i politikës së saj fantastike të prodhimit dhe eksportimit të lirisë.

State Department i ka mbi 70 mijë të punësuar prej të cilëve mbi 10 mijë me PHD, të cilët kanë njohuri dhe aftësi të analizojnë dhe propozojnë zgjidhje konkrete për problemet dhe qështjet e ndryshme, në botën e trazuar kryesisht prej forcave anti-demokratike dhe terroriste, të udhëhequra nga blloku Ruso-Kinez.

Analizat dhe propozimet e këtyre super ekspertëve që punojnë si ekip i madh janë më relevante se mendimet e këtyre tre rrencëve patologjik edhe të ngjajshëm me ta.

Nëse këta ”lobues” mendojnë se do të arrijnë të trillojnë për kinse forcën e tyre lobuese mund të i informojmë se AMERIKA nuk ka pasë lobues kur e qliroi Francën Rusinë, Gjermanine Perendimore, Holandën, Greqinë, Belgjikën, Korenë Jugore, Tajvanin, edhe shumë shtete tjera.

Pastaj AMERIKA e bëri bashkimin e dy Gjermanive prej të cilave Gjermania Lindore ishte nën okupim Rus, pra nën okupim të të njejtit armik që e ka sot Kosova.

Këto çlirime ndodhën pa lobime dhe janë rezultat i politikës fantastike progresive AMERIKANE.

Tre lobuesit e rrejshëm që në mënyrë të paskrupullt e quajnë Amerikën  me fjalë ofenduese Amelika, dhe e poshtrojnë secilin politikan të deleguar nga presidenti AMERIKAN, duke i quajtur anti-Shqiptar, pro-Rus etj etj, …. janë  mjeran,  të poshtër,  dhe ANTI-SHQIPTAR, dhe realisht janë lobuesit kryesor që të zhduket Kosova nga hartat  politike dhe gjeografike, sepse këta e urrejnë lirinë e Kosovës.

Urrejtja e tyre vjen si rezultat i xhelozisë së tyre, dhe lakmisë së tyre në lirinë fantastike që e siguroi dhe siguron AMERIKA për KOSOVËN dhe të gjithë qytetarët e saj, të cilët jetojnë jetë më të mirë se këta tre mjerana, që jetojnë në SHBA, dhe të vetmën detyrë e kanë të luftojnë lirinë e Kosovës.

Këta janë tre individ të cilëve nuk po ua përmendi emrat, sepse nuk e meritojnë me ua përmend, por e meriton të përmendet FENOMENI i tyre si njerëz me karakter malicioz.

Këto tri hijena politike janë të njohur si  persona pa vlerë ne komunitetetet e tyre.

Rrenca patologjik që gënjejnë për kontributin e tyre personal, kanë pasë pritshmêrite e tyre se Kosova do ti shpallë heroj-çlirimtar,  dhe se kurëdo që ata vijnë në Kosovë, të  trajtohen si të ishin president Amerikan, dhe pikërisht kjo pritshmëri e pa-merituar e tyre, e vërteton se këta tre nuk kanë bërë absolutisht asgjë për Kosovën, por trillojnë për lobimet-kontributet e tyre.

Fatkeqesisht ka shumë njerëz në KS që ju besojnë këtyre trilluesve anti-Shqiptar.

Ai qe MERITON  dekorata dhe lavde ai nuk i kërkon, ai qe nuk meriton dekorata dhe lavde ai i KËRKON.

Tre rrencat janë kundërshtuesit  më të mëdhej të politikës Amerikane e cila i ka dhënë MUNDËSI Kosovës të bashkpunojë me USA , por nuk e ka OBLIGUAR bashkpunimin, dhe këtë MUNDËSI VULLNETARE të bashkpunimit këta anti-Shqiptar primitiv egomanijak, e quajnë servilitet ose vasalitet.

AMERIKA si themeluese dhe si shteti kryesor i organizatës politike -ushtarake NATO për 73 vite ka siguruar paqe të pa-kontestueshme për të gjithë antarët e NATO-s dhe për Kosovën (23 vite) si shtet të mbrojtur nga NATO… pa asnjë lobim.

Perveç NATO-s, Amerika i mbronë edhe shtetet “neutrale” sikurse Zvicra, Austria, Suedia të cilat do të fshiheshin nga hartat politike dhe gjeografike, nga Rusia dhe Kina, të cilat nuk njohin neutralitet, por e njohin ekskluzivisht forcën mbrojtëse AMERIKANE.

Dhe kjo nuk është bërë me lobime të individëve të këtyre shteteve, por me lobime të shtetit AMERIKAN, duke iu ofrue bashkpunim atyre që dojnë me bashkëpunue, në vazhdimin dhe zgjerimin e asaj që quhet liri dhe siguri kolektive, mbrenda organizatës NATO, dhe disa shteteve tjera “ neutrale”.

Besim Prishtina
Nëntor 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.